VOAL

VOAL

Fenomeni “Kryemadhi”, pro dhe kundra – Nga Sulejman Mato

December 21, 2017
2 Comments
  • author avatar
    HOOK 7 years ago Reply

    “si Monika i duhen sot më shumë se kurrë Shqipërisë”.
    Te behet pikerisht sot ky afermacion , njeriu ka dy arsye te forta,o duhet te jetè i çmendur, ose i shitur ,se logjike tjeter nuk ka!

    Monika Kryemadhi ka 54 vjet ne politikè sebashku me Ilir Meten; Kane nje pasuri perrallore te pa justifikueshme me dy rroga nga shteti.
    Por Shqiperia e mjere pas 27 vjetesh eshte ne ditet e zeza ,me droge, korrupsion, varferi, papunsi dhe emigracion. Ilir Meta deri dje ka qeverisur me Ramen, ka qeverisur edhe me Berishen, pra eshte pergjegjes per situaten!
    Juve zoti Mato me sa shihet nuk ju interresojne shume problemet e njerezve!
    Por ka edhe diçka me shume; Ilir Meta eshte kapur ne akte korruptive, dhe duhet te ishte ne burg ,por falè sistemit te krijuar nga vete Meta,Rama,Berisha,Basha ,sot kemi Presidentin hajdud i çertifikuar me bllok ne dore, me ze dhe figure!
    LSI jane njerez te korruptuar qe kane qeverisur me PD,PS , te lidhur me trafikun e droges ,por edhe te dhunshem siç u pa ne parlament nga Monika!
    Sipas jush i duhen akoma keta tipa popullit shqiptare?
    E vetmja arsye qe ata qendrojne ne pushtet eshte ruajtja e privilegjeve, per te vazhduar vjedhjet, ruajtja e sistemit te kleptokracisè dhe nenshtrimin e popullit ne bashkpunim me Ramen ,Bashen ,Berishe dhe bandat e tyre !

    Ne duhet te perballemi edhe me sfiden arsimore ,me pedagog cinik ,te korruptuar , te shitur e mafioza !

    Turpèrohu zoti MATO!

Komentet

RICIKLIMI I SFORCUAR I DEPUTETËVE, ZVETNON CILËSINË E PARLAMENTIT! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Nga të dhënat e KQZ, kemi mësuar se 39 deputetë, pjesë aktive e jetës politike në Kosovë, nuk kanë arritur kuotën e nevojshme, për t`u bërë sërishmi deputet në Parlamentin e Kosovës. Realisht, Kosova me një zonë zgjedhore, nuk garanton përzgjedhjen më të mirë të mundshme të deputetëve meritorë. Metoda klasike zgjedhore, në nivel komunal, ka disa parësi të vlerësimit real. Por edhe në këtë rast dominon subjekti më i madh në komunë. Krijimi i disa zonave zgjedhore, siç i ka bërë Shqipëria dhe disa shtete të tjera, thonë se po funksionon mirë. Megjithatë, koordinimi në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe lënia me një anë e militantizmit partiak, do ta përmirësonte cilësinë e Parlamentit të Kosovës.

 

Sugjerimi i shqiptarëve dhe i ndërkombëtarëve, kanë qenë njësh: Listat e kandidatëve për deputetë, të jenë të pastra dhe pa cene, pa akuza e ndëshkime ligjore paraprake dhe as të tanishme. LDK-ja dhe LVV e morën seriozisht porosinë e vendorëve e ndërkombëtarëve dhe hartuan lista të pastra. Ndërkohë, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, sfiduan shqiptarët vendorë e botërorë, si dhe ndërkombëtarët. Dhe, hartuan listat emërore të pista, duke vënë në kandidaturë shumë persona me dosje krimesh, të penalizuar dhe ndëshkuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare! Kjo është skandaloze, e turpshme dhe skajmërisht kriminale.

 

Lista të tilla të janë ricikluar nga legjislatura në legjislaturë, të cilët, me votat e tyre fatale për Kosovën, u dhanë tokat të brezave shqiptarë, fqinjëve lakmiqarë. Gjithashtu, nënshkruan marrëveshje të dëshme, siç janë Asociacioni dhe simotra të tjera. Njerëz të listuar me dosje faktike krimesh, të shantazhuar dhe të dorëzuar shefave të tyre dhe përmes tyre edhe Serbisë dhe ndërkombëtarëve, gjithnjë në veprime e shërbime kundër Kosovës.

Disa nga krerët partiakë dhe shumësia e eksponentëve në Kryesitë e partive të PAN-it, janë shantazhuar për të bëmat e tyre penalizuese. Duke qenë prej dy dekadave në klanin drejtues të këtyre partive, arrijnë të sigurojnë vota për deputetë.

Në renditjen emërore numrat nga 1 deri 20, zakonisht, janë të rezervuar për eksponentët, respektivisht, Kryesinë e partisë të këtyre subjeketeve. Dhe, kjo qysh në nismë të listës emërore, është pabarazi dhe padrejtësi e madhe. Ndërkohë, ushtrimi i së drejtës të barabartë, duhet renditje emërore mbi bazën alfabetike. Dhe, kësaj norme duhet t´i kthehen të gjitha subjektet politike, për t`i bërë të barabartë ligjor të gjithë kandidatët për deputetë.

 

          Partitë e PAN-it me klientelë të abonuar elektorale!

 

Shtrohet pyetja, pse vazhdojnë të riciklohen disa nga deputetët, për disa mandate radhazi, në veçanti, nga torishta e PAN-it? Sepse këto parti, dikur të koalicionuara në PAN: PDK-AAK-NISMA, kanë klientelë të abonuar, të rezervuar, nga tri kategori elektorale:

E para, shumësia e 80 mijë nëpunëve shtetërorë, janë të punësuar nga qeveritë e partive të PAN-it, për dy dekada radhazi dhe klientelë elektorale e tyre;

E dyta, 30 mijë anëtarë të organizatave ilegale kriminale “SHIK” dhe “Shqiponjat e Zeza” gjithashtu, janë klientelë elektorale e partive PAN-iste;

E treta, nga 52.560 vetë, me statut “dëshminë e veteranit”, prej tyre 42.550 janë “veteranë” të rrejshëm, të cilët janë, kryesisht, klientelë elektorale të partive të PAN-it.

Të trija këto kategori, kur e bashkojnë votën me familjarët e tyre, farefisninë, miqasinë e dashamirë, sigurojnë, mjaftueshëm, kuotën për deputetë fitimtarë, të cilët, paraprakisht, i përcakton partia, përmes levave të saj. Përndryshe, pa këto kategori votuesish, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, nuk do ta kalonin pragun zgjedhor.

E gjithë kjo armatë argatësh, kryesisht, të shpërblyer, të paguar, riciklojnë deputetë të përdhunshëm, të cilët, më praninë e tyre në mediet e pushtuara, qofshin në pozitë apo opozitë, me llapaqenërinë e tyre, torturojnë shqiptarët vendorë dhe ata botërorë, përnatshëm dhe reprizën e përditshme!

Thonë se qenia e gjatë në politikë, i konsumon edhe politikanët e shkathtë. Kjo u ka ndodhur edhe disa deputetëve veteranë. Por, ka edhe deputetë të konsumuar edhe me vetëm një apo dy mandate deputeti. Disa syresh, me sforcimin e tyre, me debatet politike, kundër pozitës, duke mos kursyer as shpifjet monstrume me tepëri dhe vrazhdësi, nuk kanë qenë racional e bindës dhe u është kthyer në bumerang. Rrjedhimisht, janë vetëdeklasuar, konsumuar dhe kanë humbur besimin fillestar.

Një kategori tjetër, humbës të mandatit për deputetë, janë viktima të ish-kreut partiak, të cilët me nostalgjinë për të vazhduar koalicionin me dostat e shefit të tyre, të damkosur me të “bëmat” e tij kundra-kombëtare, u zbuluan para elektoratit, që mendonin ndryshe dhe humbën betejen.

 

    Lista e pistë e PAN-it, hije e zezë e Parlamentit!     

 

Qenia deputet, nuk është kategori shkencore, që kërkon vite e dekada kohë e dije profesinale, për ta arrirë. Përkundrazi, posti deputetit është politik dhe lehtësisht i zëvendësueshëm. Andaj, riciklimi i deputetit në dekada, madje deri në pension, siç ka ndodhur në diktaturat fashizoide të komunizmit, është sa idiotesk, aq edhe kriminal. I shikoni deputetet veteranë në lista e PAN-it, shefat të organizatave kriminale të “SHIK-ut” dhe “Shqiponjat e Zeza”, të cilët për 25 vjet i bëjnë hije të zezë Parlamentit të Kosovës. Votat e tyre i sigurojnë tri kategoritë e klientelës elektorale, që i trajtuam më lart.

Kryeministri shqiptar paralajmëroi se nuk do t`i propozoj, favorizoj ata që kanë qenë më shumë se një mandat deputet.

Gjeneratat e reja, janë ngulfatur nga një kastë burokratike, të cilët, përdhunshëm e përgjakshëm, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan pushtetin dhe institucionet shtetërore. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, me kuadrot e tyre, janë ngulur fort në kulltuqet burokratike dhe rezistojnë të mos lëvizin që andej. Megjithatë, ndjehet një zgjim e vetëdijësim i rinisë, se ndryshimi duhet bërë. Kësaj radhe ka një prurje të lehtë të rinisë në Parlament. Djemtë dhe vajzat tona, më lehtë po bëhen deputet në shtetet e demokratike të Evropës dhe të botës, se sa në Atdheun-Kosovë!

 

Skena politike e Kosovës ësht zhubrosur e leckosur skajshëm. Sistemi i Drejtësisë, i rrënuar, deri në degjenerim, ka mundësuar që kriminelët faktik, me vrasje e hajni industriale, të mbijetojnë së bashku me bandat e tyre, madje, edhe pse fytyra të urryera, të mbetën në skenën politike!?

Në një shtet normal e ligjor, subjektet e tyre, pra, të partive të PAN-it, do të shpalleshin të jashtëligjshme. Ndërsa, eksponentët e tyre do të zinxhiroseshin dhe lëre më të vazhdojnë ta ndotin Parlamentin e Kosovës. Një deputet i partisë së Angela Merkelit, në Bundestag-un gjerman, deklaronte se Parlamenti  Kosovës ka, të paktën 27 deputetë kriminelë. Sa herë t`u japë dorën zyrtarëve të lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë të përlyera me gjakun e bashkëkombasësve të tyre, kundërshtarë politikë.

 

Opozita PAN-iste e Kosovës, ka qenë destruktive dhe ka penguar zhvillimin normal të vendit, ashtu sikurse dje sabotoi luftën, madje, duke ekzekutuar edhe Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në vlugun e luftës. Kjo opozitë e çoroditur vazhdon ta pengojë Vettingun dhe Byronë e Verifikiit të Pasurisë pa mbulesë financiare. Sistemi i Drejtësisë ka degraduar deri në përmasën e humbjes së besueshmërisë totale. Qeveria nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo është e kapur nga njerëzit e shantazhuar, me dosje nga Serbia dhe mund të vendosë në favor të Serbisë. Kjo ka ndodhur më parë, madje edhe Gjykata Supreme, për kompleksin turistik në Deçan, duke ia faturuar Manastirit të Deçanit së bashku me, të paktën, 24 hektar tokë-park dhe bllokimin absurd të rrugës tradicionale e shumë shekullore, për dy fshatra, bjeshkët e Deçanit, në Plavë dhe gjetkë.

 

ERNEST KOLIQI PËR FAIK KONICËN NË 150-VJETORIN E LINDJES – NJERIU DHE ARTISTI – THIRRJE PËR BASHKIM Nga Frank Shkreli

15 Mars, 1875-15 Dhjetor, 1942

“Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.” (Faik Konica)

Marsi është muaji i Faik Konicës! 15 Marsi, 2025, shënon 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës. Ndërsa numri i parë i revistës së tij të famshme “Albania” ka filluar botimin me 25 Mars, 1897 në Bruksel – një revistë mujore me përmbajtje politike, letrare dhe kulturore — vërtetë një tribunë mendimesh politike dhe historike nga më të dalluarit e elitës kombëtare shqiptare të kohës. Për 12 vjet, që vazhdoi së botuari, “Albania” përfshinte, përveç gjuhës shqipe, artikuj edhe në frëngjisht e turqisht.

Në një shkrim përkujtimor në revistën e tij “Shejzat” (No 5-8, 1967), Ernest Koliqi, vlerson zotësitë e Faik Konicës dhe kontributet e tija në lëmi të ndryshme të veprimtarisë së tij, pore dhe disa të meta:

“Ndonëse nuk la nji vepër organike që të pasqyronte pregatitjen e rrallë ditunore dhe vêtitë e shqueme artistike me të cilat e pajisi natyra, prap se prap, në letrat shqipe emni i tij mbetet si ai i nji stilisti plot hijeshi, i nji magjistari të shkrimit. Me gjuhën tonë ende në fazën e parë të lavrimit, ai dijti me i u afrue në shprehje shkrimtarvet mâ të përmendun frengë, për zgjedhësi (élégance) e ligjirim fjolluer”. Duke shtuar se Konica, “Fjalinë e lakon me mjeshtri të pashoqe, mendimin e ndryn në nji gëlvozhë a lëvozhgë gastarje, periudhën e gjallnon me nji dèll muzikuer tërhjekës tue u dhurue fjalëve mâ të zakonshme nji theksim të ri pa dalë kurrkund nga hullija e rythmit të natyrshëm idiomatik të shqipes. I thjeshtë e i hollë, i lëvizun e i qartë, styli i tij shtjellohet herë plot andje e gaz, herë plot sarkazëm e maraz, këtu i urtë e i këthiellët, aty papritmas idhnak e sulmues, gjithëkund veç i mbajtun në nji rrafsh të lum artistik pa të rrekun (sans effort), por vijanoz burues me hir të vetvetishëm. Për të kuptue e çmue si e sa duhet këtë shkrimtar të pikatun qi solli në përdorim të shqipes struktura trajtash kejèt të kullueta e të zgjedhuna edhe la mbas vetes në gjuhën t onë letrare gjurmë që për-ditë mâ tepër bien në sÿ, lypet të dallojmë në ‘tê njeriun nga artisti”.

Ernest Koliqi e cilëson Faik Konicën si një njeri “me të meta shumë të mëdha por dhe artist me vërtyte të jashtazakonshme. Por kadalë… Artisti me lumninë e magjisterit të vet shpesh herë shtie në punë edhe të mbetat e njeriut, të cilat nepër spastrim të flakës së artit shërbejnë me i dhanë stylit at nâmë të vecantë e at fuqi njimtuese (séduisante) që përbân cilsinë kryesore të shkrimeve konicjane. E meta ma në shêj e njeriut ishte nji mburrje diku e haptë, diku e mbulueme për zânafillën aristokratike”, të tij, është shprehur Koliqi.

Asdrêni e Mihal Grameno e paditën si mprojtës anakronik i oxhakizmës e i parësisë, shkruan ai dhe përemend tjera të meta, si “buzëhollë, e i pakënaqun, i nji natyrë grindavece së cilës i u shtonte nji paqindrueshmëni e çmeritëshme në mendime dhe nji prirje idhnake qi shpërthente me mujshi (prépotence) të pafrêshm e, tue kapërcye çdo cak jo vetëm t’arsyes e t ’urtisë por edhe të dêjsisë e të njerzisë. Në polemika, Konica i prénte drût shkurt”, ka theksuar Koliqi.

Por nga ana tjetër, Koliqi ka shkruar se Konica ishte i vetdijshëm i cilësive të veçanta që posedonte ai vet. Ai ishte i paisur, shton ai, me cilësi që kishte marrë e zhvilluar në shkollimet më heret në Kolegjin Saverjan të Shkodrës, mâ vonë në Stambollë e në fund në Francë. “Ky grumbullim i jashtazakonshëm prirjesh e studimesh e vênte Faikun në nji numër Shqiptarësh të ndritun e të dijshëm që aso kohe mund të numrohej në gishtat e nji dore”. Ai ishte i vetdijshëm, shkruan Koliqi për Konicën, se “Rrjedhimi aristokratik e naltonte atë mbi turmën; vêtitë gjeniale natyrore dhe kultura e naltojshin atë mbi aristokratë; nji shije artistike, mrekullisht e hollueme anames përvojës së gjallë e banesës së giatë në qendrat mâ të njoftuna të qytetnisë perendimore, e shqueishin disi edhe ndër ata tre o katër shembra që mund i rrijshin për krah në botën shqiptare. E vërteta âsht që Faiku në polem ikat e ndezta të veta, shfrente mëninë e vet të thellë sidomos kundra vogëlsinave shpirtnore që shembtojnë jetën, kundra mendes së madhe të ’injorantave, ngushtësisë mendore të gjysmakve, verbënisë së fanatikvet, e guximit të shpërdoruesavet të patrjotizmit”, thekson Ernest Koliqi në shkrimin e tij mbi Konicën botuar në vitin 1967. Duke sjellur një citim zemrimi të Konicës: “Té mos kisha nisur flet’én (vafté n’è djall!) s do té humhja koh’én t’ime t’u mésonj gomarëve ç’është liria. Dy muaj janë qé u nis kjo puné,dhe qé tani jam i lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë té shesé pleh njeriu se té nisje puné pér Shqipétarét. Jané nj’a 50 Shqipétaré qé kuptojnë ç’është liria”. Por megjithkëse, për Konicën, “rrebet i vijnë e shkojnë”, ai vazhdon botimin e revistës “Albania” për gjithsejt 12 vjet (1897-1909).

Por megjithse, ndonjiherë kalêmi i rrëshqiste dhe me zêmër të frÿt vërvitej kundra ndoj atdhetari të ndershëm dhe cenonte ndoj vlerë të njimendët shqiptare, shprehet Ernest Koliqi për Konicën, ai e mbron atë duke theksuar se cilido të jetë gjikimi për Faik Konicën, si njeri me të meta, “kurrnji grimë ai gjikim nuk ia zvoglon vlerën e tij artistike”, as kontributet e tija të mëdha.

Në artikullin e tij, Ernest Koliqi e lartëson Faik Konicën si një, “Mjeshtër të pashoq”, i cili qëndron veças si zêjtar i shkrimit që i shëndrron fjalët në djamanta, e thurë me ta shëndriza (joyaux) vezullore.” Ndërsa Koliqi vlerson revistën “Albania” të Konicës si e para revistë, “e përkohëshme “shqiptare, ku Toskë e Gegë edhe Arbreshë, e Shqiptarë të kolonive të Kajros e të Bukureshtit e të viseve të tjera, shfaqën mendimet e veta pa ndryshim besimesh e krahinash. Mbetet si palestër vërtè kombtare, pasqyrë e të gjitha rrymbave mendore e shoqnore”, ka vlersuar Ernest Koliqi revistën “Albania” të Konicës, Ndërsa ka shkruar se në numrin e parë të revistës, kuptohet qellimi i dyfishtë që donte të ndjeki me botimin e “Albania-s”: “t’ ua tregoië Shqiptarve udhën e shelbimit politik e qytetnuer dhe t ’i a bâjë të njoftun të huejvet vêtitë shpirtnore ma te zgjedhuna të gjakut arbnuer.”

Në kujtimin e tij për Faik Konicën dhe revistën “Albania”, Koliqika shkruar se në “ numër, herë me shprehje të buta, herë me zâ qortues, plot kumbime zemrake, porositen Shqiptarët me i lânë m ‘anesh ndasinat m’u bashkue. Sipas Koliqit, nxitja për bashkim midis shqiptarëve, përsritet “orë e ças si leit-motiv gjatë dymbëdhetë vjetve të jetës së përkohëshmes, “Albania”.

Thirrja e Faik Konicës: “Bashkim, bashkim! M’e madhja nevojë për né Shqipétarét sot për sot është bashkimi. Pa bashkim nuk vetemi, kurr s’kemi për té vajtur përpara, por as do të na quajnë komb bota. Na duhen shkolla që të mësojmë djemt tanè dhe t’u zbukurohet mendja, që të bëhen njerëz, dhe njerez të vërtetë; na duhen udhëra që të lehtësohet tregëria dhe vobësia të pakësohet, shkurt, kemi nevojë të qytetërohemi dhe né si té tjerét popuj. Po me se kërkohen shkollat, si bëhen udhërat, si arrihet qytetëria? Kur të mblidhemi gjithë Shqipétarét dhe t’i kërkojmë me urtësi; me bashkim, vetëm me bashkim…“Bashkim ç’do me thënë?” sipas Konicës. “…Shqipétarë, rrojmé té gjithé në Shqipéri, dhe pérdorim gjithé njé gjuhë. Dhe Shqipëtarët e mençur e té urté qé kuptojnë két gjé, kanë detyré t’u japin té tjeré Shqipétarvet t’a kuptojnë dhe ata… Le té nisim pra qé sot, gjithékujt sa i mundet, kété bashkimin aqé té miré pér pérparimin tonë. Té duhemi té gjithé si véllezèr; té mos kursejmé as vojtje as té holla pér té mbjellë dashurinë midis bijve té Shqipérisé.”

Mesazh më të bukur nuk ka, sot për sot, për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe anë e mbanë trojeve autoktone në Ballkanin Përendimor, në këtë 150-vjetor të lindjes së të madhit Faik Konica. Bashkim! Bashkim midis shqiptarëve për shpëtim, porosit sot Faik Konica.

Faik Konica Ernest Koliqi

Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme… Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një somnambul. Dashuria vëllazërore, bashkimi i fortë dhe i pandashëm që mbështetet në qëllime dhe interesa të përbashkëta kur vendi kërcënohet nga pushtuesit terroristë, është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes, e brishtë si një fije kokrrizë, e fortë si një litar shpëtimi.

***

Ka vetëm një mënyrë për të qenë të sigurt: Siguria absolute është e pamundur. Duhet të pranojmë se mund të ndodhin gjëra të tmerrshme. Nëse presim zero rrezik dhe mbrojtje totale, do të kemi frikë përjetësisht.

Kur lufta kërcënon vendin ose është në rrezik pavarësia ose siguria e vendit dhe për shkak të këtyre kushteve ekziston rreziku për ekzistencën e vendit dhe shfarosjen e popullit, qeveria mund të marrë dispozita me përmbajtje legjislative për të siguruar sigurinë e vendit, rendin publik, shëndetin publik dhe furnizimet e vendit, të nxisë dhe të sigurojë masat ushtarake dhe masat për të mbrojtur popullsinë civile dhe pronën, si dhe të përdorë burimet e ndihmës së vendit për të promovuar këto qëllime. Më tej mund të jepen dispozita (rregulla të caktuara të sjelljes) për shkarkimin e forcave të punës (largimin e punëtorëve nga puna e rëndomtë) dhe punësimin e tyre për qëllime ushtarake dhe civile. Nëse është e nevojshme, në dispozita mund të bëhen edhe shmangie nga ligji aktual.

***

Kosova është e kërcënuar nga LUFTA, na duhet stabilitet politik dhe unitet gjithëkombëtar .

Njëkohësisht, paralajmëroj të gjitha subjektet politike në vendin tonë se në këto momente të vështira kemi nevojë të dëshpëruar për stabilitet dhe unitet politik.

Në çdo rast theksoj se në Kosovë (për shkak të opozitës hajdute, mercenare antikombëtare) nuk ka stabilitet politik, që është parakusht themelor për tërheqjen e investitorëve të huaj, se ata janë të përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, se nuk ka përparim ekonomik pa stabilitet politik, se stabiliteti politik është prioritet i të gjitha prioriteteve.

Duke gjykuar nga qindra e mijëra deklarata të ngjashme me të cilat bombardohemi nga të gjitha anët, do të thuhej se shqiptarët e trojeve jetojnë në botët më të paqëndrueshme nga të gjitha. Jemi me fat që kryeministri i qeverisë aktuale së Dardanisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe pse mund të kenë dobësitë e tyre, janë të përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik në Kosovë deri në pikën e fundit të forcës. Është e frikshme të imagjinohet se si do të dukej ky vend nëse qeveria e Kosovës nuk do të kishte stabilitet në zemër, ose të „drejtohej“ sërish nga hajnat e korruptuar të opozitës. Argëtimi i tyre i preferuar është fillimi i ndezjes së zjarrit dhe më pas i shuarjes me benzinë.

***

Pavarësisht se është gjithmonë duke ecur në skajin e rrezikshëm të një konflikti lufte, përderisa nuk e kapërcen atë kufi, Serbia (brekët e Rusisë) për ndërkombëtarët që shtiren si të verbët, mbetet një „faktor i stabilitetit” politik në Ballkan. Dhe, bota perëndimore, edhe pse e mësuar nga përvojat nga agresioni serbomadh, akoma e përkëdhelë dhe ledhaton, strategji perverse…

Në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: nëse ky është stabilitet, atëherë si do të dukej paqëndrueshmëria politike? Shpresoj të mos e zbulojmë kurrë. Dhe ndoshta ndërmjetësuesit e njëanshëm, miqtë e kryekriminelëve serb, kanë një kuptim të ndryshëm, origjinal të stabilitetit politik?!

***

Veteran është një term që lidhet me një person që ka një përvojë të gjatë shërbimi ushtarak, ose që ka mbaruar shërbimin e tij ushtarak.

Shqiptari i vërtetë duhet të logjikoj kësisoj: Faleminderit veteranëve të luftës dhe dëshmitarëve të kohës për përpjekjet dhe sakrificat që bënë gjatë luftës së viteve 1998-99. Faleminderit për gjithçka që keni dhënë, për gjithçka që keni sakrifikuar – që të jetojmë në një vend të lirë. E dyta është t’ju japim juve, dhe vetes, një premtim se ne, që nuk kemi qenë pjesëmarrës në front apo nuk e kemi përjetuar vetë luftën, do të vazhdojmë t’i tregojmë historitë për të. Jo thjesht si njohuri për të kaluarën, por si një diskutim me vlera të gjalla për atë që këto histori do të thonë për ne sot – në mënyrë që të mos harrojmë kurrë atë për çfarë kanë vuajtur dhe sakrifikuar jetën mijëra njerëz në vendin tonë.

***

Kjo letër lidhet me Luftën Çlirimtare kundër fashistëve-nazistëve-terroristëve serb dhe ka të bëjë me ushtarët që luftuan – dhe për familjet dhe të dashurit e tyre.

Tema gjithëpërfshirëse, “takohemi përsëri”, do të ishte e përshtatshme për të krijuar besim në të ardhmen në një situatë kur shumë ushtarë nuk do të ktheheshin të gjallë nga lufta dhe për këtë arsye nuk do të shihnin më të dashurit e tyre. Ka ende histori të veteranëve të plagosur (lënduar) që luftojnë në betejën kundër fondit të pensioneve të shtetit dhe administratës. Edhe pse ne, nuk do të prodhojmë domosdoshmërisht aq shumë veteranë lufte në vitet e ardhshme, është e rëndësishme që kjo kompetencë të mos zhduket, ose që investimi të mos dështon. Përkundrazi. Nëse në të ardhmen shoqëria harron njohuritë dhe përvojën që kemi sot, mund të jetë e vështirë t’i kthejmë ato përsëri. Shpresoj që të mos harrojmë përvoja të tilla, por t’i përdorim ato për të siguruar kujdes më të mirë për veteranët tanë.

Kujdesi i mirë ndaj veteranëve të vërtetë të luftës do të forcojë aftësinë për t`u mbrojtur dhe vullnetin për t`u mbrojtur në Kosovë (Shqipëri) dhe trojet nën pushtim. Nëse Kosova goditet sërish nga një pushtim, do të na duhen të gjithë në llogore. Këtu përfshihen edhe veteranët e luftës.

Nëse duam të sigurojmë që ata që janë dëmtuar gjatë luftës çlirimtare 1998-99 të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet, të hyjnë në punë ose masa të lidhura me punën dhe në të njëjtën kohë të zëvendësojnë humbjen financiare ose kompensimin, duhet bërë më shumë.

Dhe, duhet menjëherë të ndërpriten rrogat që u jepen atyre 60.000 “veteranëve” të rrejshëm të luftës, thënë më mirë, kriminelëve të pamoralshëm, sepse plaçkitin thesarin e shtetit, ofendojnë dhe poshtërojnë gjithë kombin, tallen me luftëtarët e vërtetë, me invalidët e luftës. Keqpërdorin (shfrytëzojnë) gjakun e dëshmorëve që sakrifikuan jetën për atdheun dhe kombin. Kriminelët tallen me të gjithë shqiptarët e diasporës që mbështetën luftën në mënyra të ndryshme…

***

“Dialogu”!!!

Ishte një bisedë e gjatë, zgjati gati tridhjetë vjet.

Të përballesh, veçanërisht me dy ndërmjetësit e këqij të BE-së, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe që simpatizojnë sulmuesin nazist, është e vështirë. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur nëse doni të bëni një bisedë, sepse “ndërmjetësit” fals kërcënojnë viktimën në favor të fashistëve-terroristëve duke kërkuar me këmbëngulësi një Republikë Serbe në mes të Kosovës, të kamufluar në “asociacion”. Është e pamundur dhe e pakuptimtë të vazhdohet “dialogu” (shpërbërja e Kosovës si shtet). Dhe sa më shumë të zgjasë kjo bisedë e ndyrë, aq më shumë tokë dhe kompromise kërkojnë nga ne.

Një bisedë e mirë është një kërcim me ritëm. Shumica e bisedave të tyre përbëhen nga një seri monologësh të vogla.

Unë u them atyre: Nëse doni të bëni një bisedë serioze, mos e poziciononi veten si të pazëvendësueshëm. Ju jeni bërë vetëm një pjesë e bërllokut që ju shërben agresori fashist terrorist pansllavist.

Njerëzit i urrejnë ata që i bëjnë të ndihen inferiorë!

Besim Ndregjoni: Gëzuar muaji i shenjtë i Ramazanit!

Ne emer te Unionit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise!
Vellezer shqiptar të besimit mysliman kudo qe ndodheni Shqiperi , Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, Bujanoc, Medvegje, Europe e Amerike, Australi!
Urime muajt i shejte i Ramazanit!
Allahu jua lehtesofte agjerimin, me shendet e me pergjigje ne lutjet drejt Tij! Amin!
Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise!

REPUBLIKA E KOSOVËS NDERON (POSTMORTEM) ME “MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE” IMZOT SIMON FILIPAJ – PËRKTHYESIN E BIBLËS NË SHQIP- Nga Frank Shkreli

 

                                                                    Për Imzot Simon Filipaj – Medalja

Presidenciale e Meritave e Republikës

së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani Sadriu ka nderuar (postmortem) Imzot Simon Filipajn me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për përkthimin integral të Biblës në gjuhën shqipe dhe për rolin e tij kyç në ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar, njofton revista fetaro-kulturore e Kishës Katolike në Kosovë, Drita.

Kujtojmë se Dom Simon Filipaj, është meshtari i parë që ka përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe. Prandaj, ky vlerësim i lartë i dhënë nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu — javën e kaluar me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës — është një nderim dhe njohje për punën dhe përkushtimin e Imzot Filipajt, i cili me durim dhe devotshmëri ka punuar për shumë vite – nën rrethana shumë të vështira politiko-ekonomike (para kompjuterit e internetit). për të përkthyer një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë botërore, në gjuhën e të parëve tanë.

Dom Simon Filipaj, konsiderohet si një figurë e madhe, jo vetëm e Kishës Katolike Shqiptare, por e mbarë Kombit shqiptar. Ai ka lindur në fshatin Kllezën, afër Ulqinit, nën Mal të Zi. Studimet filozofike e teologjike i ka kryer në Shkodër dhe më vonë pas Luftës së dytë Botërore në Zagreb të Kroacisë. Tërë jetën meshtarake e intelektuale ia ka kushtuar misionit të vet apostolik nëpër famullitë kishtare të kryedioqezës së lashtë të Tivarit — ndër më të lashtat e trojeve iliro-arbërore — e posaçërisht në bashkësinë e famullisë së Shën Gjergjit (të cilës si shumë shqiptarë katolikë të asaj zone, i përkisja edhe unë e familja ime) dhe famullisë së Klleznës. Në të vërtetë, Kllezna është fshati ku ka lindur Dom Simoni – pore dhe nga ku kanë dalur disa klerikë katolikë shqiptart tjerë me nam e të njohur për kontribute të mëdha për Kishën Katolike Shqiptare dhe për Kombin.  Ndër të tjerë, përveç Mons Simon Filipaj,  prej andej ishte edhe ish-Arkipeshkvi i Tiranë-Durrësit, i ndjeri Arkipeshkëv Rrok Mirdita.

Dom Filipaj,  të gjitha energjitë e tija, ia ka kushtuar, jo vetëm misionit e veprimtarisë së tij meshtarake e shpirtërore por, njëkohsisht, pa kursim, ka përdorur aftësitë e tija intelektuale dhe fizike, përkthimit të Fjalës së Zotit, Biblës në gjuhën shqipe, duke e përkthyer librin e shenjtë, për herë parë në versionin e plotë. Me përkthimin e kësaj vepre të madhe siç Bibla, Dom Simoni e ka renditur Kombin shqiptar me popujt e tjerë të botës. Bibla si e tillë,  konsiderohet si monumenti më i madh i kulturës botërore – dhe vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të mbarë botës. Në një takim (24 tetorit të vitit 1994) me Papa Gjon Palin II, Dom Simon Filipaj ia dorëzoi personalisht Papës kopjen e Biblës së plotë në gjuhën shqipe, ndërsa me atërast,  Gjon Pali i II vlerësoi veprën e Dom Simonit me këto fjalë: “Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe – e keni radhitur popullin e juaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë Kombi shqiptar”.

Me vlersime të tilla si  fjalët e Papës, nuk është e rastit pra që, “Medalja Presidenciale e Meritave” për Dom Filipaj, është edhe një dëshmi tjetër dhe njohje e madhe edhe nga Presidenca e Republikës së Kosovës se puna, mundi dhe përkushtimi i Imzot Simon Filipajt ndaj forcimit të kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar nuk kanë mbetur në harresë. Kisha Katolike Shqiptare në Kosovë, nepërmjet revistës Drita  vlersoi vendimin e Presidentes Osmani duke thenë me këtë rast se, “Përkthimi i Biblës në gjuhën shqipe nuk ishte vetëm një projekt akademik, por edhe një mision i shenjtë, akt besnikërie ndaj popullit shqiptar në kohë të vështira për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ky përkthim monumental jo vetëm që i ka dhënë gjuhës shqipe një vepër të paçmueshme, por gjithashtu forcoi lidhjen shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve me trashëgiminë fetare dhe gjuhësore botërore”, thuhet në revistën Drita, organ kulturor e fetar i Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë.

Me përkthimin e Biblës si kryevepër historike e tija dhe me shkrimet e botimet e shumta teologjike, katekistike e kulturore, është thënë, pa ekzagjerim, nga ekspertët e historisë kishtare dhe kombëtare, se kontributi dhe rëndësia historike e veprës së Dom Filipaj është e barabart me figurat e dalluara historike e kombëtare në fushën e kulturës dhe të gjuhës shqipe. Figura historike si bashkvendasi i tij Dom Gjon Buzukun – dy burra të mëdhej të Kombit shqiptar, me të cilët krenohen, jo vetëm trojet shqiptare të rrethit të Ulqinit, por edhe më gjërë.  Prandaj, nga ky këndveshtrim,  nderimi i figurës së Dom Simon Filipaj nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani, duhet të shikohet gjithashtu si një vlerësim për kontributin e Dom Filipaj edhe në nivel kombëtar – por edhe për vetë gjuhën shqipe, për qëndrueshmërinë dhe fuqinë e saj për të mbijetuar dhe lulëzuar gjatë historisë së gjatë e të mundimshme, pavarësisht sfidave të shumta që ka përjetuar ndër shekuj gjuha shqipe dhe Kombi shqiptar.

Pra, bravo i qoftë Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmanit për vlersimin, me rastin e Pavarsisë së Republikës së Kosovës, të këtij burri të madh të Kombit, por, njëkohsisht,  edhe një njeriu të thjesht por me virtyte të larta, siç ishte Dom Simon Filipaj, i cili gjithë jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, Kishës Katolike dhe Kombit shqiptar.

Frank Shkreli

Don Simon Filipaj, sacerdote albanese, ha tradotto la Bibbia in lingua albanese

Dom Simon Filipaj 1925-1999 – SHQIPËRUES I BIBLËS

A person and person on a stage AI-generated content may be incorrect.Nipi i Dom Simon Filipaj, gjithashtu prift me të njëjtin emër, në emër të familjes mori dekoratën nga duart e Presidentes Dr Vjosa Osmani

A certificate with a blue ribbon AI-generated content may be incorrect.
A silver medal with a blue and white ribbon AI-generated content may be incorrect.
A statue of a person in front of a stone building AI-generated content may be incorrect.

Përeme ndorja e Dom Simon Filipaj në oborrin e Kishës së Shën Gjergjit që daton nga Mesjeta, ku ka shërbyer si famullitar dhe ku gjatë viteve Dom Simoni aty ka përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe. (Kjo është edhe kisha ku autori i këtij shkrimi ka marrë sakramenet e para fetare, sipas ritit katolik, dhe prej ku kam hedhur hapat e para të jetës që pasoi më vonë, i inkurajuar nga udhëheqsit e kësaj kishe, përfshir Dom Simonin.

Këto afreske nga piktori shkodran, Pjerin Shëldija gjënden në brendësinë e kishës Shën Gjergji ku ka shërbyer e përkthyer Biblën Dom Simon Filipaj. Vini re elementet kombëtare – veshjet kombëtare të zonës — tek figurat biblike.

.

 

This website uses cookies to improve your experience. We’ll assume you’re ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT

Ne antikomunistët dhe të mbijetuarit e diktaturës lutemi për Papa Françeskun- Nga BESIM NDREGJONI

Në këto ditë shkurti e gjithe bota sy dhe vemendje jane ne Vatikan dhe luten per shendetin e Shenjterise së tijë Papa Franceskun, miku i madh i shqiptarve. Për ne të mbijetuarit e diktaturës qe kaluam kalvarin e gjatë te genocidit te komunizmit i lutemi Zotit qe te sherohet sa ma parë. Ne bashkombasit e të shejtës Nënë Terezës i shprehim solidaritetin tone dhe u bashkohemi lutjeve botërore per jete e shendet te mikut te madh te shqiptarve Papa Francekut. Shqiperia vendi i shqiponjave dhe beses i humanizmit te larte boterore nuk do ta harroi kurre, viziten e tije dhe vlersimin e tij per kombin shqiptar.
25 tetori 2025 për ne të mbijetuarit e diktatures komuniste me Papa Francekun do te ngelet historike si për bekimin që i bëri kauzës dhe qëndresës antikomuniste dhe mbështetja që u bëri të përndjekurve politike të Shqiperisë do te ngelet në kujtesën kombëtare një postulat i shejte për liri dhe të drejta njerzore.
Bekimi i Papa Franceskut me 25 tetorin e 2023 është lumturia shpirtnore për kombin shqiptar!

NDERIM I VEÇANTË PËR NËNË TEREZËN NË NJU JORK- Nga Frank Shkreli

Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezes

Marrin pjesë edhe kompozitorë shqiptarë

Një homazh muzikor për të kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës në të famshmen Carnegie Hall të Nju Jorkut, ditën e shtunë, 22 Shkurt 2025. Për të kujtuar dhe për të vënë në dukje bamirësinë vetëmohuese, pa kushte e pa interesa personale ose të tjera, të murgeshës me origjinë shqiptare – e njohur botërisht për veprën e saj në shërbim të më të varfërve të botës. Ky koncert ishte i pari i tillë që mbahet në Carnegie Hall, kushtuar Nënë Terezës.

Në njoftimin e Carnegie Hall për këtë homazh në nder dhe kujtim të saj, thuhet se Shën Nënë Tereza është, edhe për botën aktuale moderne, një shembull i bamirësisë vetmohuese dhe pa kushte. Ky celebrim frymëzues muzikor me katër premiera amerikane të muzikës tradicionale dhe moderne, u drejtua nga Maestro Dante Anzolini. Ai drejtoi Orkestrën e Shën Lukës në auditoriumin që mban emrin e violinistit të famshëm Isaac Stern. Dashamirës të shumtë të muzikës dhe adhurues të Nënë Terezës ndoqën homazhin e veçantë të kësaj nate, titulluar “Shtegtim Feje” (A Journey of Faith), kushtuar Nënë Terezës shqiptare.

Ishte një program që përshkoi vendet që karakterizuan jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës anë e mbanë botës, duke filluar nga vendlindja e saj në Shkup, deri në Irlandë dhe më në fund shërbimi i saj 50-vjeçar në Indi. Ishte një program dedikuar kësaj dëshmitareje të humanizmit për njerëzimin, mbresëlënës, madje edhe për njerëzit që nuk besojnë në Zot, sipas organizatorëve të këtij homazhi në sallën prestigjoze të shfaqjeve e koncerteve, Carnegie Hall të Nju Jorkut!

Image

Nënë Tereza

 

Repertori për këtë koncert ishte përzgjedhur ashtu që të pasqyronte jetën dhe veprimtarinë e plotë, përfshirë edhe shërbimin vetmohues ndaj njerëzve në nevojë – por duke pasur gjithmonë parasysh nevojën që ky program të shërbejë, njëkohësisht, edhe si frymëzim në shtegtimet individuale të jetëve dhe veprimtarive tona në botën aktuale ku jetojmë.

“Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit!” – Nënë Tereza

Homazhi muzikor, “Shtegtimi i Fesë” ose (The Journey of Faith), kushtuar Nënë Terezës, ishte një ide e konceptuar nga mjeshtri i madh, Dante Anzolini, dirigjent dhe kompozitor i njohur. I pyetur nga Radio Vatikani se si i lindi atij kjo ide për të organizuar një homazh muzikor në nder të Nënë Terezës, kompozitori Anzolini tha këto:

“E krijuam këtë koncert në shenjë nderimi për një nga qeniet njerëzore më të rëndësishme në histori: Nënë Tereza ka qenë shembull i mirëkuptimit, i ndihmës për të varfërit, të pastrehët, të uriturit. Kështu që sapo menduam, së bashku me zotin Wethington, drejtues i këtij koncerti, të bënim një lloj shtegtimi në vendet ku ka jetuar kjo Grua e jashtëzakonshme. Prandaj, programi përfshin muzikë shqiptare dhe muzikë irlandeze, e më pas edhe muzikë që të kujton traditën hindu. Pas Indisë, udhëtimi përfundon në Nju Jork, ku zhvillohet pjesa e fundit e koncertit me tre kompozitorë: Nico Muhly, Missy Mazzoli dhe Philip Glass”, u shpreh dirigjenti dhe kompozitori Dante Anzolini.

Image

Pamje nga salla e madhe e shfaqjeve teatrale dhe koncerteve muzikore në Carnegie Hall

 

Ndër kompozitorët pjesëmarrës në këtë koncert ishin të pranishëm edhe dy kompozitorë të njohur shqiptarë: Thoma Gaqi dhe Genc Tukiçi. Programi i hartuar me pjesëmarrjen e kompozitorëve të njohur shqiptarë, Genc Tukiçi dhe Thoma Gaqi, të njohur në Shqipëri, por edhe më gjerë, kontribuan për homazhin në nder të Shën Nënë Terezës: Thoma Gaqi me “Vallja me Dajre” nga Valle Simfonike dhe Genc Tukiçi me “Vals Hyjnor” (Hymn for Mother Teresa) – kishte për qëllim të tregonte respekt për traditat e ndryshme për të cilat ka kaluar Shën Nënë Tereza, por veçanërisht për të treguar edhe për trashëgiminë dhe origjinën shqiptare të preardhjes së Nënë Terezës. “Po, pikërisht kështu është,” i tha Radio Vatikanit, kompozitori Anzolini, “sepse ajo ishte shembull për ne. Jo vetëm që ajo kishte respekt, por edhe ofronte ndihmë për të gjithë. Duke programuar këto pjesë, krijuam një lloj metafore për jetën e saj,” tha ai. Prandaj, si rrjedhojë, vazhdoi ai, “Kombinuam stilet e ndryshme me një valle shqiptare nga Thoma Gaqi – shembull shpërthyes, që e nxit publikun të lëvizë e gati-gati të vallëzojë, me energji të madhe – edhe himnin e Genc Tukiçit kushtuar Nënë Terezës, që këndohet në gjuhën shqipe dhe shoqërohet nga një orkestër e madhe dhe një kor i madh, pasuar nga një fragment i Johann Sebastian Bach, shkëputur nga Mundimet e Krishtit, sipas Gjonit,” i ka thënë Radio Vatikanit, kompozitori Dante Anzolini, dy ditë para koncertit.

Në program janë përfshirë edhe tre kompozitorë amerikanë, të cilët me këngë kanë ftuar publikun të kërkojë paqen në botë, midis njerëzve. Ky ishte edhe synimi i kompozitorëve pjesëmarrës në këtë koncert: për të kërkuar paqen duke ndjekur gjurmët e Nënë Terezës, ka thënë Anzolini. Pjesa e dytë e programit paraqiti një larmi stilesh, duke pasqyruar se e gjithë kjo lidhet me, “Historinë, sjelljen dhe respektin e Nënë Terezës për mbarë botën. Propozimi im që, ashtu siç ishte ajo shembull për të gjithë ne, për t’i kuptuar dhe për t’i ndihmuar të varfërit, secili prej nesh të bëjë diçka të ngjashme me synimet e këtij koncerti. Nuk mjafton vetëm të dëgjosh muzikë, por duhet të kuptosh edhe mesazhin e saj,” është shprehur kompozitori dhe drejtori Dante Anzolini, duke vlerësuar koncertin që u mbajt të shtunën mbrëma, kushtuar Shën Nënë Terezës, mbajtur në Carnegie Hall në Nju Jork, të shtunën më 22 Shkurt 2025.

Është thënë se muzika ishte shumë e rëndësishme në familjen e Nënë Terezës në vitet e para të jetës së saj në Shkup. Thonë gjithashtu se muzika është gjuhë universale që zhduk ndasitë dhe që na bashkon pa marrë parasysh ndryshimet krahinore, gjuhësore, raciale, fetare e të tjera. Prandaj, pikërisht, mesazhi i koncertit në Carnegie Hall në Nju Jork u organizua dhe zhvillua në frymën dhe porosinë e Nënë Terezës: se secili prej nesh mund të ndihmojë të varfërit në nevojë dhe se për të realizuar këtë objektiv, le të ecim në rrugën e treguar nga Nënë Tereza. Koncerti me muzikë në sallën madhështore Carnegie të Nju Jorkut, për të nderuar Nënën tonë Terezë, vërtetë ishte ashtu siç ishte programuar nga organizatorët: një rrugëtim ose shtegtim feje, besimi, bamirësie e vetmohimi. Por homazhi muzikor për Nënë Terezën të shtunën mbrëma ishte, në të njëjtën kohë, edhe një ngjarje e veçantë kulturore me rëndësi për dashamirësit e artit, kulturës dhe muzikës në Nju Jork.

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës- Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI

 

Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj me Ukrainën, me këtë kryevatër të kulturës sllavianolindore, Rusia fashiste, filloi sulmin agresiv kundër saj. Banda kriminale e Kremlinit ishte e bindur plotësisht se me sulmin e koduar “operacioni special”, do t’i lante hesapet me Ukrainën brenda dy-tre ditëve. Por nuk e kishte parashikuar absolutisht se do të ndodhej përballë unitetit shembullor të mbarë popullit heroik të Ukrainës dhe të forcave të tij të armatosura, të cilat e bënë pluhur e hi mitin e rremë të “madhështisë” së Rusisë dhe të “pathyeshmërisë” së ushtrisë fashiste ruse, si e pajisura me “armatimin më të mirë” në botë.

Nuk është hera e parë që Rusia i ka përfunduar me turp luftërat agresive që ka pasë ndërmarrë këto dy shekujt e fundit kundër vendeve fqinje. Le të kujtojmë luftën ruso-japoneze të vitit 1906, luftën kundër Finlandës që filloi më 30 nëntor 1939 dhe përfundoi më 15 mars 1940, në të cilën Rusia pati 127 mijë՞ ushtarë të vrarë (asokohe Lidhja e kombeve e përjashtoi Bashkimin Sovjetik nga radhët e veta), luftën në Afganistan, të cilën e pagoi me 30 mijë të vrarë dhe 60 mijë ushtarë të sakatuar.

Deri në mbrëmjen e djeshme (23 shkurt), sipas faqes së Internetit “Fakti”, ushtria fashiste ruse e ka vaditur tokën ukrainase me gjakun e 867 180 ushtarëve dhe oficerëve të vrarë. Por popullit rus, të edukuar me psikologjinë shumëshekullore të bujkrobit, nuk i bën përshtypje absolutisht vrasja e kaq shumë bijve të tij. Përkundrazi, uniteti i tij rreth bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, është bërë edhe më i çeliktë.

Normalisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara duhej ta kishte përjashtuar menjëherë Rusinë nga radhët e veta që para tre vjetëve. Me këtë qëndrim soditës ndaj Rusisë fashiste, e cila sulmoi një vend fqinj në shek.XXI, kjo Organizatë dëshmoi se është thjesht një figurante në sytë e mbarë botës.

Kaliforni, 24 shkurt 2025

KOALICIONI LVV-LDK, ZGJIDHJE E FAVORSHME PËR KOSOVËN- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar. Realisht, konstatimi më i saktë do të ishte e kriminalizuar. Ka fare pak hapësirë për të zgjedhur partner të përshtatshëm për bashkëqeverisje. Subjekti i parë fitues i bindshëm i zgjedhjeve, LVV, është shumë afër numrave, për ta kompozuar Qeverinë Kurti – 3. Edhe nëse e arrinë kuotën e duhur, do të jetë një qeveri e brishtë, pa fije sigurie për të mbijetuar deri në fund të mandatit katër vjeçar. Veç kësaj, ndërkombëtarët kanë sugjeruar një qeverisje në koalicion, ngaqë ka procese politike të pa mbyllura me Serbinë dhe ka nevojë për një qeveri solide.
     Kur bëhet fjalë për koalicionet, krejt lehtësisht lakohen edhe subjektet politike, kriminalizimi i të cilave është faktik. Për një çerek-shekulli riciklohen eksponentë të SHIK-ut, me derivatet e tij “Shqiponjat e Zeza”, BIA dhe të tjera simotra të zeza. Dhe, askush nuk merakoset pse ata, me të bëmat e tyre kriminale, të paktën, nuk duhet të jenë fytyra publike. Disa eksponentë të krimit, në listat për deputetë të partive të PAN-it, e ndotin Parlamentin e Kosovës. Dhe, megjithatë, mburrën krerët e partive të tyre, se, gjoja, listat e tyre janë të pastra, pa cene, deri në shenjtëri!
     Ish-partitë e koalicionuara në torishtën e PAN-it, vazhdojnë të jenë të dyzuara: Të krijojnë qeveri me harna, duke bashkuar subjektet e opozitës, apo të garojnë mes tyre, cila ia fiton zemrën më parë LVV, për ta pranuar në bashkëqeverisje? Partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, siç janë: PDK-AAK-NISMA, bartin barrën e rëndë të ekzekutimeve të kundërshtarëve politikë, paraprakisht, të listuar emërorë, pastaj, ngeshëm e me sadizëm të vrarë, duke ia shtuar mijëra jetimër Kosovës tonë halle-madhe.
     O njerëz, shikoni fotografinë tmerruese, kur familjarët e këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa, në dëshpërimin e skajshëm, pranë ark-mortit, me trupin e pajetë të tij, e cila u bë virale dhe pushtoi mediet e botërore! Fort të ngjashme janë edhe 1.825 të ekzekutuarit, nga bandat e “komandantëve” pa ushtarë, por me banda të bollshme.
     Kosovës po i ndodhë diçka unike, që nuk i ka ngjarë asnjë populli, asnjë shteti në botë. Qeveria e sotme nuk merr guximin, për ta dërguar një draft-statut të Asociacionit, për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, sepse, duke qenë e kapur nga njerëzit e shantazhuar, të cilët mund të vendosin në favor të Serbisë, si herë të tjera, për raste kontestuese të ngjashme.
     Tashmë, dominon mendimi dhe aprovimi i opinionit se rikthimi i një koalicioni në mes të LVV dhe LDK-së, është zgjidhja më e mirë. Prishja e koalicionit, në nismë të qeverisjes Kurti -1, ka qenë e përgaditur nga argatët e Serbisë, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës dhe Richard Grenell, emisar amerikan për Kosovën si dhe disa të tjerë. Fillimisht, Hashimi i kërkoi kryeministrit Albin Kurtit ta shpallë -gjendjen e jashtëzakonshme-, me pretekstin e COVID-19. Qëllimi i presidentit  ishte skajshëm i poshtër, marrjen e kompetencave të qeverisë dinakërisht, për t`i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes, për ndarjen e Kosovës, për çka kishin punuar dhe lobuar, mjftueshëm, ministra dhe ambasadorë të emëruar nga Hashimi.
     Kurti e refuzoi prerazi propozimi qëllim-keq të Hashim dallaverës. Por ai nuk u tërhoq nga intriga e tij e rrezikshme dhe kërkoi ndihmë nga ministri i Brendshëm i LDK-së, Agim Veliu, i cili e mbështeti idenë e Hashim presidentit, për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme. Mendoj se Veliu u mashtrua, nuk e kuptoi intrigën ogurzezë të Hashimit. Përndryshe, familjen Veliu, respektivisht, Gashi, e njoh që nga vitet ´60-a, kur shërbeja mësues në zonën e Llapit, si qendresëtare ndaj pushtetit pushtues serbo-sllav.
     Hashim Thaçi, tashmë, prej një çerek-shekulli, ishte rekrutuar agjent i dyfishtë. Rekrutimi i parë i tij ishte bërë nga Arnaud Danjear, shef i DGSE, Sherbimi Informativ francez dhe përmes tij edhe i Serbisë. Hashimi kishte marrë obligime të pista dhe nuk i interesonte stabiliteti i Kosovës, në rastin konkret, koalicioni LVV me LDK-në, sepse fuqizonte Institucionet e Kosovës, në përballje me Serbinë. Hashim Thaçi e dinte se edhe Grenell, ishte argat i Serbisë, andaj i kërkoi ndihmën për prishjen e koalicionit LVV-LDK. Dhe, kjo ndodhi, duke realizuar edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti -1, madje në kohën zezonë të Pandemisë Covid!
     Rrjedhimisht, akuza se kryeministri Albin Kurti prishi, njëanshëm, koalicionin LVV-LDK, nuk qëndron dhe këtë e thonë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi: “Grenell na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”. Dhe, më vonë, edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, pranoi: “Unë e prisha koalicionin me LVV-në”. Mendoj se gjithçka është e qartë dhe dikush duhet të kërkojë falje, për akuzat shpifëse ndaj kryeministrit Kurti. se, kinse, ai e prishi koalicionin në fjalë. Realisht, autorë gruporë të prishjes së koalicionit në fjalë, ishin pesëshja e zezë: Hashim Thaçi, Richard Grenell, Aleksander Vuçiq, Edvin Rama dhe Isa Mustafa.
     E bëra këtë sqarim, për hirë të së vërtetës, si dhe për të hequr dilemën se kjo prishje nuk ishte vepër as e LVV dhe as e LDK-së, sepse ndërhyrja ishte e jashtme, madje as në interesin e këtyre dy subjekteve politike. Por, ishte skenar e regji e Hashim Thaçit, së bashku me horrakët e përmendur më lart, në interes të Serbisë. Prandaj, kjo ish-prishje të koalicionit, në mes të LVV dhe LDK-së, duhet harruar si një ëndërr e keqe. Dhe, nuk duhet të ndikojë fare, si pengesë e rikthimit  të koalicionit, i cili, gjithsesi është në interes të palëve, pra, LVV dhe LDK-së dhe, mbi të gjitha, në interes të Kosovës. Çfarëdo arsyetimi i kundërt, do të ishte në interes të Serbisë.
     LDK-ja në Kuvendin e 10 të jashtëzakonshëm të saj, zgjodhi Dr. Lumir Abdixhikun kryetar dhe strukturat përkatëse të partisë. Bujshëm u proklamua për reforma të nevojshme, por pati edhe ngecje dhe tolerancë, në emër të unitetit të LDK-së, gjë që e dëmtuan partinë. Megjithatë, në raport me opozitën PAN-iste, e cila nuk bëri asnjë reformë, LDK-ja bëri disa reforma domëthënëse, të prekshme. Vlen të theksohet, një pjesë e “gardës së vjetër”, e afërt me klanin  e ish-kryetarit Mustafa dhe nostalgjikë  të koalicionit me PAN-in, kryesisht, PDK-në, ose janë lënë jashtë strukturave vendimmarrëse të partisë, ose kanë humbur forcën dominuese në parti. Kjo është një vlerë shtesë dhe rrethanë lehtësuese, për të rikthyer koalicionin e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shpërfillur opinionin e gabuar dhe krejt të qëllimshëm e artificial, se LVV-LDK, kanë provuar dhe kanë “dështuar” në koalicionin në mes tyre! Këtë mendësi, sa të gabuar, aq edhe qëllim-keqe, e thonë kundërshtarët ziliqarë, smirëzi e zuzarë, të cilët nuk ua duan të mirën këtyre dy subjekteve politike, rrjedhimisht, as Kosovës.
     Tashmë, ekziston opinioni progresiv se, aktualisht, vetëm koalicioni LVV dhe LDK mund të funksionojë si i favorshëm, i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari. Mbi të gjitha, këto dy subjekte nuk kanë as afera vrastare dhe as hajnore. Duhet pranuar se ky koalicion kishte fillim të mbarë, korrekt, funksional dhe profesional, edhe në Qeverinë Kurti – 1. Ishin armiqtë e LVV-LDK dhe, më tej, armiq të Kosovës, ata që e prishën koalicionin në fjalë. Urojmë dhe shpresojmë në ripërtritjen e koalicionit LVV me aleatët e saj besnik, “Alternativa” e “Guxo” dhe LDK!

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

 

INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK SHKRELI (II)

KOMUNIZMI NË SHQIPËRI

Në pjesën e dytë të intervistës me gazetarin e shquar Frank Shkreli, do të përqendrohemi në një nga periudhat më të errëta dhe më të dhimbshme të historisë së Shqipërisë – kohën e regjimit çnjerëzor komunist.

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

GM: Gjatë periudhës së pushtimit serb, pas atij osman, të ‘Shqipërisë-jashtë-Shqipërisë’, si dhe gjatë pushtimit komunist të Shqipërisë, shqiptarët që jetonin jashtë trojeve të tyre ishin të vetmit që gëzonin lirinë. Si e përfytyronit Shqipërinë në ato kohëra?”

FSH: Edhe njëherë i nderuar Gëzim, të falënderoj për mundësinë, që në këtë intervistë për “Zemra Shqiptare”, të shpreh për lexuesit mendimet e mia mbi disa ngjarje të jetës time 75-vjeçare dhe disa nga pikat kryesore të veprimarisë time modeste gjatë atyre dekadave, por dhe mendime të hedhura edhe mbi çështje tjera. Në pjesën e parë të intervistës, javën e kaluar, je shprehur se shqiptarët janë përballlur me vështirësi të ndryshme sociale dhe ekzistenciale, ç’prej fillimit. Besoj se këto vështirsi, në radhë të parë, përveç varfërisë së thellë, përfshinin mungesën e lirive bazë të njeriut, siç i njohim sot, për të mos thënë asgjë për demokracinë, që në trojet tona, historikisht, liria e demokracia, as nuk njiheshin si koncept ose si ide — as në teori, e në praktikë jo se jo. Siç kam thënë edhe herë tjera, Shqipëria e asaj kohe ishte një vend ku populli ishte i zenë rob. Bazuar në informacionet e pakta që merrnim në atë kohë nga ndonjë shqiptar që kishte pasur fatin të kalonte kufirin, ose lajme nga shtypi perëndimor mbi regjimin e Enver Hoxhës, përfytyronim një vend ashtu siç ishte, vërtetë, mos më keq: një vend ku regjimi ekzekutonte, burgoste e internonte mijëra kundërshtarë politikë. Përfytyronim, dhjetëra mijëra shqiptarë – përfshirë gra, pleq e fëmijë – të familjeve “kulake”, shpesh ndër më të mirat e Shqipërisë, që regjimi dënoi në burgjet dhe kampet e punës e të internimit, anë e mbanë Shqipërisë. Nga kjo anë e oqeanit, përfytyrohesh një Shqipëri — skenë krimesh kundër njerzimit. Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës e shikonim si një mishërim i doktrinës totalitare maoiste me praktikat staliniste-hoxhiste, një kombinim e produkt i keq e më shumë i rrezikshëm për njerëzimin. Një përzierje helmuese kjo e shekullit të kaluar që Kombi shqiptar e pagoi shtrenjtë e që për fat të keq, trashëgimia dhe pasojat i shohin edhe sot në jetën politike e shoqërore të vendit. E çka është më keq, ai kombinim i flliqët politiko-ideologjik sllavo-komunist lindor, aq i huaj për traditat shekullore shqiptare, vazhdon të mbrohet e të ruhet nga kjo klasë politike aktuale në Shqipëri. duke e larguar gjithnjë Shqipërinë nga ideja naimjane, se për shqiptarët dielli lind në perëndim. Ishim të vetdijshëm për Shqipërinë si vendi më i varfër, më izoluar, politikisht dhe ekonomikisht në Evropë, ndoshta në botë. Ishim të vetdijshëm gjithashtu edhe për një Evropë, e cila i trajtonte shqiptarët si një fis të harruar të saj, e pa interesuar për fatin e tyre nën komunizëm. Për nji Shqipëri që në përpjekjet për të krijuar “njeriun e ri” sipas dogmës marksiste-leniniste – Shqipëria komuniste – për një gjysëm shekulli – si talebanët e Afganistanit më vonë — kishte zhdukur një thesar të pafund trashëgimie kulturore kombëtare dhe botërore. Kështuqë, përfytyrimi nga Amerika e largët, i gjendjes në Shqipërinë komuniste dhe realiteti atje gjatë shekullit të kaluar, nuk ishin shumë larg njëra tjetrit, siç zbulova në vizitën e parë në Shqipëri me delegacionin e Departamentit amerikan në mars-prill, 1991.

GM: A keni pasur ndonjëherë kontakt me shqiptarë nga Shqipëria gjatë periudhës së regjimit komunist?

FSH: Me shqiptarë që jetonin brenda kufijve të Shqipërisë komuniste, jo, se ishte e pamundur të komunikoje, madje as me dajat e mi në Vermosh — gjatë sundimit të komunizmit, deri në vitin 1991, pra. Në mërgim, sidomos në Amerikë por edhe në Evropë, kam njohur e takuar shumë shqiptarë-mërgimtarë të lindur në Shqipëri, të arratisur nga komunizmi. Me disa edhe kam punuar për një kohë të gjatë në Zërin e Amerikës dhe me disa të tjerë jam njohur në aktivitetet e komunitetit shqiptaro-amerikan.  Mund të them se disa prej tyre kanë qenë ndër më të dalluarit e Kombit — flasë për ata që u larguan menjiherë pas themelimit të regjimit komunist në Shqipëri. Do të ishin shumë për t’i numëruar, por e vërteta është se ne në mërgim, nuk i vemë shumë rëndësi faktit se nga cilat krahina të Arbërisë vijmë – mjafton të jesh shqiptar për të cilin Atdheu është dhe duhet të jetë mbi të gjitha – mbi partitë dhe interesat personale – e kam fjalën, kryesisht, për mërgatën e vjetër të shqiptarëve, kryesisht, në Amerikë por edhe për një pjesë të mërgatës shqiptare në Evropë. As ata nuk ishin engjuj, komuniteti i kishte sfidat e veta, por ama në fund të fundit, kur e kërkonin interesat kombëtare, si komunitet megjith ndryshmet politike midis tyre, ata ishin, kryesisht, të bashkuar. Objektivat rreth të cilave të gjithë ishin dakort: Shqipëria e lirë prej komunizmit, Kosova e lirë prej okupimit serbo-sllav, por edhe Shqipëria etnike, si ideal.

GM: Si e përshkruani ju Shqipërinë reale gjatë periudhës 1944-1990? Cilat ishin elementët dhe faktorët kryesorë që e karakterizuan atë periudhë të errët të historisë shqiptare?

FSH: Siç e thashë edhe më lartë, Shqipëria ishte një vend i zenë rob nga një bandë përfaqsuese e një ideologjie anti-shqiptare lindore sllavo-aziatike. Me një regjim, kombinim i flliqët politiko-ideologjik lindor, aq i huaj për traditat shekullore shqiptare, sa që ndryshoi çdo gjë, nga themelet e tzraditës kombëtare, për t’iu përshtatur sa më mirë interpretimit dhe zbatimit të komunizmit, si askush tjetër në botën e atëhershme komuniste. Shqipëria nën komunizëm, për një gjysëm shekulli ishte, si nusja me shumë dhëndrra. Duke ndryshuar kështu karakterin dhe fizionominë e shqiptarit në përgjithësi dhe atë morale e shpirtërore në veçanti. Komunistët shqiptarë, fillimisht me serbo-sllavët – pjellë e të cilëve ishin si krijesë — armiqtë historik të Kombit. Pastaj me sovjetikët (rusët), për tu lidhur ngusht pastaj me kinezët, duke e bërë Shqipërinë komuniste, pothuaj në kuptimin e vërtetë të fjalë, një republikë kineze. Ishte një periudhë fatzezë për Kombin shqiptar kur në Shqipëri, influencat e huaja mbizotëronin në çdo fushë të jetës politike, ekonomike, ushtarake, kulturore e tjera. Kujtojmë shpalljen e Shqipërisë shteti i parë ateist në botë. Me përvetsimin e të ashtuquajturit “revolucion kulturor” kinez, Shqipëria e Enver Hoxhës pranoi të zbatonte në vend një indoktrinim maoist-komunist gjithëpërfshirës në trojet tona, jo vetëm duke kërcënuar kështu çdo gjë shqiptare — traditat dhe vlerat kombëtare shekullore — por edhe duke zhdukur çdo ngjasim ose ide për konceptin e lirisë në Shqipëri. Mjafton të përmend, “zakonet prapanike” dhe “zhdukja e fesë” në fjalimin embajtur më 6 shkurt 1967, kur vërtetë filloi periudha më tragjike e popullit, shqiptar. “Ti djegim me zjarr”, ishte porosia e tij e Enver Hoxhës.

GM: Si i shihni ndikimet e periudhës së regjimit komunist në formimin e shqiptarit të sotëm? Cilat ishin disa nga pasojat më të dukshme të regjimit në shoqërinë shqiptare?

FSH: Shqipëria komuniste dallohej për më keq, në shumë pikëpamje, nga shtetet e tjera komuniste evropiano-lindore. Regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte brutal ndaj vet shqiptarëve, sidomos, kundërshtarëve të ti, por shumë servil ndaj fuqive të huaja me të cilët ai regjim kishte lidhur aleancat- me jugosllavët, sovjetikët e më në fund me kinezët. Shqipëria ishte kthyer në një diktaturë të egër totalitare. Pasojat ishin themelimi i një sistemi politik një-partiak i udhëhequr nga një diktator “par excellence”. I cili ishte krijuar një sistem kontrolli e terrori mbi shoqërinë në përgjithsi e që kishte vendosur një monopolizim mbi çdo aktivitet të shtetit e shoqërisë mbi ushtrinë e policinë, arsimin e kulturën e madje edhe gjuhën. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, shoqëria shqiptare po i përjeton pasojat e periudhës së gjatë totalitare, ndonëse pak më të buta, por rezultati është pothuaj i njëjtë. si rrjedhin i rrethanave politike në Evropë dhe në botë. Shqipëria  (demokratike” anëtare e NATO-s, sot ende konsiderohet si një vend “pjesërisht i lirë”, sa i përket zbatimit të lirisë e demokracisë, lirisë së shtypit dhe të fjalës — vendi më i varfër në Evropë, nga pikëpamja ekonomike. Sa shkrime modeste kam botuaar gjatë viteve duke sjellur në vëmendje refuzimin e klasës politike shqiptare për tu përballlur me të kaluarën komuniste dhe për të dënuar krimet e regjimit të Enver Hoxhës, në përpjekjet për të shlyer sado pak, pasojat mbytëse të regjimit komunist, pothuaj gjysëm shekullor. Sa herë kam shkruar se pa demokraci në parti nuk as demokraci Shqipëria. Por kështu u konvenon udhëheqsve të kësaj klase politike të ashtuquajtur “post-komuniste”. Muri i Berlinit mund të jetë shembur në vitin 1989, por shumë nga pasojat e komunizmit në Shqipëri janë, kryesisht, të pa trazuara sot në vitin 2025 – siç dëshmojnë zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare. Për këtë situatë të krijuar edhe shoqëria shqiptare duhet të mbajë përgjegjësitë e veta – sidomos intelektualët e Kombit. Me të thenë të drejtën, duke i parë se si po zhvillohen punët në trojet shqiptare, kam drojë se po përjetësohen pasojat e regjimit të kaluar por, në përgjithsi, edhe e trashëgimia e të keqes komuniste ndër shqiptarët. Uroj të jem i gabuar.

GM: Komunizmi në Shqipëri, pa as më të voglin dyshim, ishte regjimi më çnjerëzor në Europë, duke shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për popullin shqiptar. Si mund të shpjegohet intensiteti i shtypjes dhe kontrollit të pafundëm mbi individët dhe shoqërinë shqiptare gjatë regjimit komunist?

FSH: Është pak e vështirë ti përgjigem kësaj pyetjeje. Duhet të jetë njeriu psikolog ose psikiatër, ndër të tjera, për të dhenë mundësisht, një përgjigje të sakt për mendje të çmendura që kryejnë krime të tilla. Unë nuk mund të pranojë se Enver Hoxha ishte personifikim i karakterit të shqiptarit, kur flitet për intensitetin e shtypjeve, ndaj kundërshtarëve të tij. Janë disa që thonë se shumica e shqiptarëve kanë prirje majtiste ekstreme, kështuqë e ka bërë diktatorin Hoxha, më të pranueshëm ose më tolerant për ta, megjith krimet e paimagjinueshme. Përndryshe si është e mundur që Shqipëria ishte vendi i fundit stalinist në Evropë e që njihej, jo më kot, si ndër vendet më shtypse, më paranoike dhe më i izoluar në botë. Sepse kemi të bëjmë me një lider komunist shqiptar – Enver Hoxhën – i cili mbeti dishepulli më besnik e më fanatik i Stalinit – përgjegjësit të miliona viktimave të kundërshtarve të komunizmit. Enveri kishte mësues Stalinin, më të “mirin” ndër kriminelët e botës – babai i terrorit të kuq! Enveri u përpoq dhe ia doli që të zbatonte në Shqipëri shumë nga aspektet e stalinizmit, që bota tjetër komuniste sidomos në Ebvropë, e kishte dënuar Stalinin dhe krimet e tija kundër njerzimit. Ndërsa Enver Hoxha e cilësonte stalinizmin, “Demokraci Popullore”.

GM: Tirania e komunistëve, pas marrjes së pushtetit dhe deri në rënien e tij, e zbehu mirënjohjen ndaj atyre që luftuan me ndershmëri për çlirimin e atdheut, për aq sa kishin mundësi. Lufta e tyre u kurorëzua me pushtimin e Shqipërisë nga regjimi komunist, një pushtim që, për nga mizoria, nuk kishte të krahasuar me pushtimin fashist apo nazist. Ky është mendimi im. Si e shihni ju Lëvizjen Nacional Çlirimtare?

FSH: Unë nuk kam ndonjë problem me Lëvizjen Nacional Çlirimtare as me shqiptarët që sakrifikuan jetët në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi. Ajo që më ka shqetësuar dhe më shqetëson është fakti se lufta për çlirim vazhdon të lidhet me periudhën që pasoi Luftën e II Botërore, pra me komunizmin e Enver Hoxhës, si “çlirim” dhe me krimet barbare të regjimit të tij kundër shqiptarëve që e kundërshtonin atë regjim stalinist, diktatorial që robëroi shqiptarët për pothuaj një gjysëm shekulli.  Për fat të keq, komunistët shqiptarë përfituan nga rrethanat politike të pas Luftës së II Botërore. Disa historianë jashtë Shqipërisë kanë konstatuar se e ardhmja e Shqipërisë komuniste është vendosur kur Winston Churchill-i I dha mbështetjen e plotë partizanëve jugosllavë të Tito-s pas konferencës së Teheranit, me 1943. Churchilli citohet të ketë thënë se, “mbështesim ata që i bëjnë dëmin më të madh gjermanëve”. Thjeshtë, nga ky vendim kanë përfituar edhe komunistët shqiptarë, si pjellë e Lëvizjes Komuniste Jugosllave dhe si aleatët e ngushtë komunist të Titos, të cilët themeluan komunizmin në Shqipëri. Për fat të keq, ky vendim, siç dihet, goditi rëndë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve tona.

GM: Diktatori Enver Hoxha dënoi me internim, burg dhe vdekje edhe fëmijët në barkun e nënës. Nuk ka pritur as që të lindin për t’i dënuar! Me barbarizmin e tij shkatërroi qindra mijëra jetë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e më gjerë. Monstruoziteti dhe antishqiptarizmi i tij fakton ekzistencën e djallit, qoftë edhe për “ateistët’’. Për një ‘’copë’’ poezi, ua mori fëmijëve babanë dhe e pushkatoi në një përrua. Për mendimin tim, Hoxha është gjallesa më e çmendur që ka ekzistuar në trojet tona. Ju si do e profilizonit Diktatorin Enver Hoxha?

FSH: Nuk di se çfarë të shtoj pasi jam plotësisht dakort me të gjithë karakterizimin tënd të diktatorit Enver Hoxha. Mjer kombi që e pati. Pyetja ime është se si është e mundur që individë në pozitat më të larta të qeverisë, të shtetit e të drejtësisë shqiptare, por edhe në botën akademike e shkencore sot shprehen nostalgjikë për të dhe për regjimin e tij diktatorial. Por nuk janë vetëm zyrtarët aktualë. Para nja 6-7 vitesh në një raport të OSBE-s në Shqipëri thuhej se 50% e shqiptarëve e donin Enver Hoxhën, megjith krimet e atij regjimi. “Ishim më mirë kur ishim më keq”, është një frazë që përdoret sot në Shqipëri kur populli krahason atë periudhë me gjendjen aktuale. Nuk e di nëse kjo përqindje vazhdon të jetë e tillë edhe sot, por sidoqoftë kjo situatë vërtetë duhet të shqetësojë të gjithë, për një shoqëri si ajo shqiptare që ka përjetuar diktaturën më të ashpër komuniste në Evropë. Nuk ndihmon fakti se qeveritë e njëpasnjëshme të këtyre 35 viteve tranzicion në Shqipëri, nuk kanë dënuar ende krimet e regjimit të Enver Hoxhës as nuk janë përballuar, zyrtarisht, me periudhën e diktaturës komuniste – ndërkohë që shumica e vendeve të qytetëruara i konsiderojnë diktaturat si regjime që, domosdoshmërisht, duhen dënuar! Mos dënimi zyrtar i krimeve të komunizmit në Shqipëri është dhe mbetet një dështim moral e politik i ndërgjegjës njerëzore dhe kombëtare. Kur një popull harron Zotin, ose që e shpall veten kundër Zotit, atëherë çdo gjë bëhet e pranueshme. Edhe monstruoziteti i krimeve të regjimit të Enver Hoxhës!

GM: Në Shqipërinë ateisto-komuniste, shumë klerikë u dënuan politikisht, me internime, burgosje dhe vdekje. Një aspekt i veçantë ishte se Kleri Katolik përbënte një ”viktimë speciale”. Pse u ushtrua një egërsi kaq e madhe ndaj klerit dhe posaçërisht atij katolik?

FSH: Është vështirë të penetrojë njeriu normal në mendjen djallëzore të një maniaku paranoik si Enver Hoxha se pse kishte venë në shënjestër për të zhdukur, sidomos, Kishën Katolike Shqiptare dhe klerin e saj. Ka versione të ndryshme, përfshirë motivet fetare dhe krahinore, në të cilat nuk dua të hyj. Ndoshta i kishte frikë klerikët katolikë si njerëz që kryesisht ishin edukuar në perëndim. Shumë më parë kam lexuar në njërin prej librave të ish-disidentit jugosllav Milovan Djilas, ku ai ka kujtuar një bisedë me Stalinin në Moskë në vitet e para të komunizmit në Ballkan, ku raporton se diktatori sovjetik i kishte kërkuar zyrtarit të lartë komunist jugosllav që t’u përcillte një mesazh “shokëve” në Tiranë: “Nëqoftse doni të ruani pushtetin e proletariatit, eliminoni Kishën dhe klerin katolik shqiptar”. Enveri as nuk i interesonte fare kontributi që kleri katolik shqiptar i kishte dhenë Kombit, historikisht.  Sipas të ndjerit Profesor Sami Repishti, një  bashkvuajtues me shumë klerikë katolikë shqiptarë në burgjet e Enver Hoxhës, në librin e tij, “Lotë, Lavdi e Lumnim”– ka shkruar se për diktatorin Hoxha dhe xhelatët e tij nuk kishte rëndësi fakti as të dinte se, “Klerikët e martirizuar, në të vërtetë, përbënin kolonën vertebrore të një shoqërie shqiptare të organizuar për qëndresë në kryengritjet kombëtare që nga Skënderbeu e deri në Ditën e Pavarësisë, që ky grup i veçantë mbajti gjallë shqiptarizmin për pesë shekuj robënie otomane, që ky grup i veçantë lavroi gjuhën shqipe dhe e mësoi atë në shkolla…se historia e kombit shqiptar nuk njeh nji rast të vetëm kur kleri dhe besimtarët katolikë të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë e në luftat kundër anmiqve kërcënues, e tashti vonë në forcimin e nji Shqipnie të lirë që përpiqet me qenë europiane”, shprehet i ndjeri Profesor Sami Repishti për klerikët e vrarë, të cilët Ernest Koliqi i ka quajtur në një artikull, “Rreze Qytetnije të Fikuna”. Jam dakort me Profesor Sami Repishtin dhe me Ernest Koliqin se tragjedia e klerit katolik shqiptar nën komunizëm “I ven një njollë të madhe kombit”.  Por ajo që dimë për këto “viktima speciale” të komunizmit dhe që tani e di gjithë bota — është se, “Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, të dashur Vëllezër e Motra, nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit…Nuk duhet harruar ç’ka ngjarë… nuk duhet harruar!”, ka thënë Papa Gjon Pali II, në vizitën e tij në Shqipëri në vitin 1993.

GM: Shkodër, 14 janar 1990. Shkodranët dolën hapur kundër stalinizmit duke kërkuar rrëzimin e bustit të diktatorit Stalin. Ky ishte fillimi i fundit të sistemit diktatorial në Shqipëri. Edhe pse Shqipëria ishte në një gjendje më të vonuar krahasuar me vendet e tjera komuniste, protestat u përhapën shpejt në gjithë vendin dhe çuan në rënien e një sistemi çnjerëzor. Si e keni përjetuar këtë periudhë historike?

FSH: Ishte një periudhë shpresëdhense, gati e pabesueshme, por edhe e rrezikshme. Demonstrata e parë anti-komuniste në Shkodër – u quajt e “heshtur”, por jehona e saj ishte e madhe edhe për ne në Amerikë. Nuk kishte si të mos filloninte në Shkodër, qyteti më i vuajtur nga komunizmi. Një shenjë dhe simbol se diçka vërtetë po lëvizte në Shqipëri. Se së shpejti kjo demonstratë mjaft e guximshe për atë kohë, do të shkundte themelet e nji regjimi barbar, terrorist dhe i korruptuar që, për pothuaj gjysëm shekulli, kishte zenë rob, jo vetëm Shkodrën e kulturës e të atdhedashurisë, por një popull të tërë. Megjithse siç thua edhe vet, ishte një akt i vonuar në krahasim me ish-vendet e tjera komuniste në Evropë, ku kishin filluar tanimë ndryshimet e mëdha,  demonstrata e shkodranëve në Janar, 1990 na bindi edhe ne këndej përtej oqeanit se edhe Shqipërisë staliniste – që për dekada kishim dëgjuar të përshkruhej si “kalaja e pamposhtur” e marksizëm-leninizmit-stalinist në Evropë e në botë – i kishte ardhur fundi. Shpresonim që të mos kishte dhunë, por për fat të keq dhuna kundër shkodranëve ndodhi në prill, 1991.  Ishte e qartë se demonstrata e parë anti-komuniste në Shkodër kishte hapur dyert e protestave të tjera anë e mbanë Shqipërisë – dhe se nuk kishte më kthim mbrapa. “The rest is history”, pjesa tjetër i takon historisë. Një vit më vonë, mars/prill 1991, regjimi komunist e kishte gjithnjë frikë Shkodrën anti-komuniste. Delegacioni i parë i Departamentit Amerikan të Shtetit, pjesë e të cilit isha edhe unë — kishte vendosur të shkonim në Shkodër, Me të marrë vesh Ministria e Jashtme e Shqipërisë së kishim vendosur të udhëtonim drejt Shkodrës, na këshilluan që të mos shkonim se qyteti verior, është një “qytet me probleme…por nëse ngulni këmbë që të shkoni, atëherë ne rekomandojmë që të keni “shoqërues” me vete”, na sugjeruan “shokët” e Ministrisë. Përgjigja e delegacionit ishte, se ne do “shkojmë në Shkodër dhe se nuk kemi nevojë për “shoqërues”.

Diktatori me diktatorët

GM: Si pasqyrohet pashpirtësia e diktatorit Enver Hoxha në politikat e tij ideologjike, që shpeshherë shfaqnin një naivitet pervers, duke i kthyer shqiptarët – veçanërisht ata të Kosovës – në “mish për top”, dhe duke i bërë viktima të interesave të fuqive të huaja si Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik?

FSH: Njeriu duhet të jetë psikolog ose psikiatër që të gjykojë çmendurinë dhe pashpirtësinë e Enver Hoxhës, Por unë nuk kuptoj se sa i madh është  numri i shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por sidomos edhe në Kosovë që sot e kësaj dite ushqejnë simpati, ruajnë dhe mbrojnë trashëgiminë e një diktatori barbar si Enver Hoxha. Ishim dëshmitarë të propagandës aq efektive të regjimit komunist të Enver Hoxhës që ushtrohej drejtuar shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Megjithë dëmet që Enver Hoxha i ka shkatuar Kombit, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, prapseprap, disa elementë të shqiptarve në ish-Jugosllavi, të idoktrinuar në marksizëm-leninizëm, shikonin drejtë Tiranës komuniste për ndonjë ndihmë, përballë halleve të tyre të vështira politike dhe ekonomike nën Jugosllavinë komuniste. Disa e jutifikojnë këtë si të pranueshme nën rrethanat e asaj kohe, Unë them se shqiptarët e Kosovës duhej të ishin më të informuar se ç’po ndodhte në Shqipërinë komuniste. Por sot, unë nuk e kuptoj dhe nuk mund ta justifikoj nostalgjinë enveriste që shfaqet haptazi, jo vetëm në Shqipërinë “demokratike post-komuniste”, por edhe në disa qarqe të shoqërisë në Republikën e Kosovës. Enver Hoxha ishte krijesë, pikërisht e asaj partie komuniste jugosllave dhe regjimit të saj në Beograd, vrasëse, përgjegjse për pastrime etnike dhe për gjëndjen e mjeruar të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Enver Hoxha nuk është më, por hija e tij për fat të keq, vazhdon të jetë e pranishme pothuaj në të gjitha hapësirat shqiptare, sepse e vërteta historike nuk mësohet ose anashkalohet, qëllimisht në shkollat shqiptare. Kur flitet për nostalgjinë enveriste më kujtohen fjalët e Ismail Kadaresë të para disa viteve, i cili ka pralajmëruar në lidhje me nostalgjinë komunisto-enveriste se, “Muri i mbrojtjes së solidaritetit të së keqës, po ngrihet”, sidomos në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare, përfshirë Kosovën. Paralajmërimi i Kadaresë duhet marrë seriozisht. 35-vjet më parë, Shqiptarët e rrëxuan murin e tyre të Berlinit. Por ngritja e një muri të ri në mbrojtje të së keqes komunisto-enveriste në trojet shqiptare, do të ishte tepër e rrezikshme për shqiptarët. Në lidhje me këtë, Shqipëria dhe Kombi shqiptar meritojnë më shumë përgjegjësi morale dhe politike nga udhëheqsit dhe elita intelektuale e politike e sotme, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë! Heshtja nuk u ka hije, jo!

GM: Në Shqipëri, ishte e pranishme propaganda kundër ”Imperializmit Amerikan”. A përmendej Shqipëria në politikën dhe mediat amerikane gjatë atyre kohërave?

FSH: Pak ose aspak. Sa i përkiste politikës — është fjala për politikën e jashtme amerikane — Shqipëria përmendej, pak a shumë, një herë në vit nga Depratmaneti Amerikan i Shtetit me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë. (DASH) lëshonte një deklaratë dhe Zëri i Amerikës e transmetonte atë. Shpesh në atë deklaratë, Shtetet e Bashkuara shprehnin gatishmërinë për të vendosur lidhjet diplomatike midis dy vendeve por kurrë nuk kishte ndonjë përgjigje nga Tirana. Shpesh urimi nga Amerika injorohej nga regjimi komunist por ndodhte, varsisht nga gjëndja ndërkombëtare e kohës, që Tirana zyrtare, ndonjëherë të kritikonte ofertën amerikane për rishqyrtimin e marrëdhënieve. Gjuha standarde e Tiranës, nepërmjet shtypit të kontrolluar të regjimit, ishte se Shqipëria Socialiste nuk do të lidhte kurrë marrëdhënie me imperialzmin amerikan. Ndodhte gjithashtu që ndonjë zyrtar i lartë i DASH, ndonëse rrallë, të jepte intervistë për Zërin e Amerikës, siç ishte intervista e Mark Palmer, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, për të folur ekskluzivisht për Shqipërinë. Sa i përket politikës së brendshme të Amerikës, as nuk bëhej fjalë. Shqipëria, pothuaj, nuk ishte fare në radarin e Washingtonit. Larg syve, larg zemrës! Sa i përket medias amerikane, vet-izolimi ekstrem i Shqipërisë komuniste nga bota – sidomos nga vendet perëndimore, e në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, ishte aq i rrept. Ashtuqë ishte e pamundur për gazetarët perëndimorë, sidomos ata amerikanë, të vizitonin Shqipërinë si gazetarë. Edhe kur lejohej ndonjë grup simpatizantësh të regjimit të Enver Hoxhës nga Evropa ose vende të tjera të vizitonin Shqipërinë ndodhte që futej ndonjë gazetar pa u deklaruar i tillë. Më kujtohet se ndër gazetat në zë të Amerikës, ishin Nju Jork Tajms dhe Christian Science Monitor, që nga koha në kohë, botonin ndonjë shkrim origjinal ose të ribotonin nga burime evropiane ndonjë artikull mbi Shqipërisë komuniste, por shumë rrallë.

GM: Si e vlerësoni rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve europiane në procesin e rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri?

FSH: Shembja e Murit të Berlinit me 1989 që rezultoi në shembjen e regjimeve të komunizmit zyrtar ndërkombëtar në Evropë ishte një ndërmarrje e përbashkët amerikano-evropiane dhe nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj shembjes së komunizmit në një vend, siç ishte Shqipëria, ose ndonjë vend tjetër, por ishte një luftë që duhej fituar për çlirimin e Evropës nga komunizmi — arkitekti i të cilës, sipas historianëve ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, megjithse nuk ishte i vetëm në këtë nismë historike. Duhet thënë se edhe Shqipëria ishte pjesë e kësaj ndërmarrjeje historike e botës perëndimore demokratike, për të shembur njëherë e mirë komunizmin në Evropë, si një sistem qeverisës. Ishin Ronald Reagan, Margareth Thatcher, udhëheqës të tjerë evropianë si Kancelari gjerman Helmut Kohl dhe Papa Gjon Pali II. Një rol me rëndësi ka luajtur natyrisht edhe udhëheqsi i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev. Ishin këta motorat shtytës që më në fund bënë ndryshimin historik, jo vetëm në Evropë por edhe në botë, në mbarim të shekullit XX. Me ndihmën edhe të faktorëve tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë, si radiostacionet ndërkombëtare, Zëri i Amerikës, (VOA), BBC-ja dhe Radio Evropa e Lirë. Për rolin e pazevendësueshëm të këtyre radiove janë prononcuar shpesh, Lech Walesa dhe Vaclav Havel, ndër të tjerë disidentë evropianë. Edhe udhëheqës shqiptarë nga të gjitha trojet janë deklaruar për rolin që Zëri Amerikës në gjuhën shqipe ka luajtur gjatë dekadave në rrëximin e komunizmit në Shqipëri. Një rol të fortë në rreximin e komunizmit në përgjithësi, kanë luajtur gjatë viteve para shembjes së Murit, edhe lëvizjet e qendresës anti-komuniste në Evropën Lindore e Qendrore, si Lëvizja Solidarnost në Poloni dhe organizata të drejtave të njeriut në vende të tjera të rajonit. Kështuqë, unë vlerësoj se Presidenti Ronald Reagan me vendosmërinë e tij me vepra dhe me fjalë: “Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!” — mund të ketë qenë arkitekti kryesor i mbarimit të komunizmit në Evropë, por fitorja e lirisë kundër komunizmit ndërkombëtar mendoj se, në përgjithsi, ishte një fitore e bashkpunimit të ngushtë amerikano-evropian, në nivel ndërkombëtar. Bota sot ka nevojë për burrështas të tillë – përball sfidave të mëdha me të cilat përballet njerëzimi.

GM: Si e vlerësoni rolin e Azem Hajdarit, si lider i studentëve, dhe kontributin e individëve të tjerë të rëndësishëm, si Sali Berisha, së bashku me pjesëmarrjen e qindra e mijëra studentëve, intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë, në forcimin e lëvizjes studentore dhe rinore që kulmoi më 8 dhjetor 1990, duke çuar në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri?

FSH: Me të thenë të drejtën, unë kam respekt për të gjithë liderët e studentëve, përfshir Azem Hajdarin të cilin e kam njohur pas disa takimave me te. Ishin kohë të vështira për të gjithë. Respektoj edhe guximin e secilit student/e dhe të gjithë të tjerëve që kanë marrë pjesë në atë kohë, në lëvizjet demokratike. E di se nuk ishte kollaj të dilnin në protesta anti-komuniste, se regjimi komunist, Sigurimi i Shtetit dhe “Pionerët e Enverit”, kontrollin gjithëçka dhe ishin gjithnjë në gjendje të shkaktonin gjakdershje masive në popull. Nuk më pëlqen të komentoj ose të vlerësoj kontributin e njërit ose tjetrit të asaj periudhe, sepse rrezikoj të mos përmenden pjesëmarrës të tjerë me kontribute. Historia e komunizmit në Shqipëri por edhe zhvillimet demokratike dhe roli i individëve të veçant në to, ndërkohë që diktatura komuniste, ishte në ditët e fundit të saj, ndoshta zyrtarisht, por jo aktualisht – duhet patjetër të rishkruhet nga historianë të vërtetë të një brezi të ri – që të mos jenë as të lidhur familiarisht, as të influencuar nga iedologjia komuniste.

GM: A mendoni se është bërë mjaftueshëm për të dokumentuar, hetuar dhe reflektuar mbi periudhën komuniste në vendin tonë? A janë të mjaftueshme përpjekjet për të trajtuar pasojat e regjimit, si dhe për të ruajtur kujtesën historike për brezat e rinj? Cilat janë sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë për një reflektim më të thelluar dhe një trajtim më të plotë të asaj periudhe?

FSH: Siç thashë edhe më lartë, historia duhet të rishkruhet nga historianë të vërtetë, të një brezi të lindur pas 1990-ave, mundësisht të arsimuar në perëndim: larg nga profesorët dhe akademikët e periudhës së komunizmit. U takon historianëve të vërtetë që të vlerësojnë nëse është bërë mjaft, por nga pikëpamja ime nuk është bërë mjaft për të vërtetën ashtu siç kanë ndodhur dhe zhvilluar punët. Por sfidat janë të shumta. Nuk ka vullnet që, jo vetëm politika që nuk distancohet, zyrtarisht, nga e kaluara komuniste por edhe komuniteti akademik e shkencor në Shqipëri ka mbetur i lidhur me atë periudhë fatzezë të historisë së Kombit. Uroj që koha të bëjë ndryshimin, por vej re se edhe disa historianë dhe akademikë të brezit të ri, me mendime majtiste, sikur e ndjejnë për detyrë të mbrojnë ose në minimum të mos kritikojnë – të jenë “asnjanës” — ndaj historiografisë komuniste, që ende mbizotëron në tekstet shkollore dhe universtare.  Unë vazhdoj t’i mbetem besnik mendimit tim se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancim serioz të Shqipërisë nga krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasojat e tmershme të atij regjimi mbeten edhe 35 vitesh n[ mbarë shoqërinë shqiptare. Aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm, as për ndërkombëtarët dhe as për shqiptarët, Një prej faktorëve kryesor, në mendimin tim, që po shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga rinia e saj dhe nga më të mirët e Kombit. Sfida kryesore ndaj mostrajtimit të pasojave të komunkzmit, mendoj unë, është mos gatishmëria e klasës politike për tu përballur me pasojat e komunizmit dhe mos dëdnimi I krimeve të regjimit komunist. Si mund të ndodhë kjo kur kryeministri i vendit nga folësja e Kuvendit shpreh krenarinë e tij për periudhën komuniste duke thenë se “Komunizmi e komunistët ishin në rrugën e duhur të historisë”!?

GM: Çfarë përfaqëson për ju komunizmi si ideologji, i cili, fatkeqësisht, vazhdon të jetë i pranishëm zyrtarisht në disa vende të botës?

FSH: Në përgjigje të kësaj pyetjeje dua t’i referohem, “Librit të Zi të Komunizmit: Krimet, Terrori dhe Shtypjet”, një vepër kjo e francezit Stephane Courtois dhe akademikëve të tjerë evropianë, një libër që dokumenton krimet politike, përfshir gjenocidin dhe barbarizma të tjera të regjimeve komuniste në botë, përfshirë Shqipërinë. Jam dakort me autorët e atij libri se komunizmi ishte praktikuesi më i egër i “krimeve kundër njerëzimit”, në histori. Një sistem politik që shkaktoi miliona viktimash njerëzore — sipas tyre rreth 100-milion gjithsejt — dhe miliona viktima të tjera që vuajtën në kampe përqendrimi, kampe pune e burgje të ndryshme. Ishte një sistem që në çdo vend ku kishte marrë pushtetin me forcë — i kishte shpallur luftë traditave kombëtare, kulturës, letërsisë, historisë, fesë. Dhe në përgjithësi, sipas autorëve, kishte ndërmarrë një luftë kundër vet qytetërimit botëror, me qëllim të krijimit të ‘’njeriut të ri’’. Ky gjykim i komunizmit në atë libër, nuk bëhet nga anti-komunistë ekstremë, por nga historianë e akademikë të krahut të majtë evropianë, ish-komunistë ose simpatizantë të komunizmit.  Kur shkrimtari francez i majtë, Andre Gide pat vizituar parajsën komuniste të Stalinit, pasi u këthye së andejmi, ka deklaruar se ‘’Dyshoj të ketë ndonjë vend në botë, përfshirë edhe Gjermaninë e Hitlerit, ku liria e mendimit të jetë më e pakët dhe më e terrorizuar se sa në Bashkimin Sovjetik’’.  Ish-presidenti amerikan Ronald Regan e ka quajtur komunizmin si “një kapitull të dhimbshëm dhe të pakuptueshëm të historisë”, si një sistem që ishte ngritur mbi baza që ishin në kundërshtim me natyrën njerëzore. Ndërkohë që Zbignjev Brzezhinski e ka cilësuar ideologjinë komuniste si një “doktrinë të huaj’’ që iu imponua Evropës Lindore, pro-përendimore. Në referencë të pyetjes tuaj, vërtetë se komunizmi është ende, zyrtarisht, i pranishëm në disa vende, por për fat të keq komunizmi është i pranishëm, jo zyrtarisht, në shumë vende, përfshirë Shqipërinë tonë. Krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të na kujtojnë që të mos harrojnë natyrën e vërtetë barbare të atij sistemi. Heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri është e pafalshme, sidomos heshtja intelektualëve, historianëve, por edhe gazetarëve dhe të gjithë atyre të cilët kanë bërë të mundur mbijetesën dhe zgjatjen e jetës së regjimit komunist, duke e mbrojtur me lëvdata dhe me shkrime gënjeshtër. Duke mohuar të vërtetën, atëherë dhe sot.  Ata intelektualë që mbrojtën dhe mbështetën, mundësuan dhe legjitimuan komunizmin gjatë dekadave por edhe në ditët e sotëme, me nostlagjinë e tyre për atë regjim – do duhej të konsideroheshin, jo vetëm si konspiratorë e komplotistë por edhe bashkfajtorë për vrasje, internime, burgosje pa faj, e tjera krime kundër njerëzimit.

GM: Çfarë mesazhi do të dëshironit të përcillni për brezat e rinj që nuk e kanë përjetuar atë periudhë, si edhe për ata që ndihen nostalgjikë ndaj saj?

FSH: Për brezat e rinjë në rastin e Shqipërisë por edhe të Kosovës është e vështirë të mësojnë për krimet e komunizmit sepse në politikën e të dy shteteve shqiptare mbizotëron një majtizëm i flliqët me origjinë sllave që beson se ai sistem, megjithë dështimet historike, ofron gjithnjë zgjidhje për problemet e shoqërisë sot. Por kjo edhe për arsye se shumë politikanë shqiptarë sot, në dy anët e kufirit, e kanë origjinën, familiarisht ose ideologjikisht, në sistemin komunist, por edhe si “demokratë”, ata janë dhe mbeten produkt i atij sistemi, ndonëse me qime tjera por veset e tyre është shumë vështirë t’i harrojnë. Si përfundim, atyre nuk u shkon për shtat që të përballen me të kaluarën komuniste. Kjo klasë politike, në të vërtetë, nuk do që brezi i ri të mësojë ose të kujtojë krimet, as historinë e vërtetë të komunizmit. Sepse po të donin një gjë të tillë, dy ministritë e arsimit do e bënin të detyrueshëm mësimin në shkolla mbi historinë e komunizmit vendas dhe ndërkombëtar. Për rreziqet që kjo ideologji kriminale paraqet për brezat e ardhëshëm dhe do të siguronte që brezat e ardhëshëm të shqiptarëve të kuptojnë më mirë dhe të mos harrojnë historinë e tmershme dhe tragjike të komunizmit, por jo vetëm. Do të bënte që brezi i ri i shqiptarëve, duke mësuar për ato krime, do të bindte ata që të mos përsëriten më, por të punojnë me gjithë fuqitë e tyre në mbrojtje të parimeve të lirisë dhe të demokracisë së vërtetë, anë e mbanë trojeve shqiptare. Në mungesë të kësaj, fatkeqsisht, rinia shqiptare po merr rrugët e botës, pasi, ndër të tjera halle që ka, e shikon politikën aktuale nostalgjike për komunizmin të lidhur ngusht — moralisht e politikisht — me të kaluarën e regjimeve sllavo-komuniste që kanë sunduar trojet shqiptare sot e më shumë se gjysëm shekulli. Sa u përket nostalgjikëve të komunizmit, të gjitha niveleve dhe fushave të ndryshme, përfshir politikën, por sidomos nostlagjikëve të regjimit komunist enverist, që e konsiderojnë veten intelektualë e që gjithë jetën e tyre private dhe profesionale kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë e të mbështetin atë sistem – unë besoj se historia do i gjykojë rëndë. Historia do të jetë e pamëshirshme për të gjithë ata – që, qoftë edhe në heshtje ose duke qenë indiferentë ndaj atij sistemi – kanë mundësuar dhe vazhdojnë të jenë nostalgjikë duke mos dënuar krimet e regjimit komunist edhe kundër intelektualëve më të dalluar të Kombit–atëherë të gjithë këta vazhdojnë të legjitimojnë krimet e komunizmit gjatë dekadave por edhe në ditët e sotëme. Historia do duhej që këta tipa “intelektualësh”, mbrojtës fanatikë të komunizmit, të konsideroheshin, të pakën moralisht, jo vetëm si konspiratorë e komplotistë, por dhe bashkfajtorë për vrasje, internime, burgosje e tjera krime kundër njerëzimit. Edhe sot këta intelektualë shqiptarë vazhdojnë të bëjnë kompromis me të keqen. Kombi shqiptar ka nevojë për intelektualë me moral dhe me orientim perendimorë, aty ku e kanë vendin shqiptarët, nga pikëpamja gjeografike, historike dhe kulturore! Prirjet sllavo-aziatike lindore në radhët e intelektualëve shqiptarë — nostalgjikë të komunizmit — rrezikojnë shpërbërjen e Kombit.

Sot është e mundur të shesësh anonimitetin shumë lirë- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë dhe të pavarur ku privatësia, liria e shprehjes dhe anonimiteti nuk janë vetëm fjalë në një fjalim partie, por një realitet edhe në epokën e informacionit.
***
E drejta për anonimitet
Mund të jesh mendimtar e megjithatë të shkruash mirë. Por ne shqiptarët jemi mësuar ta rendisim një mendimtar që shkruan mirë në radhët e shkrimtarëve. Ndoshta ngaqë pjesa dërrmuese e shkrimtarëve tanë nuk janë mendimtarë, por shkruajnë një shqipe të dobët që mund t`u falet vetëm mendimtarëve.
Të nderuar bashkëkombës, prej vitit 2001 e deri tani kam marrë shumë letra prej lexuesve të mi të cilët janë kureshtarë ta dinë se kush jam unë. Kjo është arsyeja e kësaj letre.
Kam respekt të veçantë për gjithë themeluesit e gazetave me të cilat bashkëpunoj, por mjerisht me shumicën prej tyre akoma nuk jam takuar personalisht prandaj nuk kam dërguar fotografinë time. Një minus të cilin do ta përmirësoj shpejt sepse patjetër t`i njoh për së afërmi bashkëkombësit që i vlerësoj. Kjo vlen edhe për shumë miq dhe simpatizues të letrave të mia.
Më përpara kam postuar në internet 2 fotografi të mia, por pa dhënë emrin tim. Në njërën prej tyre dukem tërësisht qartë, në tjetrën aspak; dhe të dyja janë keqpërdorur nga të huajt (jo nga shqiptarët) për motive komerciale.
Paraqitja ime në internet nuk është anonime në kuptimin e plotë të fjalës. Kam postuar fotografinë e vajzës time, gruas, “hajmalisë” time luftarake, një letër e shkruar me dorë, adresën e postës elektronike (kjo, bashkarish me korrespondencën me shumë bashkëkombës, si verifikim autorësie kur të vije rasti).
Në kohën e fëmijërisë time, gjithë familja ime më e afërt, përfshirë mua, me bindje e arsye, zyrtarisht e kanë ndryshuar identitetin. Por, në internetin shqiptar paraqitem me emrin dhe mbiemrin origjinal me të cilin më kanë pagëzuar prindërit e mi, tërësisht në përputhje me certifikatën e lindjes. Prandaj “nuk gjendem” në Google. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që për momentin s`mund të dalin tërësisht në dritë. Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim.
Nëse ndonjë bashkëkombës dëshiron të di më tepër për mua le të shfletoj artikullin:
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/cid_177/Zeqir-Lushaj:-Intervist%C3%AB-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html
***
Pa votues të mirë-informuar, demokracia nuk funksionon. Zgjedhësit më së shumti nuk i kuptojnë pasojat e zgjedhjes së tyre, sepse ajo heshtet ose  shtrembërohet nga shtypi kryesor puthadorë, që financohet nga partitë politike antikombëtare të trojeve tona. Ka njerëz që mishërojnë shumë cilësi; të qenit, dhelprës, gjarprit apo gomarit por s`kanë pasur probleme nga kjo. Madje disave, që këto cilësi i kanë tepër të spikatura, u ka prirë fati pikërisht për këtë arsye.
Prandaj është e rëndësishme që sa më shumë atdhetarë (përfshirë vogëlsinë time) të marrin pjesë në forma të ndryshme të veprimtarisë politike. Është e nevojshme dhe domosdoshme të kemi pasqyrim dhe njohuri të mirëfillta si dhe të jemi seriozisht të interesuar dhe aktiv.
Unë shkruaj për bazat politike të drejtësisë, besimit dhe lirisë, të cilat edhe ne shqiptarët duhet t`i kemi. Vlerat e përbashkëta shoqërore të drejtësisë dhe besimit duhet të jenë të balancuara me lirinë individuale.
Kur psikologët marrin pjesë në debatin publik, është shpesh për të shpjeguar se pse është ashtu siç është, ose ishte ashtu siç ishte. Njohuritë psikologjike aplikohen për të kuptuar ngjarjet: dhunën dhe konfliktin; dhe nga koha në kohë të ngjarjeve të lumtura. Duke shpjeguar ngjarjet sociale psikologët mund të krijojnë një pasqyrë më të plotë, të tregojnë lidhjet e mundshme dhe ndoshta i bëjnë ato më të kuptueshme.
***
E drejta për privatësi?
E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime ka një traditë të gjatë në shtetet Perëndimore. Ka shumë arsye për të përqafuar mundësitë për përdorimin e anonimitetit. Një prani anonime në internet për ndonjë individ mund të ofrojë mundësi për të eksploruar aspekte të vetes, pasi ajo është e vështirë për ta bërë në kontekste të tjera.
Mund të ketë raste kur është më mirë të jesh anonim. Kjo është pjesërisht për sigurinë, por gjithashtu mund të jetë një numër arsyesh të tjera të mira të mos e përdorësh emrin tënd në internet.
E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime është një pasojë e natyrshme e lirisë së shprehjes dhe është thelbësore në qoftë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të raportojnë kushte të papranueshme, ose të flasin dhe të shkruajnë për temat speciale; dhe nuk dëshirojnë që fotografia apo emri i tyre të jetë i bashkëngjitur përgjithmonë në Google.
Redaktorët kanë një përgjegjësi që përfshinë atë që është shkruar në fushat e komenteve. Të mos lejon letrat e kriminelëve. Ata do të sigurojnë që ligji i vendit përkatës të mos thyhet.
Disa nga të mirat me internet është se gjithashtu sfondi juaj (prapaskena), përgatitja juaj shkollore, prejardhja (historia e familjes së juaj), klasës shoqërore që i takoni dhe çfarëdo tjetër që ju definon si të denjë për të dëgjuar ose jo (aftësitë oratorike që flet bukur e rrjedhshëm), mund të zhduken nga përdorimi i anonimitetit. Shembull: Dikush vjen nga një familje e njohur por nuk është i zoti në shprehje, megjithatë shkrimet e tij nga lexuesit vlerësohen shumë më tepër se që meritojnë vetëm për shkakun e prejardhjes së kalemxhiut. Por kur është në pyetje një anonim, shkrimet (aftësitë e shkruesit) vlerësohen shumë më realisht (paanshëm) sepse askush nuk ka paragjykime, simpati apo antipati paraprake ndaj autorit.
Në Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi lirinë e komunikimit në internet, vendimi i Komitetit të Ministrave më 28 maj 2003 thuhet:
“Parimi 7: Anonimiteti: Për të siguruar mbrojtjen kundër mbikëqyrjes të lidhur drejtpërdrejtë dhe për të promovuar lirinë për të shprehur informacione dhe ide, Shtetet Anëtare duhet të respektojnë dëshirën e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tij.”
Anonimiteti është kryesisht i rëndësishëm për njerëzit që nuk mund të dalin me opinionet (mendimet e tyre) pa frikë hakmarrjeje, për veten ose familjen. Disa tjerë i pengon profesioni.

Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Është e rëndësishme që të merremi me realitete, dhe jo të bëhemi komentues të situatës botërore dhe të gjitha zhvillimeve që vijnë. Duhet ta marrim dhe ta tregojmë situatën ashtu siç është.

Këto krijesa të liga në fakt nuk largohen nga pushteti, ata thjesht ndryshojnë pozicionet në vendet e tyre të “punës”. Qeni kthehet në të vjellat e veta dhe një derr i sapo larë zhytet në baltë.

Si njerëz të lirë, nuk duhet të jeni ata që e përdorni lirinë si pretekst për të keqen, por si shërbëtorë besnik të vendit dhe të popullit.

Ne e dimë që ligji i mirëfilltë është i mirë nëse përdoret ligjërisht.

Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë këtë, se ligji nuk është bërë për njeriun e drejtë, por për të paligjshëm dhe të pabindur, për hajdutët dhe tradhtarët, për spekulantët (mashtruesit) dhe gënjeshtarët, për vrasësit dhe rrëmbyesit, për pedofilët dhe kopilët, për të pabesët që bien në kundërshtim me rregullat njerëzore…

Më lejohet të bëj çdo gjë (që nuk është e dëmshme për shoqërinë) – por nuk do të lejoj asgjë të ketë pushtet mbi mua!

I stërzgjaturi i droguar çarmatosi pushtetet dhe autoritetet dhe vazhdon të bëjë një spektakël publik të tyre.

Nuk lodhem të shkruaj të njëjtën gjë pa pushim, dhe për ju është më e sigurt. Kujdes nga qentë me dy këmbë! Kujdes nga punëtorët e këqij! Kujdes nga fëlliqësirat e paturpshëm!

“Ai që dëshiron të ketë shumë të drejta dhe liri të vogla, korr padrejtësinë e madhe dhe mungesën më të madhe të lirisë.”

Liria nuk është njësoj si të jesh i vetëvendosur dhe sovran. Liria nuk është që unë të bëj ligjet e mia.

Shumë nga ata që përdorin fjalë madhështore për lirinë janë në të vërtetë skllevër – të një ideologjie, të një frike, ose thjesht janë skllevër të prirjeve të tyre të liga.

Prandaj ia vlen të pyesim nëse vlera e madhe e lirisë në të vërtetë po humbet gjatë rrugës. Liria (që na mungon) është një vlerë që nuk duhet ta humbim. Por fillimisht, ne shqiptarët duhet ta fitojmë (duke hedhur në koshin e plehrave ndyrësirat), dhe më pas ta mbajmë me çdo kusht.

PS: Të dashur bashkatdhetarë, siç e dini, kam lindur dhe jetoj jashtë territorit shqiptar, profesioni im nuk është gazetaria, por meqenëse dua të jap kontributin tim modest për atdheun e gjyshërve të mi, kam shkruar për shumë gazeta kombëtare që nga viti 2001.

Para se të filloj të shkruaj diçka, rri e vështroj me kujdes nëse rrjedha reale e ngjarjeve (temës) përkon me parashikimet e mia. Nëse nuk përkon, atëherë e kuptoj se jam në rrugë të gabuar, dhe nuk shkarraviti.

Megjithatë, askush nuk është i gjithëdijshëm; mendoj se në aftësitë analitike kam mjaft mangësi, por kam një veti tjetër – një aftësi kritike të fuqishme. “Liria ka emër” – thonë disa, por edhe veteranët e rremë, hajdutët, mafiozët, mashtruesit, spiunët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët (qentë) kanë emër.

Le t’u themi emrat e tyre, le ta kuptojnë njerëzit kush janë ata, dhe jo bla bla bla dhe asgjë nuk tha.

Kam edhe një gjë me dikë që komenton letrat e autorëve të mirëfilltë por që nuk respektojnë rregullat, fyejnë pa asnjë arsyetim:

Përpiquni t’i përmbaheni çështjes (tema e autorit të artikullit që po lexoni dhe komentoni) të tregoni etiketë të përbashkëta dhe të kontribuoni në debat në shqip mjaft korrekt.

18.02.2025


Send this to a friend