Elisabeta Imeraj, nje nga te paktat prokurore qe ka drejtuar akuzen pergjate ketyre dekadave, eshte tashme prej disa ditesh ne qender te vemendjes, per shkak te sulmeve te paprecedenta, me qellim denigrimin e fyerjen e personalitetit te saj.
Etiketimet e percjella ne adrese te saj nga vezhguesit nderkombetare e jo vetem, kane cenuar pa asnje medyshje standartin a proçesin e vettingut, kaq shume te kontestuar tashme.
Per fatin e mire te sajin e jo vetem, rezultatet e spikatura te punes se saj, tek ka kryesuar akuzen si pakkush ne dhjetra raste, jane te admirueshme pa asnje medyshje.
Ne korridoret e prokurorise, nje zonje sharmante e plot klas, apo “malokja” siç eshte cilesuar sefundmi, nis diten e saj heret ne mengjes ndersa drita e zyres se saj mbyllet e fundit ne ate godine hijerende.
Qytetare, avokate e kolege te saj, njohin e vleresojne fort qasjen, durimin, profesionalizmin e seriozitetin e pamate me te cilen trajton çdo problem aty.
Elisabeta Imeraj eshte sot nje frymezim per te gjitha zonjat juriste ne karriere, duke i bere nder ketij sistemi.
Asnje broçkullitje ne letrat pa emer e figure te percjella dihet se pse prej disa kohesh tashme, nuk do te mund te njollose figuren e emrin e saj te mire.
Trajtimi pa kriter e mase i rasteve te “malokeve nga veriu”, permes gjykimeve a vendimeve suvjektive, nuk jane lajm i mire per sistemin e drejtesise, per qytetaret e ketij vendi posaçerisht!
Ky sistem ka nevoje te “krasitet” pa asnje medyshje, pasi jo pak drure te shtrember ndodhen ne te, por “krasitja” jashte çdo kriteri te pranueshem, po krijon nje precedent te rrezikshem tashme.
Nderkaq Komisioni i Venecias ka sjelle ne vemendjen e te gjitheve nje raport te posaçem me dhjetra parregullsi e pasaktesi ne rradhe lidhur me vendimet e dhena nga organet e vettingut, ndersa demi jo veç per kete shkak eshte i pamatshem e i pallogaritshem.
Kolapsi ne sistemin e drejtesise, amullia e ngerçi per shkak te largimit te gjygjtareve e prokuroreve me pervoje nga sistemi, paniku, pasiguria e vijimi i reformes si ne ’44, po rendon se tepermi qytetaret e ketij vendi, jashte çdo perfytyrimi normal.
Nje dite me shume gjase dikush do te pergjigjet per gjithekete, por askush nuk do te mund te shlyeje demin e pamate e me kosto te konsiderueshme paskesaj!
E kur i gjithe ky proçes te perfundoje, asgje nuk do te jete më si me pare!
Fenomeni i “malokeve” duhet te marre fund sa me pare, ne rast te kundert gjithshka do te shnderrohet ne farse.
Jam sot perkrah saj, ne nderim te çdo perpjekje serioze qe Znj. Imeraj ka ndermarre ne vite.
Per fat te keq autoriteti kunder diskriminimit, shoqeria civile e jo vetem, zgjedhin te vegjetojne ngahera, ndersa qytetaria a ndergjegja qytetare jane ne agoni, si askund tjeter nuk ndodh.
Komentet