Kan kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e të Përndjekurve Politikë shqiptar në Vatikan me Shenjtërinë e tije Papa Françeskun. Kjo vizitë historike e përfaqësisë tonë konsakron rëndësinë e të kaluemes tonë tragjike, dhe synon njëkohësisht , përkrahjen e Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarveantikomunistë, që përballuan terrorin psikologjik, fizik të diktaturës enveriste e cila gjatë gjithë sundimit të saj përdori në mënyrë ekstreme ideologjinë staliniste me reprezalje në shkatrimin e jetëve njerzore. Për të sunduar diktatori ma i egër e më kriminal Enver Hoxha përdori ndaj popullit të tije të gjitha aktet kriminale, si pushkatimin me dhe pa gjygj, burgosjen pa njohur asnjë lloj moshe që nga adoleshenca e deri në moshën madhore mbi 85 vjeçare. Internimet masive të familjeve veriore, shkatrimin e itenditetit kombëtar me vënjen e Yllit bolshevik në flamurin kombëtar, që nga veshjet shqiptare shekullore, e deri tek besimin në Zot. Vëmendja e Atit të shejtë ndaj të mbijetuarve të diktaturës ishte përpjekja e tij në shërbim të shoqërisë shqiptare me ringjall një Shqipëri me Zotin e për njeriun! Sot, Shqipëria ende e pa shërueme nga plagët e murtajës komuniste, ende e trazueme nga mbeturinat helmuese të klasës politike aktuale në jetën e përditshme e në ndërgjegjen e secilit , mban gjallë një të kalueme monsturoze që refuzon me vdekë dhe nuk ka fuqi me ushqye të renë demokratike që duhet të jetoi. Përfaqësia në Vatikan ishin dëshmitarët okular të epokës komuniste që jetuan, ata ishin shqiponjat e lirisë që në mes plumbave, torturave dhe terrorizmit sadist enverist, ngritën flamurin pa yll në revoltën antikomuniste të Spaçit duke mbrojtur itenditentin kombëtar.
Demir Pojani që nuk u e njohtifrikën përpara torturave, por u qëndronte si shqiponjë sadistëve të Spaçit, mirditori Xhet Kadeli që me mençurinë e oroshianitdeklamonte në at revoltë qëndresën përball xhelatëve, piktori 88 vjeçar Gëzim Çela që pikturoi masakrën e burgjeve komuniste, dhe kampet e punës, që kaloi gjatë dhjetra viteve në burgje politike. Nuri Stepa i urti e i pamposhturi dhe një ndër protogonistët e asaj revolte, por që nuk din të mburret vetëm përmend heroizmin e shokëve që u pushkatuan. Vlonjati QemalDemiri që e kishte të shejtë flamurin e Ismail Beut. Pavllo Popaqëndrestari që mbrojti heroin Pal Zefin nga policët kriminel të Spaçit. Lorenc Luka i lindur në internim, e një kontribuues i madh në drejtimin e Bashkisë Shkodër për ngritjen e muzeut të Kujtesës. Si dhe unë, ish i Përndjekur Politikë nga regjimi komunistë, Misionar i ngritjes së Murit të Kujtesës për 6000 të pushkatuarve politikë që ju kan humbur eshtrat, biri i një antifashisti, dhe humanistit që shpëtoi jetë hebrenjsh, dhe të burgosurit politik si agjent i anglo-amerikan, me dhjetra vite burg, nip i tre të pushkatuarve, dhe dy të mbyturve në hetusi nga torturat çnjerzore. Sëbashku me këtë përfaqësi fisnikësh e qëndrestarësh të mbijetuarve të komunizmit, ishte Kryeipeshkvi Shkodër –Pultit Imzot Angelo Masafra , arbëreshi patriot, udhëheqësi shpirtnor i besimit katolik, mbrojtsi i zjarrtë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për ish të përndjekurit politikë gjatë tre dekadave, dhe kleriku që mbrojti godinën e burgut të Spaçit pa u rrënua, Kontribuesi i këtij takimi historik. Këta ishin dëshmitar okular të epokës komuniste në takimin historik me Papa Franceskun. Ne i treguam shenjtërisë së tij vuajtjen e pamerituar dhe forcën e karakterit me i qëndrue besnik vetes, tu përfshi edhe atë të jetës. Ne i përsëritëm Papa Franceskut , se në katastrofën komuniste, ka pasë një element që ka mbajtur njiqëndrim frymëzues për ne e për breznitë e ardhshme. Ky element ka qënë popullsia me besimin katolik dhe udhëheqësit e saj shpirtnor kleri katolik. Dhe emocionet e veçanta ishte kur i dorzova letrën e At Patër Mëshkallës këtij gjikandi fetar e atdhetar, në kohën që diktatura po shembte kisha e xhamia, ai kishte guximin me i shkruar Kryeministrit sadist kriminelit Mehmet Shehu sepse ju po e ktheni Shqipërinë, me tre besime fetare shekullore, në një vend atesit në rang botëror. Binomi “Fe e Atdhe”gjatë viteve të diktaturës së kuqe , u tregua fortesë e pathyeshme , dhe e papërkulshme! Kjo ishte e vërteta që ja përsëritëm shenjtërisë së tij që Shqipëria ishte një shtet burg ku akuzoheshin pa faj, arrestoheshin pa faj, torturoheshin pa faj, por ata i qëndruan besnik fesë që besonin dhe nuk e harruan asnjëherë Nanën Shqipëri. Para skuadrave të pushkatimit thirrshin Rroftë Shqipnia, Rroftë Krishti Mbret. Rroftë Papa. Këta atdhetarë kan ra në heshtjen e përhershme dhe kan lavdinë e përhershme të një populli me mirënjohje. Martirizimi i klerikëve shqiptarë dhe persekutimi i veçantë i klerikëve e besimtarve katolikë shqiptarë janë fakte që duhen studjuar si manifestime monsturoze të diskreminimit fetar dhe politik në Shqipëri. Shqipëria pret nji përgjigje! Shoqëria shqiptare nuk do të shërohet kurrë pa dal në pah e vërteta. Martirizimi i 35% të shqiptarve duhen studjuar, dhe jo të përdoret propaganda komuniste për të përjetsuar emrin e diktatorit nëper godina shtetnore e të heshtish përball këtij martirizmi. Prandaj duhet studimi sistematikisht që të kuptohet e mos të përsëritet. Pse ngjau kjo katastrofë për shqiptarët? Cilët janë faktorët që e prodhuan? Pse heshtet nga 32 vite pluralizëm ndaj të së vërteësqë ka ndodhur! Madhështia shpirtnore e shqiptarveantikomunistë jehon në ditët e sotme!
Pak rëndësi ka pasë për xhelatët ekzekutues se historia e popullit shqiptar nuk njeh rast të vetëm kur të mbijetuarit e diktaturës kan qënë pjesëmarrës e në shumë raste udhëheqës në kalvarinshekullor të vendit tonë, e në luftra kundër armiqëve kërcënues e sidomos komuniteti katolik, dhe tani në pluralizmin e deformuar shqiptar, kontributi i të mbijetuarve të diktaturës me mesazhet e paqes në forcimin e një Shqipërie të lirë, që përpiqet me qënë europiane. Dashuria dhe shërbimi ndaj atdheut rrjedhin nga detyrat e mirënjohjes, mdryshe nga klasa politike aktuale që gjatë tre dekadave manifeston urrejtje dhe e ka kthyer shtetin në një çiflik të vetin, duke ndjekur rrugën e diktatorit.
Sot andrra e keqe ku duan të ja zgjasin jetën politikanet e indokrinueme pasardhse e komunizmit ka përfundue. Jo vetëm ata që janë përgjegjës direkt në krimet e kryeme , por dhe ata që margjinalisht ndjehen fajtorë sepse kan hesht gjatë këtij tranzicjoni duhet të ndihen fajtorë sepse kan hesht. Shoqëria duhet të kalojë nëpër procesin e rivlerësimit të përgjegjësisë së tyre të qëndrimit imoral dhe amoral në ditët e vështira që po kalojmë. Papa Francesku çmoi lartë kauzën e të përndjekurve politikë shqiptar që kan përbuzur hakmarrjen, një fitore morale shqiptare me përpjesëtimet historike, që këputi zingjirin e hakmarrjes. Ai bekoi këtë kauzë , sepse falja e fajit ka zanafillë hynjore asht karakteristikë e shpirtmadhësisë së të përndjekurve politikë shqiptar, ky është një ogur i mirë, i këtyre shqiptarve të mirë që kan vendos mospërsëritjen e tragjedisë së kalueme. Ne nuk gjykojmë, krimin ta dënoi drejtësia. Nga qelitë e errta të burgjeve komuniste nga kampet e vdekjes të Shqipërisë së martirizueme një shoqëri e re po ngrihet, po rritet me i dhanë formë nji të ardhme ma të mirë për vete dhe për prindërit e tyre që vuajnë nga pesha e fajit të heshtjes. Sakrifikicat e të përndjekurve politikë shqiptar do të njohin vlersimin e tyre të plotë , dhe mirënjohjen e përhershme vetëm atëherë kur parimet që ata mbrojtën me çmimin e jetës së tyre do të pasurojnë mendimin tonë, dhe do të udhëheqin veprat e ebashkëatdhetarve të tyre në të ardhmen. Indiferenca për të kaluemen tonë tragjike që ne të mbijetuarit e diktaturës dëshmojmë.
Burimi kryesor i heshtjes para krimit të kryer …. na frikson!
Vizita historike, bekimi dhe mbështetja e Shenjtërisë së juaj Papa Francesku për ne të mbijetuarit e diktaturës është këmbanëalearmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetsimin e figurës së diktatorit.
Bekimi i Papa Franceskut me 25 tetor 2023 për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi, nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun, nuk mund të ketë falje pa të vërtetën. Kështu na mësonte Papa Wojtila në vitin e parë pluralizmit 1993.
Nga shpirtat e të mbijetuarve të diktaturës komuniste del urimi:
FALIMINDERIT SHENJTËRIA E JUAJ PAPA FRANCESKU!