Sot si asnjëherë më parë vatra rrezikonë ekzistencën e saj nga antishqiptarizmi që e ka mbytur atë nga fyt. Pas ardhjes së Elmi Berishës në krye të Vatrës, shumë gjëra morën formë komplekse.
Në Vatër na u paraqit si “Një Doktor i Filozofisë” i ndërtuar me mjeshtëri nga ustallarët partisë të cilët e sollën si kalë trojës të rrethuar nga një ushtri shumë fytyrshe, kokëfortë, përçarës dhe antishqiptarë.
Synimi ishte i qartë, fillimisht ata filluan me uzurpimin e gazetës Dielli nga një joprofesionist që nuk flet as gjuhën anglize (sipas kanunores nuk i plotëson kushtet e një redaktori të mirfilltë për gazetës Dielli).
Më vonë punësuan një jurist fallco, (mbaruar 6 muajorin te lana, gjasme dijetar që më vonë të ndërrojë kanunoren e vitit 1926), për shkatërruar atë dhe zevëndësuar me 2 faqe “liber” që quhet kanuni i ri alla Bashkimit.
Manipuluan mandatin e kryetarit dhe tani sic thuhet në rrjetet sociale, janë të lidhur ngushtë me lobe antishqiptare për t’i dhënë Vatrës e shqelmin dhe për ta mbushur me bolshevikë si në gazetë dhe ne hierarkinë e vatrës!
Gazeta Dielli është bërë zëri i popullit, ka një individ që e mbush gazetën me përralla të natyrës, na ishte kush na ishte Ilir Meta me kompani.
“Editori paguhet nga Vatranët dhe nuk pranon shkrime nga Vatranët sepse menaxheri nuk e lë, ose më mirë Bravat e Vatrës”.
Me mbështetjen dhe direktivat e nënkryetarit të Vatres, Editori i Gazetës Dielli është kthyer në një dëshmitar të rremë që hedh akuza për shpifje dhe trillime ndaj vatranëve.
Mendoj se këta janë të paskrupullt dhe dinakë që po përpiqen të përjashtojnë Vatrën sepse fjala e lirë dhe mendimi i lirë dëmtonë rëndë Elmin, Alfonsin, Sokolin apo edhe dikë që vite më parë ka qenë anëtar i partisë komuniste në NY.
Mendimi i Lirë
Agustin Mirakaj