Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda-Bogujevci- Rama, në fjalën e saj në seancën e Kuvendi të Republikës së Kosovës, ku pritet që të krijohet një Tribunal që do të gjykojë krimet serbe në Kosovë, ka thëën se familja e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, kanë kërkuar që ajo fotografi të hiqet nga të gjitha mediat.
Ajo thotë se familja janë ankuar edhe tek instituti që udhëheq Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe janë jashtëzakonisht të shqetësuar, pasi gruaja që shihet në fotografi teksa dhunohet nga kriminelët serbë është e identifikueshme dhe është ende gjallë.
“Familja po kërkon heqjen e fotografisë. Familjarët janë të shqetësuar. Zonja Brovina është e padrejtë ajo. Imagjino se në çfarë traume kalon ajo, kur e sheh. Edhe familjarët tjerë e shohin atë fotografi”, ka thënë deputetja, raporton Gazeta Express.
Bogujevci ka thënë se bazuar në atë se çfarë ka kaluar vetë gjatë kohës së luftës, e imagjinon se çfarë traume do të kishte përjetuar nëse dikush do të kishte publikuar diçka të tillë.
Ajo ka kritikuar deputeten Flora Brovina, duke i thënë se ka rrezik që mund t’i ndodh diçka viktimës pasi është e identifikueshme.
“Nuk e di a ke qëllu ti, me të ndodh diçka e tillë, e me pa vetën në qat gjednje. Ajo mundet me u identifiku, dhe cka nëse i ndodh diçka viktimës”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bogujevci-Rama.
Nddërkohë pas fjalës së saj ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, duke thënë se Vasfije Krasniqi-Goodman është heroinë që ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur, duke bërë thirrje që të mos devijohet nga ideja se për çfaërë ishin mbledhur në Kuvend.
“Një nga heroinat është Vasfje Krasniqi, është ajo që ka dëshmu për atë cfarë ka ndodhur”, ka thënë Veseli./GazetaExpress/
Komentet