Intervistoi: Elida Buçpapaj
E.B.: I nderuar Z.Merkoçi mbrëmë ishit të ftuar tek Opinion i Blendi Fevziut?
Fatmir Merkoçi: Po më morën në telefon dhe më thanë se sonte në ora dhjetë 10 a mundet të vini në emisionin Opinion. Pranova
E.B.: Blendi ju telefonoi? Ju treguan për temën e emisionit?
Fatmir Merkoçi: Jo, gazetarët që pregatisin dhe njoftojnë të ftuarit Më treguan cilët ishin të ftuarit e tjerë dhe ju thashë se për mua nuk ka problem kush është ftuar.
E.B.: Ju nuk shkuat fizikisht, por lidhje ishte me video ?
Fatmir Merkoçi: Shkova në studio.
E.B.: Shkuat në studio dhe pastaj ?
Fatmir Merkoçi: Takova Blendin dhe e pyeta ku do ulem Më tha se do rrija diku dhe do më lidhte me studion. I thashë, ju më thatë për studio e jo për lidhje të tilla. Më tha se në studio janë vetëm politikanë. Kush janë politikanë, i them. Ja këta që janë ulur, ma ktheu. Ca politikanësh janë këta mor Blend i them. Me që nuk jam në studio, unë po iki se nuk mundem të rri pas kuintave. Dhe u largova. Pra largimi im ishte direkt nga studio . E jo ashtu siç u mundua ta paraqiste në emision. Ndaj u detyrova të bej satus për miqtë në rrjetin social që e dinin se do isha në studio
E.B.: Po ishte një veprim diskriminues, politikanët sipas Blendi Fevziut qënkan për në studio ndërsa ju, një personalitet si ju i nderuar jo. ( Avokat Fatmir Merkoçi, është njëri ndër protagonistët e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike – shpje.E.B.)
Fatmir Merkoçi: Po ca politikanësh. Te emëruarit e partisë.
E.B.: Z.Merkoçi, nëpër rrjetet sociale qarkullon si virale komunikimi juaj në komisariatin e policisë, rreth llambës së djegur e cila është mirëpritur shumë.
Fatmir Merkoçi: Fillimish më thirrën në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Pas një ore qëndrimi aty më dërguan në Komisariatin e Policisë nr.1. Aty ju kërkova fletë arrestim pasi veprimet që po kryenin ishin veprime arrestimi. Ata nuk po më jepnin dhe më thanë se…
EB: Ju jeni Avokat fatmirësisht…
Fatmir Merkoçi: Ndaj ia kërkoja se jam Avokat. Më thanë do japësh një deklarate se përse kishe hipur në shkallë? Për të ndërruar llambën e djegur, ua ktheva…dhe pjesën tjetër ju e dini…
E.B:Z.Fatmir si e shihni situatën, kur është e qartë se Edi Rama e ka kapur edhe tashmë edhe opozitën e deligjitiminuar nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i 11 dhjetorit dhe Referendumi i 18 dhjetorit, kur edhe nëpër studiot televizive, opinionistët e Tirana Gate i manipulojnë faktet?
Fatmir Merkoçi: Sot i kam kërkuar nga studio e Ora news Debat publik Lulzim Bashës, sapo e botova lajmin në rrjetin social.
E.B. Po e pashë.
Fatmir Merkoçi: Te pres reagimin. Ndryshe do detyrohem të ripërsëris historinë e 1991!
E.B. Po, por duke u nisur nga rrjedha e ngjarjeve, a do të vazhdoni të kërkoni të hyni në selinë e PD ? Si e gjykoni ?
Fatmir Merkoçi: Po nuk e kërkoi Komisioni i Rithemelimit, atehere do e kërkoj dhe do e bëj qoftë dhe vetëm.
E.B.: Disa thonë se duhet të prisni vendimin e gjykatës ? Nisur nga zgjatja e procedurave, a nuk do të humbni kohë ?
Fatmir Merkoçi: Gjykata nuk ka afat për këtë zbardhje ndaj e zgjat. Unë po pres përgjigjen e Bashës. Pres kur do të nisë protesta Askush nuk ka të drejtë të bëj përjashtime. Po e pranuam dhe këtë, atëherë pranojmë diktaturën. Dhe diktaturat rrezohen vetëm me revolucion.
E.B.: Ju faleminderit shumë
Fatmir Merkoçi: Ju faleminderit ju.
Viralja e Fatmir Merkoçit në Komisiariatin e policisë

Komentet