Farat e kungullit janë me shumë vlera ushqyese, janë burime me përqëndrim të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidanteve si dhe aminoacideve esenciale, të tilla si triptofan dhe glutamate.
Farat e kungullit i takojnë familjes Cucurbitaceae, emri shkencor: Cucurbita pepo. Në Amerikën Qendrore këto fara njihen si Pepita.
Përfitimet shëndetësore të farës së kungullit
Farat e kungullit janë shumë të shijshme dhe me vlera të larta kalorike, rreth 559 kalori në 100 gr. përveç kësaj, janë të pasur edhe me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që sigurojnë shëndet të plotë.
Vlerat e larta kalorifike vijnë kryesisht nga proteinat dhe yndyrnat. Janë të pasur me acide yndyrore si acidi oleik që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.
Farat e kungullit kryesisht mbajnë proteina të cilësisë së lartë. 100 gr. fara sigurojnë 30 gr. ose 54% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Përveç kësaj, farat janë një burim i shkëlqyer i aminoacideve triptofan dhe glutamat. Triptofani konvertohet në serotonin dhe niacin. Serotonini është një neuro-kemikal i dobishëm i cili cilësohet si pilulë natyrale e gjumit. Glutamat-i është i nevojshëm në sintezën e acidit gama-amino buterik, një neuro-kemikal anti stres në tru, që ndihmon në reduktimin e ankthit, nervozizmit dhe gjendjeve tjera neurotike.
Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i vitaminave anti-oksiduese E, përmbajnë rreth 35.10 gr. gama-tochopherol per 100 gr. vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, parandalon qelizat e indeve nga lëndimi, ndihmon në mbajtjen e integritetit të mukusit dhe lëkurës, duke mbrojtur nga radikalet e lira të dëmshme.
Farat e kungullit janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks, të tilla si tiamin, riboflavin, acid pantotenik, pirodiksin si dhe acid folik. Këto vitamina veprojnë si bashkë faktorë për enzime të ndryshme gjatë metabolizmit në trupin e njeriut. Përveç kësaj, niacini ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Së bashku me glutamat-in, ajo rrit aktivitetin brenda trurit, gjë që ndikon në reduktimin e ankthit dhe nervozizmit nervor, shkruan femra.net
Për më tepër, farat e kungullit përmbajnë sasi të mirë të mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. Mangani është një faktor për enzimet antioksiduese.
Vlerat medicinale të farës së kungullit
Studimet kërkimore tregojnë se farat e kungullit kanë DHEA (di-hidro-epi-androstenedione), hormon që bllokon veprimet në nivelin receptor. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të DHEA-s mund të shpie në tumore gonadale. Kështu, këto fara mund të ndërprerjnë rrezikun e prostatës dhe kancerit ovarian.
Përveç kësaj, studimet eksperimentale sugjerojnë se disa përzierje fitokemikale në vajin e farës së kungullit, mund të ketë një rol në parandalimin e nefropatisë diabetike (sëmundje diabetike e veshkave).
Farat e kungullit për qëllime mjekësore përdoren tashmë mijëra vite. Janë burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Zbuloni përparësitë shëndetësore të farave të kungullit dhe konsumoni ato për shëndetin tuaj.
E mundin kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
Zbusin simptomat e menopauzës
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.Janë të mira për humbje të peshës
Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.
Reduktojnë kolesterolin
Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.
Mbrojnë nga diabeti
Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.
Lehtësojnë artritin
Shkencëtarët kanë’ vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.
Komentet