VOAL

VOAL

Fatos Klosi: Si iku Berisha me bisht ndër shalë më ’98

May 1, 2016

Komentet

Edi Paloka: Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD anëtarët kanë diskutuar mbi aksionin opozitar që ka si objektiv protestat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Paloka i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit qe ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njeri tjetrin, por te jene te bashkuar per te rrezuar Ramen.

Sipas tij, “fushata duhet të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ”.

Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.

Osman Stafa (Durres): Do e pranoni sfidën qe te jeni poshtë në listë?

Flamur Noka: Lista e drejtuesve  të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Edi Paloka i përgjigjet Stafës: Nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë ne zgjedhje për të marre një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne këtë si beteje jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfide me njeri tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramen.  Fushata te jete lufte, jo ne kuptimin figurativ.gsh

Kalaja: SPAK-ut ja kemi kopsitur dosjet për kryebashkiakun, Dumani e di shumë mirë që fleta arresti do nisen drejt Veliajt

Adriana Kalaja e ftuar në një intervistë’ në ‘Syri Tv’, në një lidhje të drejtpërdrejtë, sqaroi se SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre.

Gjatë bisedës me moderatorin Bledi Marku në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, juristja shpreh se  Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë Veliajn por edhe ai e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.

‘Sot në këtë moment të zymtë që ndodhet vendi ku çdo gjë është kapur nga mafia e cila drejton Shqipërinë dhe Tiranën të kesh një media që i thotë të vërtetat, që pasqyron realitetin është një gjë shumë e madhe dhe unë ju falenderoj shumë ngazemra sepse keni qënë jo vetëm për 24 javë aty por gati për 7 vite për të gjitha protestat, aksionin që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke përfshirë këtu edhe kohët e nxehta dhe ditët me shi dhe ftohtë.

Erion Veliaj nuk e ka idenë se cfarë bëhet me 5D, as me inceneratorin, as me plehrat e Tiranës, as me vjedhjet abuzive, as me qiratë e shtrenjta që që meren çerdhe nga bashkia e Tiranës por është shumë i vëmëndshëm të gjejë tendën pa leje të Adriana Kalasë.

Me gjithë mbetjet, dhe koshat e tejmbushur, unë mendoj që sot për sot mbetja më e rrezikshme që është në Tiranë është Erion Veliaj.

Fitorja jonë është të largojme Erion Veliajn nga bashkia e Tiranës dhe nga qyteti i Tiranës.

Ne kërkojmë dorëheqje në mënyrë simbolike që SPAK të ketë duart e lira për të vepruar sepse dosjet ne ja kemi kopsitur, SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre, ndërkoh që këto taksa që ne paguajmë duhet të na kthehen pas si shërbime.

Sa vite kemi ne që nuk shohim një bot, që duhet të ujisi rrugët e Tiranës, ose të paktën të ulë pluhurat, dhe duke marrë në konsideratë që betonizimi vazhdon me hapa maksimale.

Ka disa njerëz të cilët nuk e shesin moralin , nuk i shesin parimet e veta dhe kanë vendosur ti qëndrojnë përballë mafies dhe ne do ti qëndrojmë deri në fund, pra Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë por Altin Dumani e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.’- u shpreh Kalaja.

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet por në koordinim me aleatët

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët.

Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.

Lajçak e cilësoi si urgjente zhbllokimin e implementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. sn

Largimi i Alfred Pezës- Zhupa: Dorëhiqet drejtori i paligjshëm i RTSH

Deputetja demokrate, Ina Zhupa reagoi pas lajmit se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i RTSH.

“Meqenëse herën e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto!

Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH-së

Nuk dua të përsëris vetveten por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza.

Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re,” shkruan Zhupa.

Bardhi zbulon strategjinë për garantimin e zgjedhjeve të lira

Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, 8 muaj para zgjedhjeve, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë Partia Demokratike për fituar.

 

Bardhi, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, tha se strategjia e PD-së do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, tha Bardhi.

U hoqën padrejtësisht, dëmshpërblimi për të larguarit nga puna arrin vlerën e 130 mln eurove 9 vitet e fundit!

Shpenzimet për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023 arrijnë në vlerën e 13 mld lekëve apo rreth 130 mln euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Monitor, për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Pra bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.

Për 2022 u shpenzuan 1,4 mld lekë për dhënien e dëmshpërblimit për të larguarit nga puna. Vlera më e madhe e dhënies së dëmshpërblimit ishte për të larguarit nga puna në administratën qendrore, përkatësisht në vlerën e 1 mld lekëve. Ndërsa për të larguarit nga puna në pushtetin vendor u paguan 324,6 mln lekë.

Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritej në 9,9 miliardë lekë.

Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Po ashtu në harkun e 9 viteve, përkatësisht në vitet 2015-2023 fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna të cilët kanë fituar çështjet gjyqësore ishte në vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.

Sakaq fatura e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit, pritet të ndryshojë, pasi një numër i lartë dosjesh të mbetura stok pritet të shqyrtohen.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në muajin Shtator 2023 stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën Administrative të Apelit arriti në 23,104 çështje. Nga totali i stokut 13% e tyre ishin dosje për marrëdhënie pune.

Sipas avokatëve afatet e arsyeshme për gjykimin e çështjeve në Gjykatën e Apelit Administrativ janë 3 vite. Po ashtu sipas avokatëve shumë çështje për shqyrtimin e të larguarve nga puna po rrëzohen nga Gjykata e Lartë me argumentin se nuk përmbajnë shkaqe për rekurs. Si rrjedhojë të larguarit nga puna po i drejtohen për shqyrtim të dosjeve të tyre Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolli i lartë i Shtetit gjithashtu në raportin vjetor 2023 ngre shqetësimin se në shoqëritë e audituara, vijon të konstatohen raste të pagesave të konsiderueshme për shkak të humbjeve të proceseve gjyqësore si rrjedhojë e largimeve të padrejta nga puna, konkretisht në të paktën 5 subjekte: Albpetrol sh.a., OSHEE sh.a., KESH sh.a., Posta Shqiptare sh.a., UKT sh.a. etj.

“Pavarësisht rekomandimeve të herëpashershme të dhëna nga KLSH, shoqëritë publike vijojnë me dhënien e shpërblimeve në kundërshtim me kuadrin ligjor e rregullator, konkretisht pa miratimin e tyre në organet eprore dhe/ose në kushtet kur vetë shoqëria ka qenë me rezultat financiar negativ”, citohet në raport./Monitor

shpz2shpz

shp

Shqipëria, një vend i zhurmshëm! Tejkalon normën e OBSH, ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën

Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit.

 

Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën.

Një raport i fundit i institucioneve nënvizon se zhurmat po bëhen një shqetësim serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë.

“Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, siç duket dhe nga grafiku i mësipërm vërejmë se kemi tejkalimin të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet.

Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%.

Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Beratit” thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që i referohet matjeve të bëra nga janari në dhjetor 2023.

Treguesit ndryshojnë pak në renditje kur matjet bëhen për orarin e natës që sipas AKM kryhen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Sipas raportit bazuar në të dhënat e monitoruara natën vërehet se tejkalimin më të lartë të normës natën (që është 45 dB) kemi në të gjitha qytetet. Niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 21.75%, Tiranës me 21.15% dhe Shkodrës me 18.57% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Korçës.

Sipas AKM në të gjitha qytetet e monitoruara nga viti 2018-2023 kemi tejkalim të standardit për LAeq ditën. Ndërsa natën vërehet se në qytetet e Beratit dhe Kukësit nuk kanë tejkalim të standardit LAeq/Natën për vitin 2023.

“Ndikimi kryesor në rritjen e nivelit të zhurmave në qytetet e monitoruara është vlerësuar fluksi i madh i automjeteve. Gjendja motorike e automjeteve në qarkullim dhe mosha e vjetër e tyre, sjellin uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës, boritë e automjeteve ku drejtuesit e të cilëve u bien pa kriter.

Gjatë natës, zhurma mjedisore duke filluar në nivelet LAeq në 45 dB mund të shkaktojë efekte negative në gjumë të tilla si lëvizjet e trupit, zgjimet, shqetësimet, si dhe efektet në sistemin kardiovaskular që bëhen të dukshme mbi 55 dB. Zhurmat po bëhen një shqetësim gjithmonë e më serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë”, vlerëson AKM./Monitor

E liron nga burgu Fredi Belerin- I kishin mbetur edhe 6 javë

Gjykata e Fierit ka liruar me kusht Fredi Belerin, ish kryetarin e bashkisë së Himarës, i cili pak kohë më parë u zgjodh edhe eurodeputeti në Greqi.

 

Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i tij, i cili pas seancës u shpreh: Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën.  U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj”.

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.

Kujtojmë që në muajin korrik, miratoi kërkesën duke i dhënë leje Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Rrugëtimi i Fredi Beleri në burg

Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel.

Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin.

Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri. panorama.al

Tare: Turistët që vijnë në Shqipëri janë të një cilësie shumë të ulët, shpenzojnë pak në vendin tonë

Gazetari, Auron Tare i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV peër të diskutuar rreth turizmit në vendin ton është shprehur se Shqipëria nuk ka akoma turizëm elitar.

Tare ka theksuar se turistët që po na vijnë vitet e fundit janë të një cilësie shumë të ulët në krahasim me kohën kur Shqipëria ishte më pak e vizituar por kishte cilësi në turista që harxhonin para në vend.

“Cilësia e produktit që ne japim është treguesi por de të ardhurat tregojnë për nivelin e turizmit në Shqipëri. Duhet thënë që këto vite kemi një rendje më të fortë mbas numrave, por produkti turistik që gjejnë në terren nuk është ai që ata presin.

Turistët që po na vijnë vitet e fundit janë të një cilësie shumë të ulët në krahasim me kohën kur Shqipëria ishte më pak e vizituar por kishte cilësi në turista që harxhonin para në vend.

Turizmi nuk është një shpikje shqiptare por e kanë bërë të tjerët para nesh dhe mjaftohet që të shikojmë problematikat që kane hasur ata dhe ne ti evitojmë.”

Bën atë që nuk e bëri as Enveri. Skënderbeu me fytyrën e Ramës!

Deliri i madhështisë duket se nuk ka fund për kryeministrin Edi Rama. Ai që quhej ‘Skënderbeu i Spiropalit’, tashmë duket se e beson edhe vetë që është me të vërtetë ‘Skënderbe’ dhe këtë fakt e ka denoncuar një shqiptar në prezantimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali.

Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.

‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

Postimi i plotë:

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.  sn

Protesta në Thumanë-Kashar Banorët: Rama nuk është shqiptar! Protesta s’do ndalet! Ne jemi sovrani…

Me qindra banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, Milotit, Kurbinit kanë dalë sërish në protestë për të dhjetën herë radhazi, duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë që të kenë të drejtën për hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Banorët bëjnë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, pas nuk po u jep zgjidhje problemit të tyre, por si përgjigje i dërgon qindra efektivë të Policisë së Shtetit për t’i detyruar të përfundojnë protestën.

‘Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë’, shprehet një prej protestuesve.

Qytetari: Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam.

Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat’, u shpreh një tjetër banor. sn

Afera e mbetjeve toksike- PD kërkon dorëheqje të menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vëngut, Gazhelit dhe…

Anetari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për aferën e mbetjeve toksike ta kapura në Tajlandë.

Muçollari ka deklaruar se numri dy i Edi Ramës, Belinda Balluku, ka mashtruar dje publikisht për skandalin me qëllim që të mbrojë ish-drejtorin e portit, sot ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengun.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.”,- ka thënë Muçllari, i cili ka bërë publike edhe kërkesën e Partisë Demokratike për dorëheqje të menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Gazhelit dhe Vëngut si persona përgjegjës në afëren e mbetjeve toksike.

Deklarat e plotë:

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra,

-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.


Send this to a friend