Stamboll
Gjigandi futbollistik i Superligës turke, Fenerbahçe, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje 4 vjeçare me futbollistin kosovar të Çaykur Rizespor, Vedat Muriqi.
“Me Vedat Muriqin, në kuadër të procedurave të transferimit të UEFA me klubin dhe vet futbollistin, kemi arritur marrëveshje si rezultat i bisedimeve”, thuhet në deklaratën e klubit nga Stambolli, duke treguar se ai do të jetë pjesë e klubit pas kontrolleve mjekësore.
“I themi mirëseerdhe në familjen më të madhe të Turqisë, sulmuesit kosovar i lindur në vitin 1994, i cili do ta mbajë me krenari fanellën tonë në 4 vitet e ardhshme, prej tani i urojmë suksese të shumta në Fenerbahçe”, potencohet më tej në deklaratë.
Sezonin e kaluar me Çaykur Rizespor, Muriqi ka luajtur në të gjitha 34 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola.
Futbollisti 25 vjeçar i cili më parë ka luajtur për Giresunspor dhe Gençlerbirliği të Turqisë, është edhe pjesë e skuadrës së kombëtares së Kosovës në futboll.
Vedat Muriqi i lindur në Prizren, më parë ka luajtur edhe për klubet e Superligës së Shqipërisë dhe Kosovës, si Teuta, Besa Kavajë dhe Liria. Në karrierën e tij të deri tanishme Muriqi ka shënuar 64 gola në 210 ndeshje.
Ndërkohë, Muriqi është transferimi i 5-të i Fenerbahçe-s për këtë sezon pas Murat Sağlam, Max Kruse, Allahyar Sayyadmanesh dhe Emre Belözoğlu. aa
Komentet