Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey konfirmoi se agjencia e tij po heton në mënyrë aktive përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, përfshirë ndonjë koordinim të mundshëm me fushatës e zotit Trump.
Zoti Comey po ashtu tha se nuk ka informacione që mbështesin akuzat e Presidentit Donald Trump se ish-Presidenti Barack Obama kishte përgjuar zyrtat në “Kullën Trump” vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.
Zoti Comey po dëshmon sot para Komisionit për Shërbimet e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve së bashku me shefin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Admiralin Michael Rogers.
Të hënën, zoti Trump hodhi poshtë çdo aludim se fushata e tij bashkëpunoi me interesat ruse për ta ndihmuar atë që të fitonte Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ishte një justifikim i “sajuar” nga demokratët për humbjen e zgjedhjeve.
Përmes disa mesazheve në Twitter, zoti Trump tha se zoti James Clapper, drejtor i zbulimit kombëtar gjatë administratës së ish-Presidentit OBama dhe të tjerë “theksuan se nuk ka prova” se ai kishte bashkëpunuar me Moskën për ta ndihmuar atë në qëllimet e tij. “Ky lajm është LAJM I RREMË dhe të gjthë e dinë!” deklaroi zoti Trump.
Zoti Trump, i cili ka dy muaj që ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, tha se demokratët “sajuan dhe u përpoqën t’i japin jehonë historisë me Rusinë si shfajësim për organizimin e një fushate lemerisëse,” duke shtuar se fushata e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton ishte presupozuar të kishte “një avantazh të madh” në Kolegjin Elektroral që përcaktoi fituesin dhe përsëri humbi.
Në mesazhet e tij në Twitter, zoti Trump nuk përmedi akuzat e tij se ishte përgjuar. Presidenti tha se “historia e vërtetë që Kongesi dhe FBI duhet të shqyrtojnë është dalja e infomatave sekrete. Duhet të gjejnë tani njeriun përgjegjës!” Zoti Trump është ankuar shpesh për rrjedhjen e informacioneve që kanë hedhur hije mbi punën e tij, por nuk përmedi konkretisht se cilat sekrete të dala në shesh përbënin shqetësim për të.
Prej më shumë se dy javësh zoti Trump ka refuzuar të tërheqë akuzat se ai ishte përgjuar, madje edhe pasi disa zyrtarë, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe ligjvënësit më të lartë republikanë dhe demokratë nga Komisionet për Zbulimin në të dy dhomat e Kongresit, janë shprehur se nuk ka prova që mbështesin pretendimet e presidentit përmes disa postimeve në Twitter.
Të dielën, kongresmeni republikan Devin Nunes, tha për kanalin televiziv “Fox News” se të dhënat e fundit që iu ofruan ligjvënësve të premten nga Departamenti i Drejtësisë mbi mundësinë e përgjimeve, nuk kanë ndryshuar konkluzionin e tij.
“A ka patur përgjim fizik të Kullës trump? Jo, nuk ka patur ndonjëherë dhe informatat që morëm të premten vazhdojnë të na çojnë në atë drejtm”, tha zoti Nunes.
Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, i cili kryeson Departamentin e Drejtësisë dhe ka qënë mbështetës i fuqishëm i zotit Trump gjatë fushatës presidenciale, tha javën e kaluar se ai nuk i kishte dhënë asnjëherë presidentit ndonjë arsye që ai të besonte se ishte përgjuar në javët para zgjedhjeve të nëntorit.
White House Press Secretary Sean Spicer calls on a member of the media during the daily press briefing at the White House in Washington, March 13, 2017.
Pretendimet për përgjim nga britanikët
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, javën e kaluar ngriti pretendimin se përgjimet ishin kryer nga agjentë britanikë, duke cituar një koment në kanalin televiziv “Fox News” nga analisti ligjor Andrew Napolitano.
Akuzat se ka pasur përgjime të Kullës Trump po hetohen në kuadër të procesit hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale që po zhvillohen nga FBI dhe ligjvënësit.
Komentet