Së pari ju pyesim a keni ju familje? A keni nëna, baballarë? A keni gra dhe fëmijë? Dhe mbi të gjithat a keni Zot e a keni zemra?
Nëse Komandant Malisheva nuk e ka përkrahjen nga Institucionet shtetrore kosovare, dhe as nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, ta dini se ai ka dikend, ka familjen, ka popullin i cili nuk na len anash, dhe se ju si Shtëpi Mediatike Publike, duhet dikujt t’i jepni përgjegjësi bile morale ndaj veprimeve të jueja teper të ulta.
Çka ju shtyni dhe kush ju shtyni të na e shtoni dhimbjen shpirtrore e njerzore? Kujt i jepni ju përgjigje dhe kush ju paguan për veprimet e tilla? A jeni edhe ju farë e fiseve shqiptare, apo jeni sortë meleziane që keni humbë çdo traditë kombëtare, për të lansuar lajme aq idioteske që për ne ishin po aq të tmerrshme sa vetë lufta e Kumanoves!!!
Unë Arjeta Rexhaj Krasniqi, bashkëshortja e Muhamet Krasniqi- Komandant Malishevës, kërkoj përgjegjësi morale e politike për shpërndarje e lajmit se gjoja Komandant Malisheva paska dashtë të bën vetëvrasje. Dhe pas lajmit të juaj makaber, versulen qindra gazeta e portale idoteske, ta shpërndajnë këtë lajm friksimi dhe parapregaditje për ndonjë veprim makaber nga sllavo-maqedonasit në bashkpunim me tradhëtaret shqiptare në Maqedoni e Kosovë.
Lajmi i juaj i rrejshëm, se gjoja “Komandant Malisheva paska dashtë ta vras vetëveten me acid sulfurik” ju bënë bashkëfajtor me vrasësit. Metodat e tilla janë perdor me dekada në trojet tona dhe ndaj nesh. Mos të harrojmë vrasjen e ushtarëve e oficierve shqiptar që na vinin në funerale si gjoja të vetëvrarë, ose të burgosurit tjerë politik që nuk nënshtroheshin patra organeve të UDB-së.
Gjithashtu, ndjehem e obliguar moralisht që ta falenderoj popullin tim në përkrahjen masive për sherimin e plagës që na e sjaktuat, dhe se i drejtohem popullit me informaten se Komandant Malisheva gjendet shëndosh e mirë, dhe se as që i ka shkue ndërmend ndonjë veprim i tillë.
Përmes kësaj letre, dua që të ua përcjell fjalët e burrit tim, Komandant Malishevës:
“Unë Muhamet Krasniqi, i drejtohem familjarëve të dëshmorëve të lirisë si dhe familjarëve të të burgosurve, shokëve të idealit dhe mbarë popullit shqiptar, dhe Ju betohem se më daten 09.05.2015 kam menduar disa herë të vetëvritem që mos t´u bi në dorë armiqëve tanë, por për shkak të tradhëtisë që na u bë, jam dorzuar me qëllim që të dali e vërteta në sipërfaqen e kësaj toke arbnore. Pra, kur atë ditë nuk e bëra gjestin e vetëvrasjes, ta dini se një gjest të tillë s’do ta bëj kurr. Çdo veprim tjeter do të jetë vrasje e kurrësesi vetëvrasje.
Në këto momente na nevojitet përkrahja e Juaj morale e njerzore o populli im i dashur“!
Kjo leter i shpërndahet mediave publike.
Me respekt Arjeta Rexhaj-Krasniqi.
Mami dhe babi atere