Ish-deputeti Mark Frroku është lënë i lirë nga burgu ku po qëndronte. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Fierit, e cila ka vendosur t’i falë kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.
Pavarësisht akuzave ndaj tij për “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim trë paligjshëm”, gjykata vendosi të lërë të lirë me kush ish-deputetin.
Ky i fundit ishte dënuar në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.
Në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet, ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të tij.
Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.
Komentet