Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Me keqardhje te thelle u njohem me lajmin e hidhur te nderrimit jete te Dr. Prof. POLIKRON CELOS. Familjarisht i shprehim ngushullimet tona me te sinqerta familjes se nje mjeku te shkelqyer e, mbi te gjitha te nje Njeriu te rralle. U prehte ne paqe shpirti i ndritur i ketij qytetari shembullor te Shqiperise sone.
Me shume dhimbje e me shume respekt.
Eugjen Merlika e familja.
Njerez te tille hasim rralle. Mjek shume i pergatitur, me se i sakte, por mbi te gjitha njeri me zemer te madhe. Gjithmone i qete qe nuk lodhej kurre nga pyetjet e panumerta te nenave, shume here te ekzagjeruara. Njeri qe e meritonte fjalen Mjek Human.
Ngushellime vajzave dhe te afermve te Tij.
Ngushllime,
Familjes,te afermeve,bashkpuntorve,kolegve professor,dr.pegdiateve stafit,spitaleve,dashamirsve.
Ne vitin 73 shkuem nga tropoja ne tirane. Kishim te semure vajzen-. Aljonen
provuam disa Kura por pa sukses.Shkuem ne tirane .
Takova rastsisht nje shook b.h.qe e kishim after shtepise Ku jetonte Nena Jone Rush ,e vllaj Halil Doci,i tregova qe kame vajzen smure,duavta vizitojn tek nje mediate, po me
e tha eshte nje mjek shime mirprites.!Shkuem me gjith vajzea Aljonen bashkshorten Dolloren,i ndalum ne rruge.
Sot nuke kame vizite,neser Ku dhe te kurvte don.Shkuem Na mbati mende, Miremengjesi,e shikoje ne ftyre.shkuem ne nje paradhom,nxori strptoskopin,beri anamnezen degjoj zemre,pulsin,mushkrite.Na dha nje leter per analyze gjaku?Sapo Mori analizen e gjakut Na tha. Nuke eshte gje e rende,ka muges hekuri.
A keno kushte re Mira ketu te rrini 10-15 dite Sa te mbarojne Karen.
Po I them.Kishim vajzen e xhaxhhaj Aisha Ali Dock, nendrejtoresh e gjimnazite ”Partisan” tirane e cila Ishta me leje veroore (,na dha celsat).Zbatuem dieten e ushqimecve zarzavate,fruta, dhe Kuren e madikamenteve
”Ne qofte se permisohet ska nevoje te vine.po nuke u permirsua hajdeni.
une dr. polikroni ”jame I bindur se vajza do permisohet,smundja do kalojne”
Ne me perpikmeri zbatuame dhenjen e ilaceve,dieten e ushqimeve,
Solution I perziere ,vitaminat, etj .Nuk pati nevoje per ta vizituare.
E Mora ne telecom e Prof .dr Polikronin,e falenderova dhe I thash cur te Joni I lire t’ju jap nje kafe..
Prof tha:Zere se e pime,faleminderit. do te perpiqem te vi ne tropoje.Me perzemertsi e mirnjohje
E prshendertem.jeni te mire se ardhure.
Munde te them qe Jo vetem Ishte dr,.kompetente por dhe shume I
kujdeshem e humanist
Kish te nje menyrevte folurite shpres dhenes, sikur Ishte” shenjetoren”,
Shume shpres dhenes.
Le te prehet ne paqe e qetsi shoirti I
humanistit,prof. dr. Polikron Céla.
Ta pa harruarado te jene kujtimet e veprat e tij,
Fatbardh Doci SC
me famlilje.
New York
March 16,2018
Aljona ka mbaruare studimet per Ing.elektronike,,plotsuare
me compjuterik ,punon ne nje company te madhe USA.,NewYork,
bashkshorti- Gzim Necaj eshte manazher,djali mad(Ilir) ka mbaruare
Universitetin per ekonomi,punon ne nje bank qendrore,studion e punone
pa ndrprerje.Djali dyte (Joni) vazhdon studimet ne gjimnaze( hight) merret
me sport e Aktrim.