VOAL – ROMË – Familja e regjisorit italian Federico Fellini ka lejuar një ribërje të filmit të tij klasik “La Dolce Vita”, 55 vjet pasi origjinali pushtoi ekranet.
Kompania me qendër në Romë, AMBI Pictures, tha në deklaratë se ka nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar atë që e quajti “një homazh” për “La Dolce Vita”, i cili i xhirua në bardh e zi dhe ku luajtën Marcello Mastroianni, Anita Ekberg e Anouk Aimee.
“Vizioni ynë është për subjekt bashkëkëkohor paq komercial, ikonik dhe me vlera artistike sikurse origjinali,” thanë pronarët e kompanisë Andrea Iervolino e Monika Bacardi. Ata shtuan se nuk është marrë asnjë vendim për trupën dhe regjisorin.
“La Dolce Vita” ka në qendër arratinë e një reporteri, luajtur nga Mastroianni, i cili përzihet në fisnikët e rënë nga vakti të Romës, me të pasurit e ri, me yjet e rinj të artit që bëjnë ahengje në Via Veneto, teksa ai është në kërkim të kuptimit të jetës së tij.
Në skenën më ikonike të filmit, Sylvia, një divë shtatlartë bjonde e luajtur nga Ekberg, e josh Mastroiannin në një mesnatë sensuale të zhytur në ujërat e ftohta të Fontanës Trevi të Romës.
“Ne na janë bërë propozime të panumërta dhe kemi kërkuar gjithnjë që të merret në konsideratë gjithçka në ribërjen e filmit,” tha mbesa e regjisorit, Francesca Fellini.
“Ne e dinim se do të duheshin producentë shumë specialë dhe rrethana sa më të përshtatshme për të motivuar familjen që të jepen të drejtat për ribërjen e filmit,” shtoi ajo. Hollësi financiare nuk u zunë në gojë.
AMBI Pictures përmendi arritjet e saj të mëparshme përfshirë kartonat 3D “Arctic Justice: Thunder Squad”dhe trillerin fantastikoshkencor “Rupture”. reuters




Komentet