Me përmbledhjen e saj më të re poetike, të titulluar ‘Dashuri e Bekuar’, poetesha Fatime Kalimashi ka dëshmuar një ndieshmëri të theksuar sa dhe një qasje mjaft origjinale, të cilën e shquan pesha e një mendimi të latuar bukur, thellësia e një përjetimi të shpalosur në yllësinë e fjalës shqipe, si dhe përmasa e një përgjërimi në të cilën dashuria është lajtmotivi kryesor.
Ligjërimi i saj lirik vie herë si vegim dashurie e hera-herëz edhe si një meditimi filozofik (poezia ‘Sonte’), i cili e shoqëron ate në vijimësi. Në kundrimin e e jetës dhe në shpalosjen e ndjenjës, ajo mediton duke qenë mes jetës dhe artit, mes ekzistenciales dhe ideales (poezia ‘Jeta është art’):
Arti më i bukur
I shpirtit dashuria
Arti më i bukur
I jetës lumturia
Poezia e saj shpaloset kështu vetvetiu me të gjitha përmasat që ka, herë si pritje e herë si paralajmërim, siç ngjet në poezinë ‘Mos dashuroni’:
Mos dashuroni një poet
Po nuk ia njohe edhe poezinë
Kompleksitetin e ndjenjave shprehet kështu në raportet e njohura kohë dhe dëshmi apo moshë dhe aryse. Ndërkaq motivet e dashurisë shtjellohen herë si bekim e herë si pagëzim, si, është poezia e titulluar ‘Nuk mundem’.
Të papriturat e jetës janë përmasa tjetër e kësaj krijimtarie poetike, të cilat shndërohen jo rrallë edhe në një zemër-klithje: ‘Të mos mbetet vargu im/Dashuri e heshtur’ (poezia ‘Merre vargun tim’), apo edhe nënjë zemër-thirrje në dashurinë e theksuar për atdheun dhe njerëzit (poezia ‘Kur të vijë ajo ditë’). Një gjendje e tillë shtresimesh emocionale shpaloset në poezinë ‘Këtu jam’, në të cilën përmasa e përkushtimit në simbolikën e një letre që digjet, shkrihet dhe bëhet një me dritën që nuk shuhet:
Digjem flakë siç digjet letra
Unë jetoj me diellin
Prandaj nuk më njeh vdekja
Nuk ka dyshim se për poeten Fatime Kalimashi, dielli është sa liria e shumëpritur po aq edhe poezia e përjetuar. Një poezi e tillëështë veçmas poezia e titulluar ‘ Më shiko’, të cilën ajo e ka shpalosur aq bukur në përmasën e një përgjërimi të përjetshëm si dhe të një gjakimi të pandalshëm, të cilën di ta krijojë vetëm frymzëimi i thellë poetik.
Poezia e ligjërimit të theksuar lirik të poetes ngërthen kështu dhembje shpirti (poezia ‘Kthehu’, pritje dhe ndarje, heshtje dhe shpresa, betim apo pendesa. Ndjenja e përjetimit të thellë dhe e përgjërimit të siqnertë (fjala vjen poezia ‘Të dua në fshehtësi’), kundrohet edhe në prizmin dashuria-xhelozia, përkatësisht frika-urrejtja.
Nuk mungojnë kështu as porositë me përmbajtje edukative sa dhe aktuale, si poezia ‘Bëhu njeri’ apo ‘Gjurmë nga mirësia’, por shquhen gjithashtu edhe poezitë meditative, si ‘Heshtja’, ‘Duke dashuruar’, ‘Mos thuaj’, ‘Kush je ti?’.
Në përgjithësi, poezia e poetes Kalimashi është poezi e reflketive e një meditimi të hollë, e një përjetimi të thellë, si dhe e një përgjërimi në rrjedhë e sipër. Ajo është një qenie lirike e cila në vargëzimin e saj udhëton sa me poezinë aq edhe me dashurinë, duke parapëlqyer modestinë në jetë, lirinë si kuptim të jetës, të drejtën dhe të vërtetën si parime jetësore, prandaj shpesh prej saj dashuria shpaloset si dhembje kurse poezia si prehje.
Fatime Kalimashi sfidon kështu padrejtësitë e jetës përmes vargjeve, ngre lart idealin e lirisë në poezinë mëmëdhetare ‘Dy luftëtare’, duke besuar në të mirën, në të vërtetën dhe në të sinqertën. Lajtmotiv i poezive të tilla bëhet kështu ajo që poetja e pagëzon në mënyrë mjaft domethënëse ‘fryma e shpirtit të mirësisë’ (poezia ‘Do të bëhem’).
Tek e lexon përmbledhjen e saj më të re poetike, të cilën ajo jo rastësiht e ka pagëzuar dhe e ka projektuar si ‘Dashuri e Bekuar’, vëren se si ajo i kushton vëmendje latimit të vargut në bukurinë e fjalës, paraqitjes së ndenjës në përmasën e saj, si dhe laryshmërisë së motiveve. Së këndejmi, jo rrallë ajo ka shpalosur po aq edhe dritë-hijet e një jete të vrullshme, kontrastet e përditshmërisë njerëzore, kotësinë apo edhe grykësinë e cila jo rrallë e ka cenuar dhe po e cenon lirinë e shumëpritur.
E veçanta e një ligjërimi të tillë lirik është fakti se Fatime Kalimashi është mjaft origjinale në meditimin dhe në frymëzimin e saj. Asaj madje as nuk i mungon guximi që fjalës t’ia shtrydhë kuptimin deri në fund, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë me imbole e me metafora të goditura mjaft bukur.
Jeta dhe vdekja, e tanishmja dhe e përjetshmja, bota e këtejshme dhe bota e përtejshme, e përkohshmja dhe e përjetshmja, janë projektuar aq bukur përmes duke mishëruar individualen me universalen (poezia ‘Kur të shkoj nga kjo botë’) :
Unë dritë e qiellit do të bëhem për jetë
Do të jetoj me yjet në përjetësi
Do të zgjohem herët së bashku me diellin
Dhe do të perëndoj me të përsëri
Pjesë e pandashme e këtij universi është gjithmonë dashuria, të cilën poetja në poezinë e titulluar ‘Këngët e dashurisë’, e ka shpalosur jo vetëm si një melodi të dhembjes së fshehur, por gjithsesi edhe si një simfoni e jetës së ngjeshur me ngjarje e sfida:
Tingujt e jetës si vapa e diellit
Herë më djegin herë më përvëlojnë
Në melodinë e dhimbjes së fshehur
Dashurisë këngë i këndojnë
E një meditimi të veçantë sa dhe të thellëështë edhe poezia ‘Shkruaj’, në të cilën sërish poezia dhe dashuria shkrihen në një. Zjarri i poezisë dhe zjarri i dashurisë flasin kështu me përmasën e përjetësisë. Në këtë poezi, vjershërorja, shpirtërorja dhe dashurorja bëhen një trini:
Shkruaj me lapsin në letër
Duke i buzëqeshur
Puthjes së etur
Shkruaj për dashurinë
E shpirtit tim
Për një përqafim
Shkruaj që të mos vuaj
Me dashurinë
Për poezinë
Në poezinë tjetër ‘Si lulja’, delikatesa e ndjenjës është shpalsour njëlloj bukur nga eleganca e shprehjes, kurse buqeta e fjalës ka aromën e jetës:
Si lulja e heshtur
Me ngjyrën e saj të kuqe
Si ajo lulja e dimrit që çel në borë
Stolisur prej akulli por me aromë
Shkrihem veç kur prekem me dorë
Si trëndafil i heshtur
Lulëzoj nën heshtjen e fjalëve
Me buzët petale e buzëqeshur
Me shikim të syve e thyej heshtjen
Me aromën e bukur të jetës
Si lule e heshtur
Me ngjyrë të verdhë
Kur rrezon si dielli në verë
Aromë e saj prej largësie
Më dhuron ndjenja lumturie
E nëlentat e ylberitqëmishëronjorrallëlirikashqipe, vie poezia ‘U takuamnëëndrra’, kuzemër-klithjaështë prelude jovetëmipoezisëporedheidashurisë.Gjendja e psikologjisurnjerëzorekakundruallpasqyrënqiellore:
Sa shumë më mungove sot
Me mallin tënd kaloi dhe kjo ditë
I shikoja ngjyrat e ylberit në qiell
Pas shiut diellin duke e prit
Një puhizë e lehtë shpirtin ma freskoi
Duke ledhatuar trupin tim të njomë
Pas shiut së bashku me ylberin u takuam
Sytë e mi i kërkoi dhe u dashuruam
Ne u takuam mbi qiell atje lart
Prekëm ëndrrën në qiellin e shtatë
Si pasqyrë u shikuam në sytë njëri-tjetrit
Dhe buzët u përplasën si valët e detit
Poetja di kështu një.loj bukur, që edhe në poezinë ‘Të jetojmë me dashuri’, subtilen ta bartë në përballje me të ligën, ku shpirtëroja është sërish sipërorja. Rima e puthur e ka bërë vetvetiu edhe sa përgjërimin po aq edhe premtin edhe më të bukur:
Nuk lodhem prej punës as prej poezisë
Më lodhin njerëzit e lig e gjërat e kota
Sa herë jam lënduar prej padrejtësisë
Deri sa kuptova sa rëndësi ka bota
Nuk lodhem nga puna as nga mirësia
Lodhem neveritem nga hipokrizia
Nuk mërzitem kurrë gjërat që i sjell jeta
Më lëndojnë veç gjërat e pavërteta
***
Vetëm përmes dritës ju do të më ndjeni
Në këngë e në poezi çdo ditë do më keni
E dashurinë në vargje të shpirtit lexoni
Me shpirt do të jem me ju mos harroni
Ndjenja e dashurisësërish mbizotëron edhe në poezinë ‘Me zërin e dashurisë’, në të cilën jo vetëm lartësohet e madhështohet dashuria në përmasën e saj, por në këtë poezi ajo mëton të ngritet në përmasën e një hmni njerëzor:
Nuk dërgohet letër pa adresë
S’ka njeri që nuk ka emër
Nuk jetohet as pa shpresë
S’ka as dashuri pa zemër
Nuk këndohet pa shpirt e zemër
Emocionet kanë shumë rëndësi
Nëse në shpirt s’na prekin ndjenjat
Pse të këndojmë për dashuri
Nëse vargu s’të prek në shpirt
Ndjenjat nga gjumi nuk na zgjojnë
Pse t’i shkruajmë dashurisë
Nëse pa ndjenja i këndojmë
Në çdo këngë e poezi
Në çdo varg për dashuri
Faljani shpirtin këngës e melodisë
Jepjani ndjenjën zërit të dashurisë
Në po të njëjtën përmasë lartësohet edhe poezia si frymëzim që i jep kuptim krijimtarisë letrare (‘Poezia’), sepse për një poete si Fatime Kalimashi, është e natyrshme që siç thotë ajo, poezia lind bashkë me diellin:
Vera sikur i zgjon ndjenjat nga nata
Nga të mërzitshmet ditët e gjata
Kur hëna me yje ndriçon qiellin
Pas natës dhe poezia lind me diellin
Për dallim nga dielli, në poezinë ‘Ky shi’, motivi i kësaj poezie shtjellon një ide e cila shpalos krenarinë në raport me poltroninë:
Ky shi që më lag i bukur por e kam mëri
Më ftohet zemra për të varfrit pa çati
Më mirë e lagur në shi e të thahem vet
Se sa një çadër e tjetrit përmendur përjetë
Vëreht kështu se tek e përdorë rimin e puthur, poetja e paraqet me mjaft me zotëzi mendimin e ngjeshur, medittativ, i cili në poezinë ‘Eja afër meje’, paraqet gjendjen psikologjike të subjektit lirik:
Po dua me të pas afër në krahët e mi
Me t’i puth fort sytë e tu të shkruar
Kur digjem e si prushi bëhem hi
Hirin tim ta mbash në ato duar
Me të njëjtin procedim poetik, pra me rimën e puthur em me mendimin e ngjeshur, është shpalosur edhe poezia ‘Me emër tek Zoti’, si një evokim i veçantë nga fëmijëria e poetes:
Si fëmijë kur isha kam luftuar për drejtësi
Kam luftuar me të pa njerëz dhe me djallëzi
Edhe pse jeta shpesh për toke më ka rrëzuar
Me zemër tek Zoti kurrë nuk jam dorëzuar
Për dallim nga pamjet e natyrës dhe elementet e saj, shpesh pemët si rrushi apo qershitë bëhen pjesë e një sfondi nën të cilat digjen e piqen ëmbëlsitë, si tek poezia ‘Sa kohë duhet të presim?’:
Edhe sa kohë duhet të presim
Ma mall për sytë e njëri-tjetrit
Për buzët e ëmbla si qershitë e pranverës
Ëmbëlsinë që na falin në fillim të verës
Po ky fill, po ky filiz përvijohet më tej tek projektohet në sfondin poetik si një gjakim erotik (poezia ‘T’i përdor ilaç’) që shëmbëllen aq shumë me botën e figurshmërisë së 1001 Netëve. Këtu gjuha e simbolikës si dhe e metaforës është mjaft e realizuar, e ku dashuria me të gjitha hiret dhe huqet e saj, sërish shpaloset si balsam për shpirtin:
Më jep veç një kokërr qershi
Ta puth shumë e ta përqafoj
Ta preki ëmbël me gjuhë e buzë
Të ëmblën qershi nga afër ta shijoj
Më jep dhe një kokërr pjeshkë
Me buzët e mia ta kafshoj
T’ia preki shijen me gjuhë
Të ëmblën pjeshkë nga afër ta shijoj
Më jep edhe një kokërr kumbull
Ta kafshoj me gojën mjaltë
Ta përpij me gjithë bërthamë
T’i përdor ilaç balsam
Në përgjithësi, përmbledhja poetike e poetes Fatime Kalimashi është poezi e shtresimeve dhe e përjetimeve të holla lirike, në të cilat fjala shqipe shpaloset me gjithë bukurinë e saj. Nuk ka dyshim se ajo është poezi e cila shquhet me një butësi mëndafshi, pikërisht siç e thotë vetë poetja në gjakimin e përhershëm krijues, i cili prej sa ka filluar të shkruhet poezia, nuk është asgjë tjetër përpos gjakim i përjetshëm, në të cilin loti mëton të arrijë tek vetë Zoti:
Sa herë shkruaj poezi
Vargut tim i jap shpirt
Qoftë varg për dashuri
Apo varg me lot në sy
(E dërgoi për botim ARIF EJUPI)
Komentet