Federata Angleze e Futbollit ka pezulluar mbështetjen për Michelm Platininë në garën e tij për president të FIFA-s.
Platini, president i UEFA-s, po hetohet për pranimin e një pagese të paligjshme nga Sepp Blatter më 2011.
Blatter, president në largim i FIFA-s, është po ashtu në hetime për pagesën.
Të dy zyrtarët mohojnë çdo keqbërje.
Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendimin pas një takimi që ka zhvilluar të enjten me zyrtarë të UEFA-s.
Komentet