BESNIK DIZDARI
Në të vërtetë të dy këto jubile i përkasin vitit që sapo shkoi. Interesantja është se përvjetori i rrënimit të Stadiumit Kombëtar, kontraston me 95-vjetorin e themelimit (ndërtimit) të Fushës së Shallvares. I pari është rrënim e i dyti është ndërtim. Por edhe ky një ndërtim i cili më 1946 u shndërrua, gjithashtu, në rrënim për të ndërtuar pallatet “sovjetike” të banimit, të ashtuquajtuara “Pallatet e Shallvares”.
Tash po më duket, se, në thelb, e kam fjalën për rrënimet që nuk kanë ndalë asnjëherë në Shqipëri. Pra, edhe sot. Dhe ia vlen që edhe rrënimet të përkujtohen. Mbi të gjitha për të mos harruar përse erdhi rrënimi dhe për të mos rrënuar më, sidomos ndërtimet historike e të kulturës kombëtare.
“Jubileu” i 95 vjetorit të ndërtimit atletik të Fushës së Shallvares
Duke shkuar te historia e vërtetë e ndërtimit më 1929 të Fushës së Shallvares, po perifrazoj një shkrim të hershëm, që sa më lidh me Shallvaren, po aq më lidh edhe me Riza Lushtën e madh, i cili mori emër në këtë fushë. Ndonëse si futbollist, siç ka shkruar vitet e fundit në kujtimet e tij personaliteti i shquar udhëheqës i Kosovës e i Jugosllavisë Fadil Hoxha, edhe Riza Lushta, edhe Naim Kryeziu kanë dalë si futbollistë në konviktin “Malet Tona” të Shkodrës, kur nisën mësimet e tyre në Gjimnazin e atyshëm. Por ishte Fusha e Shallvares e Tiranës ajo që i bëri të mëdhenj të dy këta futbollistë, historinë e të cilëve thuajse e kam shteruar në qindra faqe, gati për libër.
Pata shkruar:
“… Mbas 60 e mâ vjetëve të madhështisë, talentit dhe arritjeve sensacionale të futbollistit shqiptar, Riza Lushtës së Mitrovicës së Kosovës të formuar nga Sportklub Tirana e Shqipërisë, sot e kësaj dite Shqipëria-Nanë nuk ka ende një stadium me emrin e tij! Madje as edhe një turne me emrin e tij! Nuk ka as edhe një rrugë me emrin e tij. Kam vizituar këto ditë Fushën e Shallvares. Duket si paradoksale, sepse dihet që ajo nuk ekziston më. Megjithatë e kam vizituar. Më ka ndihmuar tejet Ing. Orhan Sakiqi, përveç të tjerave, autor i disa shkrimeve të mrekullueshme në “TemA”, edhe për historinë e Shallvares. Qemë te vendi ku ka qenë tribuna qendrore, aty ku ka qenë shtëpia ku ka jetuar Ing. Sakiqi që ka shërbyer jo rrallë edhe si tribunë për autoritete, deri dhe me praninë e Mbretit Zog. Mandej kemi nisur ta vizojmë me mend Fushën. Mû aty përpara ndërtesës së Telekomit ka qenë porta veriore e Fushës. Ajo përballë, natyrisht përtej, njëqind metra larg, duke mbërritur deri afër Lanës së sotme. E gjithë rruga përpara barit “Taivan” ka qenë pjesë e fushës. Me një fjalë, duhet të besojmë se pikërisht aty ku fillojnë shkallët e para të “Taivanit” duhet të ketë qenë muri rrethues i Fushës, ose tribuna karshi, siç i themi sot. … Ing. Sakiqi pak a shumë arriti të përcaktonte edhe se ku ka qenë mesi i fushës dhe ku ka qenë pika e gjuajtjes së këndit, në krahun e majtë të portës që Rudolf Gurashi apo Niko Dovana kanë mbrojtur kushedi sa herë në vitet ’30, e prej ku Adem Karapici me shokë kanë dhënë topa të mrekullueshëm për golat e Riza Lushtës. Rruga para “Taivanit” e meriton të thirret “Riza Lushta”, më e pakta që mund të bëjmë, që t’u afrohemi sadopak shqiptarëve tonë të Kosovës, të cilët i kanë vënë stadiumit të vjetër të Mitrovicës emrin “Riza Lushta”…
Për këtë ka meritë të madhe vetë Kosova e Lushtës, por për hir të një të vërtete, autori i këtushëm së bashku me kolegun e paharrueshëm Agim Binaku, e kemi nxitur fort këtë emërtim kuptimplotë “Riza Lushta” të stadiumit të Mitrovicës.
Fusha e Shallvares nuk është historike thjesht sepse këtu kanë luajtur Riza Lushta e Naim Kryeziu. Ajo është madje përtej historisë, sepse këtu më 1929 është zhvilluar Kampionati i parë Kombëtar i Shqipërisë në Atletikën e Lehtë. Kjo do të thotë se në Fushën e Shallvares është zhvilluar Kampionati i parë Kombëtar i një Sporti për Shqipërinë, që është atletika e lehtë, pra para Kampionati Kombëtar të Futbollit (1930).
Ndërkaq, ia vlen për të treguar pak se si e gjykonin të huajt këtë Kampionat Kombëtar, në atë vit historik 1929 të Sporteve për Shqipërinë. Po risjell këtu një fragment prej shkrimit të “La Gazzetta del Mezzogiorno” me titullin “I Campionati Nazionali di atletica leggera (“Kampionatet Kombëtare të atletikës së lehtë”), në shumës, sepse së bashku te u zhvillua edhe Kampionati i Juniorëve! Shkruan “La Gazzetta…”:
”Kampionatet Kombëtare të atletikës së lehtë, nën drejtimin e Entit Kombëtar për Rininë, të zhvilluara nën kujdesin e lartë të Lartësisë së saj Mbretërore, Princeshës Myzejen, përfunduan me një bilanc elokuent, sepse garat e zhvilluara, dhanë rezultate që më tepër se një dëfrim, përfaqësojnë një siguri për zhvillimet e ardhshme të edukatës fizike në Shqipëri. … Rezultatet kanë qenë shumë të kënaqshme, e për këtë duhen përgëzuar fort organizatorët dhe atletët pjesëmarrës, të cilët u treguan mjaft të zot… Ndërmarrja e Entit Kombëtar të Rinisë, meriton lavdërimet më të larta.
E gjithë Shqipëria u shndërrua kështu në një vatër atletësh…”.
Në vitin 1999 i joshur nga pllakati i Kampionatit të parë Kombëtar që po e ribotojmë këtu, që është pra, ky i Fushës së Shallvares më 1929, jam bërë promotor i emetimit të një pulle postare kushtuar 70-vjetorit të themelimit të këtij Kampionati të Atletikës, meritë e Postës Shqiptare, natyrisht. Për fat, deri më sot vetëm kaq!…
Ing. Orhan Sakiqi ka meritën se i ka kushtuar Fushës së Shallvares librin e tij me shumë vlerë “Në gjurmët e Shallvares”, duke lënë kështu një dëshmi historike të rrallë. Për fat, një libër që nuk ia përmendin !
Ndërkaq, qofsha i gabuar, por është vështirë të dokumentohet se në vitin 1929, në Fushën e Shallvares të jetë përfunduar edhe terreni i fushës së futbollit. Na e vërteton “Gazeta Shqiptare” e 5 prillit 1930. Në kreun e faqes së saj të parë ajo titullon kështu: “Zhvillimi i jetës sportive në Shqipëri”. Dhe mandej titulli tjetër: “Përurimi i fushës në Tiranë”, duke njoftuar në nëntitull ndeshjet “Elbasani – Tirana 1-0”. E pak më tej atë Teuta – Urani 2-2. Kur Urani është po Elbasani. Të dyja këto janë ndeshje miqësore, përgatitore siç i quajmë sot.
Siç del nga ajo çka shkruan kjo gazetë e 5 prillit 1930, përurimi zyrtar i Fushës së Shallvares për futbollin është bërë saktësisht ditën e dielë të 30 marsit 1930.
Shkruan në drejtshkrimin e saj “Gazeta Shqiptare”:
“Ditën e dielle që kaloi, n’orën plot 15, u çvillua në Tiranë cerimonia e përurimit të fushës sportive e cila, duke pritur Stadiumin Kombëtar të projektuar që do të ndërtohet, Enti Kombëtar i Djalëris Shqipëtare, ka dashë të krijojë për të dhënë rastin praktikuesve të sportëve të ken mundësin e plotë të veprojnë me lirin ma të plotë dhe me qetësi dhe heshtje shpirtnore, ashtu si edhe për të filluar nga themelimi i disiplinës në shpirtin e publikut, si është bërë për disiplinën e plotë të lojtarëve dhe t’athleteve. …Kjo gjâ duhet të detyrohet interesimit dashmirës August të Nalt Madhënis së Tij Mbretit Zog… Sovrani vetë ka dhënë urdhër që punimet, të nxirren prej punës së dorës së ushtarëve, nën drejtimin inteligjent dhe të pa gabuar të kapitenit Gobbini… Përveç lojës së foot-ballit, fusha në fjalë jep mundësinë e çvillimit të një mbledhje sportive, dhe më së fundi jep mundësi, të çvillohen edhe lojat e tjera të quajtura “basket ball” dhe “voley ball”. … Kështu zbukurohet Tirana nga të gjitha anët dhe pikpamjet.
Ky ishte përurimi zyrtar i plotë i Fushës së Shallvares, pra edhe për futbollin, duke e shndërruar ate për plot 15 vjet (1930- 1945) arenë kryesore të futbollit shqiptar. Kjo është Fusha e Shallvares të cilës ia përsiat prejardhjen e emërtimit, i përkujtueshmi ynë i madh, Tahir Dizdari (1900 – 1972) në veprën e tij unikale të linguistikës shqiptare “Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe” (2005). E bën këte kur shkon te etimiologjia e fjalës “shallvare”. “Miltiadh Shallvari, – vë shënimin e tij në fjalor Dizdari, – pasanik i madh në Durrës, ka pasë zotnue çiflikun e Rrushkullit dhe sinorin e Shallvares në Tiranë. Trashigimtari i fundit i tij, i përfaqësuar prej T.Toçit në kohën e qeverisë së Zogut, ka pasë rivendikue zotnimin e Fushës së Shallvares, me pretendim se i kish qenë ble në mënyrë arbitrare e efektive prej Esat Toptanit. Por nuk zgjati që edhe këtij iu pat konfiskue pasunija”.
Drejtori i Shkollës Teknike të Tiranës, Harry Fultz i SHBA, është një ndër organizatorët e Kampionatit të parë Kombëtar të Atletikës së Lehtë në këte vit 1929. Së bashku me anëtarët e atij që quhej Komiteti Organizues i Kampionatit: Rexhep Jella, prefekt i Tiranës; Rasim Kalakula, kryetar i Bashkisë; italiani Kolonel Bellocchio, Komandanti i Grupit të Tiranës; Hasan Lame, sekretari i Prefekturës; dhe padyshim, i famshmi organizator i parë i huaj i sporteve shqiptare në tanësi, italiani Giandomenico de Marchis – drejtues i Degës së Tiranës të Entit Kombëtar Djelmnia Shqiptare.
Eshtë një Kampionat i cili ka ndërkaq, edhe një udhëheqës shpirtëror, nëse do të mund ta quanim kështu: Princesha Myzejen, “patronesha e Kampionatit”, e shkruar madje edhe në një emërtim origjinal të gjuhës shqipe: “Nën shikesën e Naltë të Naltësisë së saj, Princeshës Myzejen”. Nga ana tjetër, një tufë shéjash trofe: kupa të rralla dhe elegante për fituesit vetjakë dhe ekiporë, zbukurojnë publicitetin e shtypit, teksa tregohen para fillimit të Kampionatit. Të denja edhe për sot, Shekullin XXI.
Dhe mbërrihet te 2 shtatori 1929. Në Shallvaren e Tiranës. Ceremoni e shkëlqyer për kohën. Rreshtim. Parakalim. Hymn Kombëtar. Prani e Princesësh Myzejen. Fjala emocionuese e prefektit Rexhep Jella. Ky ishte 2 shtatori 1929 që themeloi jo thjesht Kampionatin e Parë të Atletikës së Lehtë, por vetë atë që e kemi thënë njëqind herë: themelimin e Kampionateve Kombëtare të Shqipërisë për gjithë sportet. Eshtë ndoshta data më historike themeluese në krejt jetën e sporteve në Shqipëri. Kurrë nuk është përkujtuar!..
Risjellim këtu këte histori tjetër dokumentuese që përmbledh kampionët e parë të Shqipërisë, të Kampionatit të parë Kombëtar të Atletikës së Lehtë 2-6 shtator 1929:
100 m.: Dr. Naim VRETO / Tirana
200 m.: Llazar MIHA / Tirana
400 m.: Llazar MIHA / Tirana
800 m.: Simon TODOSHI / Korça
1500 m.: Simon TODOSHI / Korça
3000 m.: Simon TODOSHI / Korça
5000 m.: Jorgji KOJA / Tirana
8000 m.: Jorgji KOJA / Tirana
11 m/p.: Dr. Isuf DASHI / Tirana
Së gjati: Prof. Peter ANDONI / Elbasani
Së larti: Prof. Peter ANDONI / Elbasani
Trehapësh: Irfan GJINALI / Tirana
Gjyle: Ymer SHARRA / Vlora
Disk: Ymer SHARRA / Vlora
Shtizë: Zeqir SULEJMANI / Shkodra
Topi me vjegë: Prof. Behxhet JOLLDASHI / Elbasani
4×100 m.: Tirana
4×400 m.: Tirana
Pentatlon: Prof. Petër ANDONI / Elbasani
Dekatlon: Prof. Petër ANDONI / Elbasani
Kampion si ekip: TIRANA
Pothuajse të gjithë këta kampionë, janë intelektualë dhe universitarë të shquar. Vitin që sapo kaloi atyre duhej t’ua kishim përjetuar me ceremoni të jashtëzakonshme 95 vjetorin e themelimit të tyre dhe tonin, aq të madh për historinë e kombit tonë. Por asgjë!…
vijon
/Gazeta Panorama
Früher habe ich ziemlich viel auf Tennis gewettet, bis ich diese Seite https://playamo-casino.xyz/ gefunden habe. Jetzt spiele ich nur noch dort, da es rentabler und außerdem interessanter ist. Nach Auswahl der Spiele ist dies wahrscheinlich eine der besten Spieleseiten.
Ich hatte Erektionsprobleme. Aber vor kurzem habe ich eine Website gefunden, auf der Medikamente gegen erektile Dysfunktion verkauft werden. Ein sehr verantwortungsbewusster Ansatz und schnelle Lieferung! https://www.surgeonsurologist.com/
Tenis kann wie jede Sportart zu einer erektilen Dysfunktion führen. Ich hatte große Probleme, bis ich diese Seite fand http://www.staffordfire.org/
Wenn Sie gerne Casinospiele auf dem Handy spielen, ist mrbetcasino https://mrbetcasino.at/ der richtige Ort für Sie. Über 1500 verschiedene Spiele und 24/7 Kundensupport. Sie können Boni sowohl bei der Registrierung als auch im Rahmen von Werbeaktionen erhalten. Die Seite bietet auch Spielern aus Neuseeland gute Möglichkeiten, von denen jeder hier kostenlos oder um Geld spielen kann.
Fert