FJALËT JANË TË VARFËRA KUNDREJT ARTIT TË VËRTETË
Madhështia e veprës që flet me meritat e vlerave dhe rrymes së paster artistike ku e bukura mposht dhe dhimbjen , mposht dhe mallin, mposht ndarjen mes dy botëve , mposht vdekjen dhe na fton të gjithëve të këdojmë mes dhimbjes e përmes këngës hymnin t`i këdojmë jetës, besimit që si kalimtarë të kësaj jete që jemi , të udhtojmë duke lënë gjurmet tona pas , dhe t`i dorzohemi ne stacionin e fundit drtës hynore të pastër dhe me emrin tonë të formuar dhe të vendosur sa më lart në pjedestalet e njerëzve me vlera.
Në ” Qëndren Kulturore Katedralja e Ringjalljes” u mbajt Përkujtimorja ” Një vit pa Gentin” për solistin e grupit “Djemt e Detit” legjenden e muzikës rrok në Shqipëri që sëbashku me grupin e tij, bënë art të mirëfilltë, cilsor me vlera të mrekullueshme në një rrymë sa e bukur dhe rinore , por dhe revoltues ndaj asaj që përmes tekstit, muzikës dhe çdo gjë në kompleksitet, ata përformonin në mënyren e tyre unike dhe të mrekullueshme .
Një art i tillë është i nderuar që në hapat e para të saj , një art i till vlerson vetveten, një art i tillë është si rrezet e arta të diellit , që shkëlqejnë në të gjitha stinet dhe vit pas vitit mbeten në histori e artë.
Mbrëmë ishte vërtet një mbremje arti ku u gërshetuan aq shumë lloje ndjesishë ku çuditerisht edhe pse ishte përkujtimore , një vit që familjari, shoku , artisti Gentjan Demaliaj në moshen aq krijuese dhe të re vetem 40-vjeçar u nda nga jeta një vit më parë, por që vërtet është e gdhendur me shkronja të arta thënja se: ” Artistët vetem lindin…..” , sepse mbrëmë u kënduan kënget e Gentit, u interpretuan vargjet e Tij, muzika e tij u soll përmes koreografisë , te gjithë kënduam me dhimbje , te gjithë përjetuam emocione të forta arti , të gjithë sa ishim në atë vend ishim sinkronizuar në madhështin e e artit të legjendarit Gentian Demaliaj , djalit Bytyças nga Tropoja , lindur dhe rritur në Lezhe, shqiptarit të të gjihë shqiptarisë që diti të sjellë unikalitetin e tij , artin e arrirë ku çdo vlersim është pak përkundrejt arritjes së bandes së tij, penes së tij , zërit të tij revoltues , shpirtit të tij mbi të gjitha besimtarë dhe talentit të tij me rryma divine, hunore.
Ky është arti i vërtet, ku përmes tij , rilind artisti edhe më madheshtor për të shprehur forcen e të bukures së artit , ky eshte arti i arrirë që nuk të rremben vetem duartrokitjet por të rremben të tërin në mrekullin e timbrit, tingujve dhe pentagramit të notës më të lartë të artit me gdhendje të arta në yjesin e botës galaktike atje ku shkëlejnë yjet e vërtetë që kurrë nuk kanë të shuar .
Mbrëmë ishte një ringjallje e legjendarit Gentian Demaliaj , me të gjitha dimensionet e një artisti që artin diti aq bukur ta lartësoj në mbreterin e tij !
Mbremë moderatori i kësaj mbremje,përkujtimore, i mirënjohuri Pandi Laço drejtoj dhe moderoj në mënyrë shumë të arrirë gjithë këtë art në dhimbje dhe madhështi, i cili solli përmes interpretimit të tij edhe disa vargje nga pena e arte e Gentian Demaliajt të cilen erdhen aq mesazhdhënëse tek të gjithë.
Më pas këngëtarja e mirënjohur me zerin e saj të mrekullueshem Juliana Pasha interpretoj këngen e Tij, me titull “Kohë pa Ty” që mrekullisht zbriten emocione të forta tek të gjithë.
Më pas një tjetër zë i fuqishë i skenes shqiptare, interpretoj një tjeter këngë të Gentit dhe grupit të tij, Djemt e Detit , këngën me titull ” Jo Tani” e mrekullueshmja Aurela Gaçe.
” Baladë për Jakup Ferrin” një tjeter super këngë e rrokstarit shqiptarë Gentjan Demaliaj , i cili kohë më parë është shprehur së është ndjerë shumë i plotësuar në rrymen e tij në këtë këngë , që e risolli me një performancë mjaft të arrirë një tetër këngëtar i kësaj rryme Eugent Bushpepa.
Prekëse dhe madheshtore njëkohësisht ishte dhe interpretimi i kënges ” Mos Qaj ” që na përloti të gjithëve me zërin e saj një tjeter yll në fillim-hapat e saj të arta , Edea Demaliaj , vajza e babait te mrekullueshem , legjendes së rrokut shqiptar Gentian Demaliaj .
Kjo mbremje ishte e përbërë e gjitha mbi doza të forta njerëzore ku durohej dhimja e fort , dhe këdohej në vend të saj , sepse kjo eshte forca e artit , kjo është forca e artistit , ky ishte Gentian Demaliaj , që la pas thesare vlerash të gjithanshme, si djalë i një familje shumë të nderuar por dhe si bashkëshort, baba , shok, mik dhe koleg i mrekullueshme si dhe një artist i përmasave ku nuk qendrojnë dot brenda 40-vitevetë jetës së Tij , por qe rrjedhin dhe do të rrjedhin historisë së artit që nuk ka të shteruar dhe pikerisht në pjedestalet e saj më të larta .
Pjesmarrja në këtë natë të paharrueshme, natë e paharrueshme sepse i till ishte dhe do të mbetet edhe protagonisti kryesor i saj i madhi Gentian Demaliaj , ishte mjaft e lartë , familjarë , këngëtarë , muzikan dhe artistë të ndryshem , dashamirës të këtij këngëtari dhe i kësaj rryme dhe kryesisht fansat e këtij rrokstari unik në Shqipëri, mbushen çdo vend në sallë, në atë sallë që duhet theksuar që u nderuar vlera e artit te vertet .
Gentjan Demaliaj do na mungojë të gjithëve fizikisht , por na ka lënë pas përveç trashëgimtaren e tij Edean , muziken dhe zerin etij , vargjet dhe artin që kultivoj në mënyren e tij tepër artistike dhe të arrirë, që koha do i përvetësojë si titull dhe shkollë më vete..
Një nder momentet e pritura dhe të nderuar , ku nderohet vlera ( të pakten pas vdekjes) ishte dhe momenti që mori fjalen përfaqësuesi i Presidentit të Shqipërisë , që solli fjalen e Presidenti Bujar Nishani , për këtë përkujtimore , ku bëri të ditur dhe akordimin e Titullin:
31/01/2016-Presidenti Nishani, dekoron Gentjan Demaliajn (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij artistike, krijuesit dhe interpretuesit, që me krijimtarinë dhe profilin e tij bashkëkohore la gjurmë në historinë e muzikës së lehtë moderne shqiptare”.
Arti ka nevojë për artistë , dhe Artistet kanë nevojë hapsiren e pakufi të shpirtit të tyre krijues, që të zbresin tek artëdashësit , vlera dhe emocione të paharrueshme, ku e bukura dhe vetem e bukura të mbajë emrin ART.
Une do te them e nuk do të them ” Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri juaj Gentian Demaliaj” , sepse për një person të till me plot vlera njerëzore ,me një art të till nuk mund të ketë harresë kurrsesi …
Dua të them se te gjithen e kam perjetuar me lot ne sy, si të gjithë, normale kjo nga një ikje kaq te shpejte dhe në një moshë kaq të re të Gentit , por nuk kemi ç`të bëjmë, këto janë ligjet e hekurta të kornizës së kësaj jete të ciles jemi të detyrauar t`i bindemi , por, nuk jemi të detyruar të mos lartësojmë emrin tonë brenda kësaj kohe të shkurtër dhe të gjatë njekohësisht !
Dielli zbret dhe shpërndan rreze tek të gjithë , por për vete gjithmonë në qiell mbetet !
Në fund për të gjithën dua të them , vetem kaq ……..
FALEMINDERIT , GENITIAN DEMALIAJ , PËR GJITHÇKA TË BUKUR DHE ME PLOT VLERA QË NA DHUROVE
Komentet