VOAL

VOAL

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA URON QEVERINË LVV-LDK

February 5, 2020

Komentet

‘Shqipërinë e keni penguar ju, hajdutë’- Protesta vijon brenda takimit të Ramës, patronazhistët ushtrojnë dhunë

Protesta e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork ka vijuar edhe brenda ambienteve ku Edi Rama po vijon takimin e tij personal me patronazhistët e marrë nga Shqipëria dhe Europa.

Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Por që takimi i Ramës është me patronazhistët kjo vërtetohet nga reagimi shtazor i atyre që po sigurojnë kryeministrin, të cilët i kanë ofenduar dhe nxjerrë me forcë nga salla.

‘Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë në sallën e takimit të Ramës me patronazhistët në Nju Jork.

Protestuan kundër Ramës- Shoferi i misionit në OKB dirigjon dhunën ndaj shqiptarëve të diasporës

Nga videoja e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen shqiptaro-amerikanët të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar kreun e qeverisë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Ndërkohë që reagimi i dhunshëm i patronazhistëve ka qenë i orkestruar dhe drejtuar nga shoferi rilindas i misionit të Shqipërisë në OKB.

Ai dallohet shume mirë në Video tek shtyn protestuesit paqësorë të diasporës shqiptare të SHBA-së.

E dhunuan patronazhistët e Ramës- Aktivisti flet për Syri-n: Korrupsioni është në majë në Shqipëri, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga kryeministri në SHBA.

Ai është nxjerrë me dhunë nga patronazhistët socialistë, teksa aktivisti protestonte brenda takimit.

Aktivisti, Klodian Marku tha se ishte regjistruar për të marrë pjesë në taki, porn ë momentin kur ka ngritur zërin kundër vuajtjeve dhe shqetësimeve të rinisë, familjeve dhe të atyre që ndërtojnë jetën në Shqipëri, për shkak të korrupsionit qeveritar, ai ëhstë nxjerrë me forcë nga sigurimi dhe personeli i Ramës.

Sipas Markut, kryeministri Rama duhej pritur me protesta për shkak të asaj se çfarë u ka bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Marku, tha se reagimi i pjesëmarrësve në sallë nuk ishte i duhuri, teksa panë skenën e dhunimit aty.

Më vjen keq që salla reagoi ashtu, nuk ishte mënyra e duhur. Kryeministri duhej pritur me protesta, mbi atë se çfarë u kanë bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë. Do të kenë qenë sigurimi dhe personat që kanë marrë pjesë me të, ata që më nxorën jashtë.

Arsyeja e largimit nga salla, është që s’do të dëgjojë shqetësimet dhe vuajtjet që u duhet të ndërtojnë jetën, të përballojnë jetën dhe të mbështesin familjet në Shqipëri. Korrupsioni në Shqipëri është në maja. Ata që s’duan zëra kundër dhe padyshim kur je zë kundër patjetër që s’do jesh i mirëpritur.  

Shqiptarët e Amerikës protestojnë kundër Ramës, mediat e tij në Tiranë në terr

Diaspora shqiptare në SHBA ka pritur me protesta masive takimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork me patronazhistët. Qindra shqiptaro-amerikanë janë derdhur në rrugën ku Rama ka njoftuar takimin.

Por një skandal i vërtetë ka ndodhur me të gjitha televizionet me liçensë kombëtare në Shqipëri të cilat janë vënë nën sqetullën e Ramës, ku asnjë prej tyre nuk ka transmetuar apo përcejellë këtë ngjarje me interes kombëtar për shqiptarët.

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqet e tyre online dallon se hapsirën kryesore e zënë lajmet e tjera dhe asnjë lajm i vetëm nuk pasqyron protestën e diasporës shqiptare në ShBA dhe skandali vijon kur fillon takimi i Ramës, duke e pasqyruar atë në kohë reale.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është, a e meritojnë këto media licensën kombëtare që kanë, me detyrën e thjeshtë të transmetojnë të gjitha ngjarjet me interes për shqiptarët, apo këto licenca janë private dhe këto televizione kombëtare, transmetojnë vetëm aktivitetet e Edi Ramës, duke kaluar në censurë apo vetëcensurë?

‘Ka tjetërsuar 370 dynum toka me ndihmën e Ramës’- Denoncimi: Ylli Ujka organizator i takimit në Nju Jork

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me organizatorin e takimi të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, Ylli Ujka.

Sipas denoncimit, Ylli Ujka është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës.

‘Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor. Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon’, thuhet në denoncim.

Denoncimi i plotë:

Ky është Ylli Ujka i cili është akuzuar nga kushërinjtë e vetë se ju ja tjetërsuar 370 dynym toka nga trashëgimtarët e përbashkët nga stërgjyshi dhe me ndihmën e Edi Ramës. Ujka e ka mik dhe është parë edhe në takimin e Edi Ramës në Milano, ku ka qënë organizator kryesor.

Njëkohësisht është edhe organizator i mbështetjes për takimin e radhës në Amerikë për Edi Ramën, pasi ka disa ditë që po punon.  

Merr shqiptarët edhe dërgon njerëz edhe nga Europa për takimin e Ramës në Amerikë.

‘Rama vjen për vota’- I riu në Manhatan: Diaspora nuk është atje brenda! Nëse është burrë, të ballafaqohet…

Diaspora shqiptare në SHBA ka dalë në protestë masive kundër takimit të Edi Ramës në Nju Jork.

I riu Din Gjanaj ka theksuar se diaspora shqiptare në ShBA nuk është ajo që është në takim me Edi Ramën por diaspora është ajo që po proteston në mes të Manhatanit.

‘Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne’, u shpreh i riu.

Din Gjanaj: Jam tropojan dhe dal në Manhatan të protestoj për të drejtat e vendit tim për të drejtat e mia sepse kemi frikë nga krimet, nga droga, nga vrasjet, që po na vrasin çdo ditë njerëzit dhe bashkëmoshatarët tanë dhe gjithë vendin mbarë. Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne. Por burra si ai nuk e meriton Shqipëria. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Diaspora kundër Ramës- Aktivistja: Rama me charter privat, pensionistët pa bukë dhe me 120 mijë lekë pension

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Nju Jork kundër pjesëmarrjes së Ramës në takimin e tij me diasporën atje. Shumë prej tyre e kundërshtojnë vizitën e Ramës dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe përçmimit që iu bën pensionistëve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Aktivistja Flutura Zavalina shprehet se para se të hynte në poliktikë, Edi Rama ka qenë pa bukë e shtëpi duke kërkuar lëmoshë në Francë, ndërsa sot përçmon pensionistët me pensione tejet të ulëta.

Sipas aktivistes, largimi i Ramës është nevojë për shkak se siç tha ajo, vendi u kanasbizua në vend që të ndërtoheshin fabrika për punësimin e njerëzve në nevojë.

Zavalina tha se Rama duhet të marrë shembull Albin Kurtin në Kosovë që nuk I trembet Serbisë, për të ruajtur sovranitetin e saj.

Kur shoh pensionistët që me 120 mijë lekë kalojnë muajin është e dhimbshme, ndërsa Rama lëviz me charter privat. Pa bukë pa shtëpi, harroi që kërkonte lëmoshë kur ishte në Francë. Ku ëhstë SPAK, pse nuk heton Ramën, PPP, më keq akoma. Më 2013 kam qenë aty e më tha më mbështet, bashkë me Veliajn, një kryehajdut. Tani ëhstë Erion Veliaj, ku shkojnë milionat kur s’ka incinerator.

Kam prindër, motra e vëllëzëert atje, s’kanë bukë të hanë, s’ka fabrika ndërsa Shqipërinë e mbushi me kanabis. Rama duhet të largohet nga qeveria, e shkatërroi Shqipërinë e ndau në copa copa. Shqipëria është shtet laik, jo fetar, ç’janë ato ide. Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetit, ai e mbron. Sot nuk e mbështes, Shqipëria i ka të gjitha, por ka një kryeministër pa mend në kokë që s’e do Shqipërinë. Do paret për t’u dukur në botë. I miri i botës i  keqi vetes. Shikoje Kosovën, Albin Kurti dhëmb për dhëmb me serbin. Të shikojë pensionistët, nëna, baballarët e motrat tona. Shoqet e mia s’kanë bukë atje, me dy fakultete. Do t’i shkruaj edhe kongresit, t ë gjithëve.

Protesta kundër Ramës, qytetari: Ai është kryetar i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare

Një tjeter qytetar foli gjatë protestës së diasporës shqiptare në New York SHBA kundër Edi Ramës.

Qytetari: Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare.

Image

E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuat të gjithë institucionet shqiptare. Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu.

‘Poshtë diktatura’ e Ramës, në New York, Kortoçi: Protestojmë kundër shpopullimit, korrupsionit…

“Liri Demokraci, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, poshtë komunzimi, poshtë diktatura”, këto ishin idhin disa nga thirrjet e “mikpritjes” për Edi Ramën që ka përgaditur nja takim në New York për të bërë propagandën e tij.

Sadri Kortoçi aktivist nga SHBA tha për Syri tv se motivet pse shqiptarët e presin me protesta kreun e qverisë, janë shumë të qarta. Sipas Kortoçit, “ata protestojnë kundër qeverisje së Edi Ramës, kundër shpopullimit, korrupsionit galopant, skatërrimin e opozitës shqiptare dhe varfërinë e popullit shqiptar. sn

 

Diaspora në New York pret me protesta Edi Ramën

Shqiptarët që jetojnë në SHBA e kanë pritur me protestë kreun e qeverisë Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim të propagandës së tij në New York.

Ndërkohë që është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit.

Image

Protestuesit hedhin parulla, si poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.

Image

Agustin Mirakaj deklaroi për Syri-n se atje përballë kemi vetëm patronazhistët e Edi Ramës.

Ndërkohë është bërë e ditur se Rama ka shkuar për ditëlindjen e Sorosit dhe për të parë ndeshje basketbolli dhe bën sikur do takojë shqiptarë.

Protesta e diasporës kundër Ramës- Këlliçi: E paprecedentë për një kryetar qeverie! Janë fyer e ofenduar nga propaganda

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se me rëndësi është që në procesin e ardhshëm zgjedhor, të shkohet atje si një proces ku ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo ta shohim thjesht si proces votimi.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, në një intervistë përmes Skype, Këlliçi tha se më 2025 qytetarët duhet të jenë të lirë të votojnë në bazë të programeve politike që ofrojnë partitë në zgjedhje.

Sipas Këlliçit, në zgjedhje nuk shkohet vetëm me PS, por edhe me organizatën e saj partnere, SPAK, që sipas tij po manovron politikisht, për t’i lehtësuar Ramës fitoren në mandatin e katërt qeverisës, përmes burgosjes dhe izolimit të dy liderve kryesorë të opozitës.

Lidhur me vizitën e Ramës në Nju Jork dhe turneun e planifikuar atje, Këlliçi tha se Rama së pari duhet të bëjë transparencë  për prezencën e tij në NBA, së bashku me bashkëshorten e tij.

Këlliçi u ndal edhe në protestën e diasporës shqiptare në Amemerikë kundër turneut të Ramës, ku e cilësoi të paprecedentë një protest të tilllë. Kjo tregon qartë sipas tij, se diaspora e di që kemi të bëjmë me një narko-trafikant si Edi Rama.

Qyetatrët të votojnë në bazë të programeve të partive politike, nëse duan ndryshimin të votojnë opozitën, nëse duan një mandate të 4 socialist ta votojnë, ne jemi si Vietnami. Kemi të bëjmë me një organizatë partnere të PS, SPAK. Ka në forumin e PS, anëtarin e  kreut të SPAK, Altin Dumani. Të burgosësh e iozolosh dy drejtuesit e opozitës e të mbash për 300 ditë Berishën në izolim, pa prova e fakte, ëhstë një manorvër politike për t’i lehtësuar punën Ramës për mandatin e 4.

Mosbindja civile, ditën e  martë, opozita do zbresë në sheshe në 6 pika kyçe, dhe Shqipëria duhet të shkëputet nga modeli i votimeve por të shkojë në zgjedhje të lira e të ndershme. Ne s’blejmë vota, e s’kemi para për të blerë vota. S’është në formimin e kësaj force politike të blejë votat. E gjejmë veten në një qeveri autoritare dhe diktatoriale, e thonë edhe mediat ndërkombëtarë, narkoshteti i parë në Evropë dhe kreu i narkoshtetit është karteli i drogës, Edi Rama.

Një biletë për të parë ndeshjen në NBA është 8 mijë dollarë dhe nesër do jetë te padroni i tij, Alex Sorors. S’ka si të mos mungojë Rama në familjen e ditëlindjen e Soros atje.

Duke qenë kryeministër meqë këto po hetohen opozita me operacione fëmija, Rama duhet të bëjë të qartë shpenzimet e ndeshjes, apo dhuratë kush ia ka bërë. Duhet transparencë se kush ia ka paguar dy biletat e nëse i ka blerë vetë të bëjë transparencë. Ka pasur karrige vip.

Janë të fyer e të ofenduar për propagandën e radhës se Ramën në Nju Jork. Është paralajmëruar prej ditësh nga shqiptarët e vërtetë, kundër një kreu të një karteli droge. Më vjen mirë nga pamjet se do ketë më shumë njerëz jashtë sallës së turpit. Është protesta e parë që ndodh kundër një kreu qeverie, e paprecedentë. Për t’u përgëzuar ata shqiptarao-amerikanë, që pjesën dërrmuese i kanë përzënë me hir apo me pahir. Reagim qytetar e sponatn në Amerikë, diaspora është pjesë e rëndësishme e PD dhe opozitës.

Kanë nisur tentativat e manipulimit nga Rama dhe qeveritarët. Patrionazhistët kanë nisur të ngrenë konktanket për të intimiduar diasporën në favotr të PS.

 


Send this to a friend