Voal – Botuesi Fahri Balliu është braktisur nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Voal i referohet burimeve të citynews që thanë se Basha dhe Berisha kanë munguar në festën e organizuar nga Balliu me rastin e ditëlindjes së tij në 19 Janar. Ndërsa festonte 60-vjetorin e ditëlindjes së tij me miq të shumtë në restorant Piazza në kryeqytet, ajo çka ra në sy ishte mungesa e kryetarit Basha dhe liderit historik të së djathtës, Berisha.
Ndërkohë të pranishëm kanë qenë figura të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si Kryetari Ilir Meta dhe ish-Ministri Nasip Naço.Të pranishëm gjithashtu ishin Ramush Haradinaj, Petraq Mili, Rimi Ylli. Edhe pse me miq të shumtë, Balliu s’duhet të jetë ndjerë i “braktisur” nga Berisha dhe Basha, sepse në fund të fundit ata tash janë në opozitë.
Braktisja e Berishës dhe Bashës s’ka ardhur së fundi, por sipas Citynews, pas lëvizjes së Fahriut nën sqetullen e ngrohte të Ilir Metes i cili po e ndihmon Balliun, që duket te jete me shume ne pushtet se ne opozite.
Dmth në gjuhën popullore thuhet, se Fahri Balliu e ka kthyer fletën.
Po s’ka bërë ndonjë gjë të madhe!
Komentet