Federer, fjalët e të cilit kanë më peshë se të të tjerëve, sepse si një ish kampion është anëtar i All England Lawn Tennis Club (AELTC) që vepron në Wimbledon, tha se nuk është kundër veshjes së bardhë.Por ai tha se kjo sjell larjet tepër të shpeshta dhe konsumimin e shpejtë të tyre. Dhe përmendi kohët kur lojtarë si John McEnroe e Boris Becker vishnin T-shirts dhe mbajtëse shumëngjyrëshe flokësh, të cilat nuk lejohen më.
Ai tha se kur kishte filluar turet në Wimbledon veshjet kishin qenë ’90 për qind’ të bardha, por kishte edhe blu të hapur ose të zeza.
Komentet