Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të vdekur katër persona dhe gjithashtu ka edhe persona të plagosur.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, një kamion dhe një makinë dhe gjithashtu të njëjtat burime raportojnë se në aksidentin në fjalë janë të përfshirë qytetarë nga Kosova. Mësohet se personat që kanë ndërruar jetë janë nga e njëjta familje, dhe fjala është për dy prindër të cilët i përkasin moshës 50 dhe 45 vjeç dhe dy fëmijët e tyre.
Famlija po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë dhe shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë parakalimi i gabuar dhe lagështia e krijuar nga moti i keq.
Aktualisht, bëhet me dije se viktimat ndodhen në një autoveturë e cila është shformësuar pas përplasjes me kamionin, dhe një fëmijë i mitur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 5-vjeçari është nisur për në Tiranë, drejt Spitalit të Traumës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga automjeti.
Komentet