Lotët e djalit të vogël nga Siria po kthehen në buzëqeshje. Djali i refugjatit nga Siria, i cili u shqelmua nga kamramanja hungareze në kufirin e Hungarisë nga një simbol të keqpritjes tash është kthyer në simbol të mikpritjes.
Familja e tij tani do të fillojë një jetë të re në Spanjë. Osama Abdul Mohsen, i cili u rrëzua për tokë nga kameramania hungareze Petra Laszlo, siç kemi raportuar, do të punojë si trajner futbolli në një shkollë sporti afër Madridit pasi këtë profesion ai e kishte pasur edhe në Siri.
“E ardhmja duket e mirë për tim bir në Spanjë”, i ka thënë Mohsen gazetës spanjole ‘El Mundo’. Për djalin e vogël dhe gjithë familjen që pritet të vijë e gjitha në Spanjë, ndërkohë që vogëlushi tash është kthyer në një yll për mediat ndërkombëtare. Siç e shihni, ai buzëqesh në foto pranë Cristiano Ronaldos. Lotët tash i janë kthyer në buzëqeshje. Sikur si fati i këtij fëmije të ishte i të gjithë fati i fëmijëve refugjatë !

Komentet