Me rastin e 24 majit, Ditës së e Alfabetit, Kulturës dhe Letërsisë Bullgare, 110- vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Bullgari-Shqipërisi dhe 30 vjetorit të Nënshrimit të Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit midis dy vendeve në Muzeumin Historik Kombëtar u hap ekpozita e piktorit shumë të njohur bullgar Vassil Stoyev. Ne ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë z.Ivaylo Kirov!
Në fjalën e tij Ambasadori i Bullgarisë Shkëlqesia e tij,z.Ivaylo Kirov pasi shprehu falenderimet e tij për të ftuarit theksoi:
“Në këtë ditë përkujtojmë vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij, të cilët na dhanë germat shkrimin në shekullin e largët të IX-të, si dhe të gjithë ata që në shekujt e mëpashëm dhanë kontribut për letërsinë dhe arsimin bullgar”.
“Këtu dua të kthehem në historinë e përbashkët të popullit bullgar dhe shqiptar, që ka lidhje me festën për të cilën jemi mbledhur sot. Dy dishepujt e vëllezërve Kiril dhe Metodij, Gorazd dhe Angelarij, janë varrosur në territorin e Shqipërisë, në qytetin e Beratit. Për shkak të veprimtarisë së tyre, ata u shpallën shenjtorë nga Kisha Ortodokse. Sot varret e tyre vizitohen nga turistët bullgarë, që vijnë në vendin tuaj të bukur”, thekson ambasadori Kirov.
“E theksoj këtë lidhje historike mes dy popujve, për të vënë në dukje se, këtë vit festojmë edhe dy përvjetorë më të rëndësishëm – 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Ekspozita e sotme është pjesë e aktiviteteve në kuadrin e shënimit të tyre”,vazhdon ai.
“Për më tepër, ju bëj me dije se momentalisht në Sofje, po zhvillohet një koncert festiv i sopranos së madhe Ramona Tulumani, me të cilin Ambasada Shqiptare në Sofje, me idenë e Sh. S. Znj. Donika Hoxha, shënon dy përvjetorët. Le t’i urojmë suksese”shprehet ambasadori.
“Dua të them dhe diçka tjetër, me anëtarësimin e Bullgarisë në BE, alfabeti sllav, alfabeti cirilik, u njoh si alfabeti i tretë zyrtar, së bashku me alfabetin latin dhe atë grek. Lidhur me këtë, po shpreh shpresën time personale, që së shpejti do t’ju mirëpresim, ju , miqtë tanë shqiptarë, si pjesë me të drejta të plota të këtij bashkimi,dhe në fund, por jo më pak me rëndësi, ne e zgjodhëm ekspozitën, artin figurativ si mënyrë të shprehjes, e cila një mishërim, i cili në dekadën e fundit ka qenë shumë i njohur në Shqipëri”thekson në fjalen e tij. fjalen e tij ambasadori Kirov.
“Për këtë arsye iu drejtuam njërit prej artistëve bashkëkohorë bullgarë, më të njohur dhe më të njohur të brezit të tij, zotit Vasil Stoyev. Veprat e tij janë një kulminacion i emocioneve të tij, dhe provokohen nga ngjyrat dhe forma, në një tërësi të unifikuar. Ato kombinojnë parime ,në dukje kontradiktore në një mënyrë unike”,perfundon fjalën e tij ambasadori.
Ndërkohë ekspozita dhe veprat e paraqitura në të, janë vlerësuar dhe nga KritikaShqiptare. Kuratori Artan Shabani, u shpreh me superlativa ,për piktorin e vendit mik bullgar!
“Veprat e Vassil Stoyev i referohen në mënyrë metaforike tiparit piktorik të artistit bullgar. Ato janë të përbëra nga penelata të forta, të cilat na sjellin një jehonë, që vibrojnë me ndjeshmëri të gjitha kromatike. Në pikturat e ekspozuara ndihet disonanca e toneve të forta, që kontribuojnë në formë të dhënë, universit koloristik, ai krijon sintagma imponuese, për të lidhur më pas montimin në një proces të mbërthyer atje të montazhit, kur bashkohen pamje të ndryshme të një skene.”-citon kuratori Artan Shabani.
“Vassil Stoyev e fillon jetën e tij me pikturën figurative, dhe më pas ai fokusohet në çlirimin e punës së tij krijuese, deri në abstraktin e formave, Stoyev i sjell këto imazhe të formuara në telajo, dhe për piktorin ato janë preteksti, për t’i dhënë formë rasteve dhe ngjarjeve që ende nuk janë shfaqur”-shton Shabani.
“Artisti thekson rëndësinë dhe vlerën simbolike të objekteve ,që synojnë jetën e tyre, të secilit prej nesh. Linja vizionare, dhe njollat plot ngjyra artisti i vendos qëllimisht ,ku gjithçka mund të ndodhë.Qasja e tij ,nuk kërkon të kristalizojë një moment të saktë, por të rikthejë ndjesinë e një takimi hipotetik shikimesh me protagonistin”,shprehet kuratori Artan Shabani.
Vlen te theksohet se kjo ekspozitë u organizua nga Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë,në vendin tone,në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar!
Ekspozita vetjake e artistit të njohur bullgar Vassil Stoyev, vjen për herë të parë në sallat e Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë në një mbrëmje gala. Kjo ekspozitë shfaq rreth 40 punime, me rastin e 24 Majit-Ditës së vellezërve të shenjtë KIRIL dhe METODIJ, të arsimit e kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave. Vassil Stoyev, një nga piktorët më të njohur bullgarë viziton Shqiperinë për here të pare. Në një bashkëbisedim shumë miqësor dhe të këndshëm piktori rrëfen ndjesitë edhe përshtypjet e tij në lidhje me Shqipërinë.
—–
Gazetarja:Mirë se erdhët në Tiranë ! Si ju duket Shqipëria?
Vassil Stoyev: Faleminderit! Më ka bërë përshtypje infrastruktura e rrugëve, rrugë të mirëmbajtura, dhe të ndriçuara mire. Shqipëria dhe Tirana më duken shumë interesante. Më pelqeu shumë Muzeu Historik Kombëtar, ku janë ekspozuar veprat e mia! Është një muze prestigjoz. Mesa vura re unë, ketu janë ekpozuar shumë fakte nëpërmjet artit .
Gazetarja; Ndodheni në Tiranë i ftuar nga Ambasada Bullgare,Konsullata e Nderit e Bullgarisë dhe është gjetur pikërisht “Dita e Alfabetit, Kulturës dhe Letërsisë Bullgare”!Dy fjalë për rëndësinë e ngjarjes!
Vassil Stoyev:Kjo është një festë, që bullgarët e festojnë duke shprehur dashurinë për gjuhën e tyre.Unë që kur kam lindur e festoj!
Gazetarja:Meqenëse jemi në Ditën e Alfabetit,Kulturës dhe Literaturës Bullgare a po influencojnë rrjetet sociale negativisht në drejtshkrimin e gjuhës bullgare?
Vassil Stoyev: Jo absolutisht!Bullgarët e vlerësojnë,duan dhe e ruajnë gjuhën e tyre!
GAZETARJA- S’ka flm. As klb
Vassil Stoyev–Jo absolutisht, ka blagodarja ,vsicko dobro (qesh)
Gazetarja: A ka komunitet shqiptar në Bullgari? Cfarë marrëdhëniesh kanë bullgarët dhe shqiptarët ne Bullgari?
Vassil Stoyev: Patjetër që ka. Bullgaria dhe Shqipëria sot festojnë 110 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatke midis dy vendeve tona, Bullgari-Shqipëri,si dhe 30 vjetorin e Nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit midis dy vendeve!
Gazetarja: Çdo bashkëpunim do të thotë lidhje, komunikim, partneritet!Artistët zgjidhen gjithnjë,si ndërmjetësit më të mire midis popujve! A jam e saktë?
Vassil Stoyev:Dakort jam! Arti është një gjuhë të cilën e kuptojnë të gjithë, dhe ndikon në emocionet e çdo kujt.Është gjuhë e përbashkëte të gjithëve.Ndikon dhe pranohet vizualisht.Nëse një njeri sheh një pikture ose një vepër arti,kjo gjë ngjall emocione pozitive tek adhuruesit e artit.
Gazetarja:Meqënëse m’u dha shansi t’ju intervistoj dhe e vleresoj qe ju pranuat menjehere, pavarsisht se jeni vasilstoy, fenomeni bullgar i artit pamor, diçka per ju ne veten e pare.
Vassil Stoyev:Patjetër!Unë kam mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve, në Sofie, Bullgari në vitin 1979. Përpara shumë viteve fillova te ekspozoj pikturat e mia në Austri, Francë, gjithashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar! Kanë qenë pikërisht ekspertët e Shtëpisë “Stobis”një nga tre galeritë më të famshme në botë ,të cilët erdhën në Bullgari dhe nënshkruan një kontratë me Bashkësinë kulturore “Hemus”! U zgjodhën pesë autorë bullgarë, një ndër të cilët isha dhe unë.Të gjithë ne, ekspozuam punët tona në galerinë prestigjoze “Stobis” ,në Londër!
Gazetarja: A do ta vizitoni Shqipërinë sërisht?
Vassil Stoyev: Patjetër kam në plan ta vizitoj sërish Shqipërinë!
Gazetarja:Faleminderit z.Stoyev!
Vassil Stoyev :Ishte kënaqësi!
Vasil Stoyev është një piktor bullgar, i lindur në vitin 1950, në Parvomai, Bullgari.
I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Sofjes në vitin 1979, Vasil Stoyev e filloi karrierën e tij , si piktor duke bërë piktura figurative. Më pas ai u fokusua në ngjyra e cila mori përsipër, pjesët e tij janë të shënuara me ndikime të artit abstrakt, duke paraqitur peizazhe që krijon duke luajtur me ngjyrat dhe me këndvështrime ajrore dhe lineare, të gjitha në një shprehje harmonike.
Pjesët e tij janë ekspozuar në koleksionet e Muzeut Tempra ,për Artin Bashkëkohor, si dhe në koleksione publike në Francë, Belgjikë, Zvicër, Maltë dhe Japoni, si dhe në disa koleksione private.
Lindur në Parvomai, Bullgari në vitin 1950 dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Sofje në vitin 1979. Autor i shumë veprave, të cilat janë vlerësuar me cmime prestigjoze.
ÇMIMET
1995 Çmimi i Dallimit të Klasit të Parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Maltë
1997 Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Maltë (Çmimi i dytë)
1998 Çmimi i qytetit Plovdiv për pikturë
EKSPOZITA
Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura në Sofje, Bullgari
Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura Valletta, Maltë
Fondacioni i Artit Tempra, Maltë
Association des Atrs et des Lettres de Nid dAigle, Belgjikë
Air Malta, Zyra Qendrore, Maltë
Muzeu i Artit Modern Mdina, Maltë
Këshilli Bashkiak i Muzeut Tempra Mgarr, Maltë
Dhe koleksione publike në Francë, Belgjikë, Zvicër, Maltë, Japoni, si dhe një numër koleksionistësh nga Bullgaria, Franca, Italia, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Hollanda, Danimarka, Greqia, Turqia, Belgjika, Portugalia, SHBA, Japonia , etj.
EKSPOZITA INDIVIDUALE
Sofje – Pallati i Kulturës, Bullgari
Galeria Violetta – Vjenë, Austri
Galeria Aduaz – Graz, Austri
Galeria e Bashkuar e Arteve – Vjenë, Austri
Cornerstone Galleries – Kaliforni, SHBA
Galeria 100, Maltë
Galeria e Arteve Alkent Aktuel – Stamboll, Turqi
Galleria d’Arte, Itali
Galeria Celine Paris, Francë
Galeria Celine Paris, Francë
Galeria Logix Vjenë, Austri
Europ’Art – Gjenevë, Zvicër
Galeria “Geogre Papazov” Plovdiv, Bullgari
EKSPOZITA KOLEKTIVE
Galeria e Hotelit Hilton – Vjenë, Austri
Galerie du Nid d’Aigle – Profondeville, Belgjikë
Konkursi ndërkombëtar për artistë të rinj, Bullgari
Ankandi i Sotheby’s – Londër, MB
Galeria Bernard Felli – Paris, Francë
Tokio, Japoni,Galliardi Gallery-Londër,MB .Chabanian-Galeria
Artexpo – Tokio, Japoni
Galliardi Gallery-Londër, MB
Chabanian – Galeria LeBaron-Annecy, Francë
Uashington DC Banka Botërore SHBA
Muzeu i Artit Modern – Papendreht, Hollandë
Vlen të theksohet se ,kjo ekspozitë u organizua nga Konsullata e Nderit e
Republikës së Bullgarisë dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë,në vendin
tonë,në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar!