“Një grusht diell” – vëllimi me poezi të zgjedhura i autores së njohur shqiptare Vllasova Musta, një botim i merituar në formë dhe në përmbajtje jo vetëm për poeten, që na nderon Vlorën me pjesëmarrjen e saj, por sepse libri është një vlerë e nevojshme për letërsinë femërore dhe për mbarë letërsinë shqipe, na mblodhi më 3 Tetor 2024 në një festë letrare, organizuar nga Biblioteka shkencore “Nermin Vlora Falaschi” e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Qendra e Kulturës dhe Artit Bashkia Vlorë në mjediset e Bibliotekës universitare të qytetit bregdetar. Poetja dhe skenaristja e njohur ka bërë shumë veprimtari në Tiranë e gjektë, por zgjodhi Vlorës, sepse qyteti i Flamurit është vendlindja e nënës së saj dhe pikërisht më 3 tetor, sepse 60 vjet më parë, më 3 Tetor 1964 Vllasova Musta ka botuar dy poezitë e para “Mendime” dhe “Fishekzjarre” në gazetën “Drita”, kur Sova ishte vetëm 15 vjeçe. Erdhi të festojë kulturalisht me dajot ditën e botimit të dy poezive parë…
Sova shfaqet në poezi ajo që është në fakt, në realitet, në jetën e përditshme, por, domosdoshmërisht, thurur me art, me filigran shpirti, ndjenje e mendimi.
Vllasova Musta është Poete e Vërtetë e Dashurisë Njerëzore, sepse tek “Një grusht diell” kemi poezi për babain e për nënën, për vëllain e për miqtë, për Gjirokastrën e gurtë e për Vlorën detare, për të parët e për At-Mëmëdheun, për pulëbardhat e për xixëllonjën, për zogjtë e për lulet, mall për fëmijërinë e elegji për dashurinë, nderim për dëshmorët e lirisë dhe mesazh historik arbëror, për gruan me butësinë engjëllore dhe për lahutarin si lumë i hidhur, për lirikat në shi dhe vetminë e trishtë dhe lamtumirën epike…. Kemi shumë motive të bukura, me strukturë e gjetje poetike, me trajtesë artistike të admirueshme. Tek “Një grusht diell” Sova ka derdhur shpirtin e saj të bukur me vargjet për Anin, vajzën e saj si drita dhe për nipin kapedan me emrin simbolik, kuptim plotë e gjithëjetësor Timin – në kujtim të gjyshit të ndritshëm Kujtim Spahivogli.
Vllasova Musta është Poete e Vërtetë e Dashurisë Njerëzore, veçanërisht për trininë e shenjtë: Besnikërinë, dhembjen dhe krenarinë deri në kufijtë e tejskajshëm të sublimes ndaj ATIJ – gjigandit tragjik – Kujtim Spahivogli.
Ky libër është mushti poetik i 60 vjetëve krijimtari letrare të botuar të autores. 60 vjet në krahët e vargjeve lirike, 60 vjet lundërtare në anijen e bardhë me vela të poezisë identitare nëpër detin e egër me dallgë të papritura dhe të tërbuara gjatë jetës, që i përballoi si në timoniere e sprovuar, me dinjitet dhe integritet, e qartë dhe e kthjellët, gjakftohte dhe me tejshikim, e matur dhe e qetë, e palëkundshme dhe pa e humbur toruan kurrë. Kurrë. As në vitet e liga 1972-’73…
Në këtë vëllim gjejmë bulëza kujtimesh të përmallshem nga poezitë e fillimeve romantike të autores, qysh kur ishte gjimnaziste në Gjirokastër, siç janë: “Kujtimi” (f. 151, botuar në vitin 1966), “Kur shkruan zemra” (f. 150, bot. në vitin 1967), “Alternativë” (f. 152-153, bot. në vitin 1969) apo “Pa kopertinë” (f. 90, bot. në vitin 1967), e cila për kohën dhe moshën është e guximshme, moderne, shprehur nëpërmjet kontrastit me lakonizëm, si një zhbiruese e hollë e realitetit njerëzor. Po e citoj, sepse më pëlqen, ngaqë vihet përballë hipokrizia e lustruar me thjeshtësinë e ndershme, ndërkohë që është dhe e shkurtër: “E urrej atë botë të vockël,/ Lustrën e syve,/ Mimikën xhentile/ Në zemër,/ Si zambak/ Kam mbjellë theshtësinë/ E, mes vargjesh,/ Para jush,/ Vij/ Pa kopertinë”. Dhe, të mos harrojmë që ishte vetëm aty tek mosha e ëndrrave të kaltra fluturake, vetëm 17 vjeçe, kur është botuar kjo poezi, që pati jehonë në Gjirokastër dhe në botën letrare. Me këtë titull “Pa kopertinë është botuar edhe libërthi i parë poetik i autores në vitin 1970, kur ishte studente në Tiranë.
Vllasova Musta i përket brezit letrar të viteve 1970, atij brezi ëndërrimtarësh, të pastër e të pasur shpirtërisht, përtej ideologjisë së kohës dhe izolimit. Sova me penartët e kohës kishin modelet e tyre. Sot Vllasova Musta është një model njerëzor, letrar, qytetar, që në çdo frymëmarrje të saj shpërndan nga një grusht me diell për të ngrohur botën njerëzore.
Në librin me poezi “Një grusht diell” ndjejmë, prekim dhe motivohemi nga identiteti gjenetik dhe kulturor i Vllasova Mustës, e cila, për mendimin tim, në qiejt letrarë është një shqiponjë mali, edhe në rrafshin e antropologjisë kulturore, patjetër edhe në rrafshin e antropologjisë fizike. Fjala vjen, poezia “Autoportret” (f. 156) është mishërim i kësaj që shpreha.
Po qetësohem pak tek poezia “Autoportret”. Unë e vështroj “Autoportretin” në disa plane: edhe pse ardhur në strukturë poetike, ne, lexuesit, njihemi me një autoportret të autores, shkruar jo me gërma, por me rreze të ngrohta dielli. Them kështu, sepse shohim një autoportret në vargje të autores, sa fisnik, aq elegant, me eshtër vërtetësie, me frymë mirësie, si të ishte një ambasadore e virtytshme e paqes njerëzore.
Si në legjenda, Sova u lidh aq e re me Princin e regjisurës shqiptare, Kujtim Spahivoglin, 55 vjeçarin e përhershëm, përjetësisht të pavdekshëm elbasanlliun bujar, lindur në Lushnjë më 30 qershor 1932 dhe mbyllur synë në Tiranë më 7 Korrikun e zi 1987, por që jo, asnjë herë nuk e humbi emrin e famën. Ai la gjurmë në përjetësi si aktor dhe regjisor i famshëm, ndër regjisorët më të njohur shqiptar, dramaturg e poet, eseist dhe gazetar e autor, por së pari njeri me botë të madhe, kolos si artist, shumë njerëzor në përditshmërinë e tij, të falte gëzim e të dhuronte krenari. Ai ishte burrë, i zoti, i drejtë, i ndershëm, që nuk dinte të bënte keq e nuk mund të hante pas krahëve kënd. Çfarë kishte ta thoshte në sy dhe jo dy herë. Me besim vijonte udhën e lartë, por e hëngrën të pabesët. Madhështori si njeri, si pedagog, si drejtues, si artist, si familjar, i përbuzte deri në neveri të poshtrit. Po përse po i përmend, do të thoni ju e ndoshta dhe Sova mund të ligështohet, por jo, nuk trishtohet Kapedania jonë, se ka përballuar vërtet suferina në jetë dhe ja tek është në krahun tonë me dritë të bukur, ballëlartë, hijerëndë, me vështrimin përpara tej, tutje. I përmend këto cilësi dhe virtyte të Gjigandit tragjik të skenës, sepse edhe Sova ka marrë shumë nga AI. Vllasova Musta është Kujtim Spahivogli i gjinisë femërore, falë edhe edukatës së saj familjare, edukimit universitar, formimit qytetar, karakterit të fortë, personalitetit optimist dhe qëndrestarisë së saj stoike në jetë.
Vërtet Sova ka marrë shumë nga Ai, sikur ta kishte vëlla binjak. Po i thonë një fjale këtyre hënave: “Ngjan miqësia, pra bëhet”, edhe pse barbarët e prenë në mes dashurinë e shëndetshme, të ëmbël e besnike.
Poezia e Sovës “7 Korrik” është lakonike, ka ndjenjë, besë, art e përçon mesazhe tek ne dhe tek brezat që vijnë. Ajo është mbresëlënëse, nuk mund të harrohet se na është gdhendur në kujtesë, edhe pse ia thotë Anit, në ditëmortin e të paharruarit Kujtim Spahivogli: “Është e kotë/ Të të them:/ Në këtë datë,/ Ndize një qiri, / Në dritë ktheje!/ U bë një jetë,/ Qiriri i përflakur/ Digjet / Brenda teje” (f.195), apo tek këshillohet me shoqen e saj të ngushtë, motrën, bijën, Anin – dritën e syrit ku merr në çdo frymëmarrje një grusht me diell: “Ti mos më pyet ç’më ka ndodhur/ Pse jam mërzitur, pse nuk qesh/ Ndër qindra ditë që ka viti,/ Ndosh dhe mërzitje që të kesh”. Kaq. Komentet nuk vlejnë.
Sikurse në jetë, edhe në vargjet e saj Sova aq sa di të falë, aq edhe shpërfill deri në neveri. Duke shijuar vlerat njohëse, artistike dhe estetike të kësaj poezie me ngjyra të arta vjeshte, në ekranin e kujtesës më shfaqen disa visare të moçme, fjalë të urta popullore, si “Fisi do vejë në fis, rigoni nuk bëhet lis” apo “Nuk malen shqiponjat e malit me zhabat e moçalit” etj.
Bota poetike e Sovës shfaqet në Trininë e vargut guximtar, si : Poete qyetare, poete universale dhe poete atdhetare, e cila e ka zanafillën tek dashuria për familjen, vendlindjen, atmëmëdheun, historinë e tij, të rënët dhe të dinjitetshmit e udhëtimit jetësor. Shprehem kështu, sepse, Sova, sikurse në jetë, edhe në vargje, me poezinë e saj ka arritur dinjitetin artistik të thurjes dhe mesazheve me dritë që përçon.
Që të njohësh poezinë e Sovës, duhet të njohësh jetën e saj, sepse vjershërimi i poetes aristokrate Vllasova Musta është jeta e saj shkruar me art në diell e në furtunë, sidomos në tramundanat e saj tronditëse që në themel, por që nuk ia shkatërruan dot shtrenjtërinë dhe shenjtërinë e familjes. Vllasova Musta mbeti një shqiponjë një furtunë dhe kam besim se e tillë do të jetë deri në fluturimin e fundit, mbas 75 vjetësh të tjerë…
Vlorë, 03 Tetor 2024
—
MSc. Albert HABAZAJ
përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Përshëndetje të gjithëve, emri im është Aisha Sadat, unë jam martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djem, Plakun një 16 dhe më të ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai u përfshi në lidhje me një grua që është Bashkëpunëtori i saj. Asnjëherë nuk e imagjinoja, por disi qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve ndryshoi, ardhja e tij e vonë nga puna më bëri të mendoj mbi çështjen, Edhe në përvjetorin tim të 20-të të Dasmës në mars, e mbaj veten larg seksit pasi premtojmë ta bëjmë atë në Dasma dita e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij.
Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë punës, kjo do të thotë se ndjenjat e mia ishin plotësisht të pavlera ndaj tij, Gjendja ime mendore është plot agoni, unë mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rikuperoj dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë të ajo dhe unë kurrë nuk kam dashur ta bëj atë me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua ndërsa është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloze për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më shkatërrojë duke marrë burrin tim. Unë duhej ta diskutoja me një mik që më kërkoi të gjeta një caster të mirë shqiptimi, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë Drejtshkrim të Cast, por duhet ta provoj derisa të takoj emailin e PROPHET NOSA UGO në internet se si ai ka ndihmuar shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe t’i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa histori të tjera në lidhje me sëmundjen Shpirtërore.
Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më ndihmoi të kryeja disa lutje, disa barishte dhe rrënjë dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditësh ai u kthye të kërkojë falje dhe ishte thjesht si një mrekulli për mua, Unë jam i lumtur sot se ai më ndihmoi dhe unë mund të them me krenari se burri im tani është përsëri me mua dhe ai tani është i dashuruar me mua si kurrë më parë.
A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhëniet tuaja, si kthimi i burrit tuaj, gruaja, i dashuri, e dashura, fitimi i lotarive, kurimi bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthrit, Fybroid, Stroke ose ndonjë lloj sëmundje, Problemi shpirtëror , Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postimin tim për të cilën keni nevojë për ndonjë ndihmë lidhur me ndonjë sfidë jetësore duhet të kontaktojnë PROPHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që bëtë.
Email: [email protected]
WhatsApp: +37258031247