VOAL

VOAL

Falimentojnë Shkencat e Natyrës: Gjashtë programe nuk kanë kandidatë!

October 29, 2016

Komentet

Zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shkelje në detyrë, reagon kryebashkiaku i Shkodrës!

Kryetari i Bashkisë së Skodrës, Benet Beci, ka reaguar lidhur me marrjen e tij si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje në detyra të mëparshme.


Beci u shpreh se në SPAK është paraqitur për të dhënë shpjegime.

Ai shton “kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.”

Benet Beci: Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij.

Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.

I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.

Kujtojmë se Benet Beci  u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.  Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën  Elektroenergjitike Shqiptare.

Kampusi i Kolegjit të Europës zë vendin e kampusit të UT- Nga Taulant Muka

Kampusi i Kolegjit të Europës zë vendin e kampusit të UT-së dhe ndërtohet pikërisht aty ku në vitin 2021 u premtua kampusi i ri i Universitetit të Tiranës. Fondi prej 17 milionë eurosh, që ishte planifikuar për UT-në, tani i është alokuar Kolegjit të Europës. Si është e mundur që të dëmtohet kaq rëndë prona më e çmuar intelektuale e kombit shqiptar, Universiteti i Tiranës? Arsimi është shtylla themelore e çdo kombi, dhe sot, qeveria shqiptare po nëpërkëmb jo vetëm elitat intelektuale shqiptare, por edhe edukimin e brezave të rinj. Mësuesit, matematikanët, fizikantët, historianët, ekonomistët dhe juristët që i duhen shtetit shqiptar i përgatit Universiteti i Tiranës, jo Kolegji i Europës.

Trafiku- SPAK kërkon 40 vite burg për shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, familjarë të tij dhe anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 për të birin Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit, Bora Idrizaj. Nëse kjo pretencë miratohet nga GJKKO, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga 12 vite burg kërkoi organi i akuzës për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën, 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tomorr Barutin.

Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm. Seanca për mbrojtjen e të pandehurve, ku mund të jepet njëherësh edhe vendim nga gjykata, u caktua të mbahet në datën 19 nëntor, ora 12:30.

Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga. sn

“180 mln euro të vjedhura në një vit”, Gazment Bardhi: Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon nga babëzia e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike për shkak të babëzisë së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, janë vjedhur 180 milion euro.

“Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT paguajnë MË LIRË çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë.
SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo. 180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës”, tha ai. bw

“Jemi kthyer në lypsarë”, pensionistët në News24: Jemi në kufijtë e mbijetesës, pa ndihmën e familjarëve as bukë nuk hamë dot…

Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 u bashkuan dhe Luçiana Xhuveli, ish dizenjatore dhe Kujtim Dako, të dy pensionistë, të cilët rrëfyen se sa pension marrin dhe vështirësitë që hasin për sigurimin e gjërave minimale si ilaçet, vizitat apo edhe ushqimin.

Xhuveli, u shpreh se ka punuar si dizenjatore dhe sot si pensioniste ajo merr vetëm 110 mijë lekë së bashku me kompensimin e dritave, sepse e ka edhe më pak pa kompensimin.

Ndërkohë që Kujtim Dako u shpreh se vitet e fundit para se të dalë në pension punonte si roje, por tashmë ai ka probleme shëndetësore dhe shprehe se pa ndihmën e të afërmve me 130-mijë lekë të vjetra pension as për ilaçet nuk i mjaftojnë.

E përbashkëta e dy deklaratave të pensionisteve është se janë në kufijtë e mbijetesës me pensionet që marrin, teksa pa ndihmat e familjarëve dhe të afërmve nuk mund të ja dalin.

 

Pjesë nga deklarata:

Luçiana Xhuveli:

110 mijë lekë marr dhe kaq brenda kompensimit të dritave, mua 4 mijë lekë mu shtuan. Sepse e kam më pak dhe është turp ta themi sa vite pune kemi dhe sa lek marrim tani.

Kujtim Dako:

Unë marr 130 mijë lekë, kam punuar roje dhe tani me këtë pension është shumë vështirë.

Ne jemi në rrethanat e mbijetesës, na ndihmojnë të afërmit sepse pa ata nuk jetonim dot.

Është tallëse dhe e turpshme që ne të marrim kaq lekë kur as për ilaçe nuk ja dalim dot.

Luçiana Xhuveli:

Mua më ndihmon djali, se nga shteti nuk kemi asgjë. As ilaçet nuk i blej dot, as analizat që i bëj shpesh nuk ja dal dot, as për ushqime as për drita e ujë.

Mua nuk më del pensioni se unë bëj analiza në privat sepse në shtet nuk ka pajisje, përveç se duhet të presësh nga 6 muaj ose 8 muaj dhe të gjitha shpenzimet mi mbulon djali.

Kujtim Dako:

Ndonjëherë nuk na premton koha na duhen analizat shpejt por detyrohemi ta bëjmë në privat se në shtet duhen shumë muaj, pra jemi të detyruar.

Unë jam i sëmurë nga prostata, kam dy vjet me dhimbje marr një ilaç dhe efekt nuk bën fare pra defekti është tek ilaçi.

Pra përveçse tallen me kaq lek sa na japin, thanë se do ti rrisim pensionet dhe mua më rritën për shembull vetëm 5 mijë lekë.

Luçiana Xhuveli:

Ne kemi dal dhe kemi protestuar sepse nuk kemi asnjë rrugë zgjidhje tjetër. Ne nuk na dëgjohet fjala, na kanë braktisur dhe pa ndihmën e të afërmve ne nuk do të mund të mbijetonim. Jemi bërë si lypsarë, pa ndihmën e fëmijëve nuk ia dalim dot. Po u pimë gjakun.

‘Kryebashkiak i krimit’- Qytetarët shkodranë sfidojnë Benet Becin

Qytetarët shkodranë kanë sfiduar sot edhe kryebashkiakun e zgjedhur nga bandat, Benet Beci.

“Kryebashkiak i krimit” lexohet në disa prej parullave të hedhura nga qytetarët.

Qindra qytetarë iu bashkuan sot thirrje së opozitës për mosbindje civile.

Ata kanë marshuar në qendër të qytetit pas masakrës së dy ditëve më parë, që ekspozoi edhe njëherë se qytetin është nën darën e krimit me pushtet. sn

Protesta në Shkodër- Dogjani: E dhimbshme të protestosh për një masakër, grupet kriminale në vend kanë mbështetjen e policisë

I pari që e hapi fjalën në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Shkodrës , pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, ishte Asllan Dogjani, deputet i PD.

Dogjani u shpreh se është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.

“Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë”– u shpreh Dogjani.

Asllan Dogjani:

“Të them të drejtën unë kam punuar në Shkodër dhe është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.

Shkodra është një qytet i mrekullueshëm çdo cep ka historinë e saj me një popullaritet të mrekullueshëm që e duan rendin e sigurinë publike.

Sot duhet të vinim për ta vizituar këtë qytet të mrekullueshëm, dhe jo të mblidheshim për këtë kauz ku në mes të ditës dy të rinj dhe një nënë e cila po shkonte për të punuar arat la pas tre fëmijë.

Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.

Fakti që në mes të ditës lëvizin të armatosur të qëllojnë me automatik do thotë se ata nuk mund ta kryejnë këtë vepër pa mbështetje.

Grupet kriminale nuk janë vetëm në polici, por po drejtojnë qeverinë. Në dosjen ‘Metamofoza’ kemi parë se si drejtues policie flisnin me grupet kriminale dhe kjo do të thotë se vendi e Shkodra janë katandisur si mos më keq”. sn

EMRAT- Masakra në Shkodër, në kërkim 2 anëtarët e grupit të Bajrave

Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë pasi u përplas sëbashku me të shoqin nga mjeti tip ‘S Class’ që po drejtohej nga viktimat.

Burime bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.

Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Ndërkohë në qytetin verior ende ndodhet RENEA e cila po kreh zonën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Policia gjithashtu po merret me kqyrjen e kamerave të sigurisë, jo vetëm më afërsi të zonës, por edhe në lagje të tjera të qytetit.

Deri më tani ende nuk është faktuar se personi i tretë i dyshuar në mjetin e viktimave të ketë qënë Ibrahim Lici. Edhe pse qarkullon një foto, që në dukje ka ngjashmëri të madhe me të shumëkërkuarin, blutë ende nuk e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Ibrahim Licin. Pritet përgjigja e njollave të gjakut dhe të shenjave të gishtave për të parë nëse është ai apo jo. sn

Kampet në Gjadër- Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga “vendet e sigurta” do të akomodohen në Shqipëri

Nga e hëna ‘Libra’, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skriningun e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”: vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së “vendeve të sigurta”.

Pika e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen dhe burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët. bw

Trembëdhjetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se numri i viktimave nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad është rritur në 13.

Ndërkaq, tre persona janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Emergjente, tha Vesna Turkollov, drejtoreshë e Qendrës Klinike të Vojvodinës.

Afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe operacionet e shpëtimit ende po vazhdojnë.

Për shkak të ngjarjes në Novi Sad, 2 nëntori është shpallur ditë zie në Serbi, njoftoi Qeveria serbe. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës.

Kontraktori për rikonstruktimin ishte konsorciumi kinez CRIC&CCCC (China Railway International Co.Ltd) dhe China Communications Construction Company Ltd.

REL

Anija me mbetje toksike mbetet në det, reagon Prokuroria: Nuk kemi vend ku t’i çojmë

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.

Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, Autoriteti Portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie. Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontejnerë brenda së cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Radë, 1.5 milje nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës. Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontejnerëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar vetë prokuroria, ku pranoi se mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe akoma nuk është gjendur një hapësirë për sekuestrimin e kontejnerëve, që të garantohet siguria mjedisore dhe fizike e tyre.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË

PËRGJITHSHËM DURRËS

Informacion nga Prokuroria Durrës në lidhje me masat e marra për urdhrin e sekuestros së kontejnerëve

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke marrë parasysh interesin e madh publik në lidhje me procedimin penal nr.1596.2024 dhe ekzekutimin e urdhrit të sekuestros të konteinerëve, bën me dije se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, datë 27.10.2024 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij.

Ata kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti  i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm.

Image

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

Benet Beci, Kryebashkiak i Shkodrës, ka hyrë në SPAK pasditen e së premtes. Ende nuk dihet se për çfarë çështje është thirrur kryebashkiaku i Shkodrës në Prokurorinë Speciale.

Beci ka qëndruar në SPAK rreth 40 minuta, ndërsa ka shmangur komentet për mediat. Sot disa nga figurat e politikës shqiptare ishin “vizitorë” të Prokurorisë Speciale.

Fillimisht në SPAK u paraqit ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai është pyetur për rreth 1 orë e 20 minuta për protestën e 21 janarit 2011, ku humbën 4 mbështetës të opozitës. Tahiri tha teksa dilte nga SPAK se në vitin 2015 ka bërë një kallëzim ndaj Lulzim Bashës për urdhra të paligjshëm gjatë demonstratës së 13 viteve më parë. Tahiri akuzon Bashën se ka urdhëruar ngritjen e një helikopteri për të hedhur lëndë të rrezikshme drejt protestuesve.

Pas Tahirit, në dyert e SPAK trokiti Luan Baçi, deputet i PD i cili është kallëzuar nga një ish-ortak i tij për fshehje pasurie. Baçi tha për mediat se çështja ndaj tij është hetuar njëherë, por i njëjti person ka bërë një kallëzim të dytë.

Kryebashkiaku i Shkodrës është i treti zyrtar i lartë që shkon në Prokurorinë e Posaçme.bw


Send this to a friend