VOAL – Femrave zvicerane iu pëlqen gjithnjë e më shumë ushtria, siç shkruan Sonntagsblick. Gazeta e të dielave pohon se vitin e shkuar 250 femra janë integruar në trupat ushtarake, dmth 35% më shumë se në vitin 2016 e pothuaj dyfish krahasuar me vitin 2015.
Gazeta ka intervistuar një ekspert të sektorit, Tibor Szvircsev Tresh, i cili ka shpjeguar se fenomeni merr kuptim në kontekstin e krizave të thelluara në Evropër. Për shembull, kriza e Ukrainës ka nxitur interesin në fushën e sigurisë. Pavarësisht kësaj dukurie, prania e femrave në ushtrinë zvicerane është 0,7%. Një përpjesëtim që arrin 12% në Gjermani e 18% në Suedi. Ministri i Mbrojtjes Guy Parmelin dëshiron ta bëjë të detyrueshme një ditë informative për femrat pikërisht për botën ushtarake.
Komentet