VOAL – Sot rreth orës 16.00 përballen Roger Federer dhe Stan Wawrinka për të pestën herë në një turné Grand-Slam-Turnier me njëri tjetrin.
Si Federer dhe Wawrinka janë fitues të medaljes së artë olimpike dhe të Kupës Davis. Në përballjet e derisotme kryesisht ka fituar Federer. Ai ka 16 fitore në 18 takime, ndër të tjera në katër takime të nivelit Grand-Slam, nga të cilat dy herë rresht në Roland Garros. Wawrinka, me dy fitore në Monte Karlo (2009 dhe 2014), thotë duke qeshur: “Kundër Federerit është gjithmonë vështirë për mua.”
Ana psikologjike gjithsesi luan rolt në lojëra të tilla. Por edhe taktikisht dueli është një sfidë, siç deklaron Federer: “Ne e dimë mirë në cilin krah luan më me dëshirë tjetri. Prandaj na duhet të heqim dorë nga loja jonë tradicionale.” Megjithatë ai ndihet mirë që ka përballë tij kolegun zviceran Wawrinka: “E shikoj pozitive që një zviceran do të dalë në gjysmëfinale.”
sda-ats
Komentet