Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës, i siguruar nga Ora News ku gjyqtarja Majlinda Doga ka vendosur më 7 prill të vitit2015 pushimin e çështjes për caktimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi vetë Fildesi nuk ishte paraqitur në seancë.
Nuk dihen motivet dhe arsyet që mund ta kenë çuar gjyqtaren në tërheqjen nga vendimi i mëparshme pasi në 24 mars ajo i është drejtuar policisë ka kërkuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes që është pranuar nga gjykata dhe me pas nuk është paraqitur më për të vazhduar procesin.
Ndërkohë babai i Firdesit, Bynjamin Hafizi, i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë më 11 maj 2016, ku pasi i parashtronte të gjitha faktet e ngjarjes së ndodhur më 17 korrik 2015, mosndëshkimin në kohë të autorit dhe vonesat në procesin gjyqësor të divorcit, kërkonte anulimin e vendimit dhe rigjykimin e çështjes.
Në përgjigjen e mbërritur më 7 qershor 2016, thuhet se ministri Manjani ka urdhëruar verifikimin e ankesës, veprim nga i cila ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje në procesin e divorcit mes Fildez Hafizit dhe Fadil Kasemit, por janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara.
Ndërsa lidhur me kërkesën për rigjykim të dosjes penale, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk ka qenë në gjendje për t’i kthyer një përgjigje të plotë, duke kërkuar specifikime konkrete për çështjen dhe palët e përfshira në gjykim.
Komentet