Kur një natë prej netësh dikush përhapi fjalën
se një fantazmë rreth kalasë sillej papushuar
e gjithë turma vrapoi dhe, duke parë,
ra më gjunj me duart e kryqëzuar.
Por një Plak mbeti në këmbë, dhe sinqerisht
ai donte të thoshte se askund fantazmë s’kish.
Pastaj mendoi përsëri: – Do të ishte çmenduri.
Unë, pa dyshim, e shoh që është një çarçaf:
por më mirë se të them të vërtetën tash,
Unë parapëlqej të jem në shoqëri.
Pra, është një fantazmë, pa diskutim. –
Dhe veten në turmë ai e përfshin.
Komentet