Mirëmëngjes ju “anëtarë të kryesisë dhe të këshillit” te Vatrës. Uroj të keni rruguar mirë!
Dje 63 vatranë, në fakt shumë të tjerë janë mërzitur që nuk janë shtuar në listë, vendosën mosnjohjen e strukturave të Vatrës. S’kishte si të ndodhte ndryshe :
Nëse maja e piramidës, kryetari i Vatrës, si struktura e vetme e zgjedhur, nuk ka mandat për të drejtuar, e gjithë piramida bie.
Sot ne të gjithe, përveç egoizmit tuaj mesjetar, jemi asgjë më shume se anëtarë të thjeshtë dhe të barabartë. Elmi Berisha e ngriti keshtjellën e tij në rërë, pa bazament, me fjalë të medha boshe, me premtime të pambajtura, sikurse ishin premtimet e tij publike ndaj vendlindjes së tij për 1.1 miliard dollar investime. Vetëm këtë fakt të kapim na mjafton ta kuptojmë ketë njeri. I dyshuar për edukimin e tij, edhe sikur të mos kishte fakte, unë do ta dyshoja edukimin e tij, nveli i tij lë për të dëshiruar. I dyshuar dhe i faktuar për votat e munguara te mandatit të tij 4-vjeçar. Përse nuk nxorri ai vetë kurrë një raport zgjedhor te tijin, tu thotë vatranëve, ja votat e mija.
Kur i thashë mbas kuvendit të 2022 arkitektit të Kanunores, Bashkim Musabelliut se kryetari nuk i ka marrë votat dhe këshilli është emeruar në kundërshtim me kanunoren që vetë kishtë propozuar, më tha se “kisha të drejte, por ketë rradhe kështu do ta vazhdojme, herën tjetër do ta bëjmë më mirë”. Apo jo Bashkim?! Po pse kështu drejtohet. Megjithëse edhe kryetari e di se nuk i ka votat, hap gjyqe kundër vatranëve të ndershëm. Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë.
Elmi Berisha hap gjyqe me vatranë se do të shpenzojë ca $$$ por jo se ka të drejtë.
Ka frigë nga anëtarët e Vatrës që drejton dhe nuk mblidhet në shtëpinë e Vatrës, por nga ana tjetër kyç dyert dhe nuk lejon as të tjerët të mblidhen aty. Shkon në gjykatë dhe gënjen se nëse në shtëpinë e Vatrës bëhet mbledhje, “situate do të ekskladojë në konflikte” apo aty do të ketë gjakderdhje. Cili vatran e beson këtë. Më thoni ju, ka ndonjë vatran që e beson. Mos thoni gjë, por mendojeni vetë se si po operohet organizata. Pra nëse ju besoni se asgjë nuk do të kishte ndodhur, atëherë ai gjyq ka qenë një gjyq fiasco, vetëm për të ndaluar 145 persona të lajmëruar për të marrë pjesë në mbledhje. 4 vetë ishim nga Michigani që kishim blerë biletat, paguar për car rental dhe hotelet. Imagjinoj ndonje të nënqeshet për këtë apo të gëzohen se arritën një fitore në gjykatë, vetëm një idiot gëzohet nga fitoret nga këto gjyqe, sepse askush nuk fiton asgjë, është Vatra që humbet.
Tani për mbledhjen tuaj.
Unë e përshendes këtë mbledhje, gëzohem sa herë shqiptarët mblidhen për qëllime të mira. Por vetëm për qëllime të mira ama. Nëse mblidheni për të konfirmuar axhendën e kryetarit dhe nenkryetarit, për të përgojuar, dënuar dhe shkatërruar karaktere njerëzish të pafajshëm, pra jeni ushtarë dhe jo njerëz të lirë, atëherë mos e paçi hallall shqiptarinë që kemi bashkë.
Ju kerkoj ndjesë për pasionin e fjalëve, por unë kam besim tek ju vatranë patriotë, se do ta shfrytëzoni këtë mbledhje në të mirë të Vatrës, në favor të paqes, në favor të bashkimit me miqtë tuaj në anën tjetër, me ata miq që kur erdhet në Vatër ju thatë, “Mirë se ju kemi gjetur”. Kurse sot ka gjasa që tju thoni “tashti dilni jashtë”. Duhet të jesh serb a grek të veprosh kështu. Sepse kështu vepruan serbët dhe grekët në tokat tona në kosovë Mal të zi, Maqedoni e Cameri. Erdhen si miq, pastaj na debuan. Një njeri që ka gjak shqiptari, kurrë nuk sidhet kështu më sivëllaun e tij. Prandaj mendohuni mirë për veprat tuaja.
Nëse jeni të bindur se kryetari I ka marrë votat për mandatin e tij, nëse besoni se Elmia i ka dhuruar Kosovës 1.1 Miliard dollare, nëse besoni se Elmia ka studiuar në 10 universitete sikurse ka deklaruar, nëse besoni se Alfonsi është dënuar për politikë dhe jo për vjedhje, nëse ju pëlqejnë truqet dhe marifetet si fjalori i tij denigrues, nëse mendoni se At Theofanis i Kishes greke është e ardhmja drejtuese e Vatrës, nëse besoni se vatranët emblematikë të Vatrës janë tradhëtarë të atdheut, atëherë vazhdoni në rrugën tuaj, mbroni atë që besoni dhe mos u tërhiqni deri në fitoren tuaj.
Por nëse keni pak dyshim per keto, nëse nuk mendoni ashtu, nëse mendoni se ajo nuk është rruga e fitores e as e paqes, atëherë shfrytëzojeni këtë rast sot që të bëheni promovues të paqes, bëhuni bij të dritës dhe jo bij të territ. Fryni erës së bashkimit dhe jo të ndarjes. Nëse dikush kërkon ndarjen në mes shqiptarëve, ju mos pranoni, kërkoni bashkimin. Nëse dikush vrapon mbas fitoreve të vogla, ju ndaluni dhe kapni momentin që ju jep koha, bëhuni nismëtarë të fitoreve të mëdha, fitore që përfshin të gjithë. 63 vatranë kanë kërkuar një Kuvend të Paqes, ata kërkojnë paqe, bëhuni edhe ju pjesë e paqes. Përse jo? Paqe për të gjithë në një Kuvend gjithpërfshirës. Cili prej jush nuk e do paqen? Nuk janë gjyqet faktor i paqes e as i krenarisë. Gjyqet janë turpi i atyre që na i sollën mes nesh. Gjyqet jnë për fatin e dy-tre personave. Fati i tyre nuk duhet të jetë fati juaj dhe fati i Vatrës.
Në emër të atyre 63 vatranëve ju bëj një lutje, nje kërkesë në mënyrën më njerëzore e të paqshme, propozoni dhe hidhni në votë kërkesën tonë për një Kuvend të paqes. Sikurse ne, vëllezërit tuaj morëm një vendim për paqe, merrni edhe ju nje vendim për paqe. Le të krijohet një grup i përbashkët dhe të shtrojë rrugën e këtij Kuvendi të paqes, si e vetmja zgjidhje që sjell fitore për të gjithë.
Valentin Lumaj