Subjekteve opozitare u janë rritur shpresat se do të gjendet një zgjidhje për liberalizimin e vizave pa u kushtëzuar me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo pas deklaratës së raportueses së Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën Tanja Fajon, e cila në njëfarë forme ka shprehur habinë për kushtëzimin e liberalizmit të vizave me demarkacionin.
Zyrtarë të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) kanë thënë se demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë dhe mbetet kriter në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave. Kjo Ministri ka thënë se është e vërtetë që në rastin e Kosovës Komisioni Evropian ka qenë tepër strikt, jo vetëm duke vënë më shumë kritere, por edhe duke dhënë kritere të reja që nuk janë parë në rastet paraprake, siç është kriteri i ndërlidhur me demarkacionin.
Komentet