Përdoruesit e ‘Facebook’-ut dhe ‘Instagramit’ nuk do të lejohen të publikojnë në rrjetet sociale fotografi me armë apo çfarëdolloj imazhi tjetër që ka armë në sfond.
‘Facebook’ e ka ndaluar prej kohësh shitjen e armëve pa kontrolle dhe dokumente identifikuese, por kompania ka shtuar disa rregulla të reja që ndalojnë në mënyrë kategorike reklamimin e tyre në rrjetin social më masiv në botë.
Kjo është e ndaluar edhe për bizneset që shesin armë, të cilat në Amerikë dhe disa shtete të tjera gjenden me shumicë.
Këto masa vijnë si mbështetje vetëm tre javë pasi presidenti amerikan Barak Obama njoftoi kufizimet e reja për shitjen e armëve në vend.
Vendimi i Obamës për kontrolle ekzekutive për të gjithë shitësit dhe blerësit e armëve ka bërë që shumë persona me probleme mendore, të dhunshëm në familje apo shoqëri dhe me precedente penale të mos kenë mundësi të blejnë një armë.
Njëkohësisht ‘Facebook’-u ka ndaluar edhe reklamimin dhe shitjen e drogave.
Komentet