Nuk është e lehtë të hapen porta zemrash!
Pa ndërroje të tregohet gjithë një shpirt!
Duhet të ecësh me hapa shumë të lehta,
të flasësh ti me to veç ëmbëlsisht.
Shpirt’ i njeriut është si gjithësia!
Me rrugë pafund e labirinte plot,
hap porta zemre krijuesish “ARRATIA”,
“Faleminderit!”, i thonë të gjithë sot.
Tek “ARRATIA” hyjnë të gjithë ata,
që ditës: “Mirëmëngjes!” i thonë në ecje,
përpara nesh vijnë jetët e mëdha,
të bukrën’ kan’ burim, ku shuajn’ etjen.
E kanë një pasion –zjarr të pashuar,
talenti i tyre është një thesar
dhe mrekullisht krijojnë me ato duar,
kulturën e një vendi, shkencë, art.
Shpirt’ i njeriut është si gjithësia,
me rrugë pafund e labirinte plot!
Hap porta zemre krijuesish “ARRATIA”
“Faleminderit!” Rezarta, themi gjithë sot!