Kuvendi Kombëtar i Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u mbajt kësaj radhe për her të parë mbas çerek shekulli, jashtë Nju Jorkut, shtetit ku është aktualisht edhe qendra e Vatrës, prej transferimit të saj nga Bostoni Nolian. Ky kuvend për koicindenc, u mbajt në qytetin Jacksonville të Floridës, jo shumë larg vendit, ku është edhe sot shtëpia”muze’ e imzot Nolit në Fort Lauderdale të Florida-s, shtëpinë që Federata Pan Shqiptare “Vatra”, i patë blerë peshkopit shqiptarë më 1954.Në këtë Kuvend, morën pjesë rreth 100 delegatë, si dhe mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”; Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Çikago, Toronto, Pensillvenia, dhe Karolina e Veriut. Kuvend i 2 Maj 2015, në Jacksonville (Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel & Conference Center ), u mbajt në një frymë tejet demokratike, ku nuk munguan edhe debatet e forta konstruktive, nga ana e kryetarëve të degëve dhe disa delegatëve.
Kuvendin e dretojë në cilësinë e Kryetarit të këtij Kuvendi professor Mithat Gashi me Ali Lushnja, e zotin Kujtim Porja.
Kuvendi i Vatrës, i nisi punimet në orën 9-të mëngjesit, simbas rregullores së përcaktuar nga Kanunorja- (Kushtetuta) e saj. Mbas zgjedhjes së Komisionit, prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua professor Mit’hat Gashi, sekretarë u zgjodhën Merita Bajraktari-McCormack, dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së federatës VATRA, së bashku me komisionin tre vetash Dalip Greca, Marijan Cubi dhe Kujtim Qafa.
Më pasë u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari i saj, Professor Mit’hat Gashi, kërkojë që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë.
Anëtari i kryesisë së Vatrës, zoti Zef Bala, një veprimtar i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, solli një përshëndetëje të veçantë në këtë Kuvend, drejtuar punës së Kuvendit Kombëtar të Vatrës, në emër të presidentit të saj ish kongresitit Joe DioGuardit, i cili udhëheq lobin e parë shqiptarë në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare shqiptare në SHBA.
“Ju lutem përcillni urimet e mia më të mira, për Vatrën dhe kryetarin e saj dr Bucaj si dhe anëtarët e tjerë të Bordit të Vatrës me rastin e Kuvendit që po mbahet në Florida, duke ju uruar punë të mbarë, thuhej në mesazhin e DioGuardit. ” Ne së bashku kemi shumë për të bërë, theksohej në mesazh, për të ndjekur atë rrugën historike të kombit shqiptarë. Luftën për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, 15.000.000 shqiptarëve në botë, duke përfshirë 7.000.000 në Ballkan, 3.500.000 në Shqipëri dhe 750.000 në SHBA, dhe le të mos harrojmë 250,000 arbëresh në Itali, që prej nga koha e Skënderbeut, të cilët presin ma shumë nga kombi shqiptarë, deri në bashkimin tonë kombëtarë”.
Punimet e Kuvendit të Vatrës, nisen me raportin e kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj, duke vijuar me raportin mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi, i cili foli edhe për raportin e Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”. Raportii i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation”, u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe së fundi ka qenë raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca.
Më pas kryetarët e Degëve të Vatrës- folën mbi aktivitetet e degeve, cilat ishin arritjet e degëve gjate mandatit që shkoi dhe cilat janë objektivat e degëve të tyre deri në kuvendin e ardhshëm. Më pasë ata kaluan në diskutimet e tyre duke dhanë dhe disa propozime për propozimet në ndryshimet në Kanunoren e Vatrës. Propozimet të gjitha kaluan me votimin nga delegatët e rregulltë, ashtu, siç i parasheh Kanunorja e vjetër, të shoqëruara me pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre.
Në pika mjaft të rëndësishme e morën fjalën Kryetarët e Degëve të Vatrës në të gjithë territorin e SHBA, duke filluar nga : Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack, Dega Michigan, z. Alfons Grishaj , Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Hudson Valley, z. Pashko Camaj, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu, Dega Hartford, CT, prof. Prend Çeta, Dega Orlando, Fl. znj. Florisiana Ahmetaj-Metollari, Dega Tampa, Fl., z. Tasim Ruko
Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj, me mesazhe përshëndetëse nga dy veteranët e Vatrës, Zef Përndocaj, dhe Zef Balaj, z. Asllan Bushati, Naze Veliu dhe Adriatik Zoto. Një përshendetje majft të ngrohtë, u solli vatranëve në këtë kuvend, Dr Ana Kohen Presidente e organizatës së Gruas Shqiptare Motrat Qiriazi”.
Gjatë senacave çdo propozim për ndryshim në Kanunore, dhe vendosjen e rregullores së re, u votua dhe kaloi me shumicë votash. Propozimet e degeve kalaun nëpër një proces të shoqëruar jo vetëm nëpërmjet debatesh të forta – por edhe kundërshtive -“përlasjeve”, deri në atë të gjetjes së konsuesit në disa raste.
Mbasi ishte bër më parë dorëheqja, u vazhdua me shpalljen e kandidaturave(propozimeve), pas asaj të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, duke nisur edhe proceduara e zgjedhjes së kryetarit.
Gara për kryetar të Vatrës, nisi me vetëm një kandidat – Dr Gjon Buçaj, të propozuar, nga veterani i Vatrës, anëtari i kryesisë zoti Zef Përndocaj, mbasi nuk pati asnjë kandidatur tjetër të paktën të shpallur në Kuvend. Kryetari i mandatit të kaluar, Dr Gjon Buçaj, u zgjodh me aklamacion – duke zgjedhur më pas sipas Kanunores, edhe drejtuesit e lart të Vatrës për një mandat të dytë dhe të fundit.Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm..
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj me këtë rast shpalli edhe listën e zyrtarëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e cila organizoi Kuvendin më 2 Maj 2015 në Jacksonville – Florida. Pas nisjes së konsultimeve, dr. Bucaj tha se lisa e zyrtarëve të lart që i përkasin strukturave të Vatrës, vazhdon me dy nën kryetar : zotin Agim Rexhaj, dhe Asllan Bushati, secretar i Përgjithëshëm: Nazo Veliu, sekretar i thesarit (arkatari) Marjan Cubi, President of Vatra Foundation, Inc. Dr. Nexhat Kalici, President of Vatra Educational Foundation Prof. Mithat Gashi dhe Editor i gazestës “Dielli” Dalip Greca.
Dr. Gjona Buçaj, mbasi ri-mori detyrën e kryetarit, shpalosi pikpamjet e tij për Vatrën, duke u folë gjerësisht për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj, me qëllim, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë.,
Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar.
Kryetari i ri-zgjedhur për edhe një mandat të dytë, i cili sipas Kanunores është i fundit për Dr. Gjon Bucaj,në fjalën përmbyllëse falënderoi të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm dhe përfundimin e mandatiti të tij. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre,” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku për realizmin e të gjtiha premtimeve që dhamë për Vatrën“.
Ky Kuvend si në të kaluarën ka shprehur edhe një her një vlerësim të merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar dhe e ka udhëhequr me përkushtimin e tij atdhetar dhe kombëtar Vatrën e kolosëve të kombit shqiptarë. Zoti Karagjozi është President Nderi i Vatrës, për dy dekada ka qenë kryetar historik i Vatrës, dhe për 55 vjet një vatran, i flakët duke ia kushtur gjithë jetën çështjes Kombëtare, kujtohet më dashuri dhe respekt në rradhët e vatranëve bashkë luftëtarve të tij.
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel, u shtrua një darkë. Gjatë darkës iu dha çmimi“AWARD OF MERIT” kryetarit të degës së Jacksonvillit zotit Adriatik Spahiu dhe disa vatranëve, të dalluar për merita në vitet e fundit.Me këtë rast duhen thënë fjalë miradie për mikëpritësit e këtij Kuvendi, të cilët ishin Vatranët e Degës Jacksonville, për organizmin mjaft të bukur dhe dinjitoz.
Komentet