E zbulon një instrument online i Universitetit të Kembrixhit
VOAL – KEMBRIXH, 12 SHTATOR – (ANSA) – Çfarë na pëlqen, lajmet që na duken, temat në të cilat ndërveprojmë, orientimi ynë politik, religjioz dhe qasja jonë ndaj jetës: është sasia e madhe e informacioneve që ka Facebook për përdoruesit e tij dhe tani ekziston një mënyrë për të ditur se çfarë di për ne ky social network, shkruan Voice of Albanians (voal.ch). Është e mundshme të dihet falë një testi online, falas, krijuar nga Universiteti i Kembrixhit: “Apply Magic Sauce”.
Nëpërmjet “Më pëlqen” Facebook mbledh çdo ditë një mori informacionesh për përdoruesit, pothuaj një miliard e gjysmë në botë. Të dhënat përdoren për të krijuar një profil ad hoc për pjesëmarrësit. Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një instrument, i gjendshëm në web, për të marrë vesh se çfarë di ose çfarë “mendon” për ne Facebook.
Apply Magic Sauce jep grafika mbi gjininë, koeficientin intelektual, orientimin politik, preferencat seksuale dhe kënaqësitë e jetës. Pastaj tregon variacione të pesë segmenteve që e përcaktojnë personalitetin: jemi të hapur, të vetëdijshëm, ekstroversë, të durueshëm apo neurotikë. Test – provo që të besosh – jo domosdoshmerisht jep një përfytyrim të saktë të përdoruesit, por tregon përfytyrimin që përdoruesit jep për veten online.
“Ky instrument është tejet i kujdesshëm, por edhe paksa shqetësues,” shpjegon për DailyMail David Stillwell, një nga autorët e projektit. Puna e Universitetit shikon në një hoizon më të gjerë: lufta kundër krimit. Instrumenti të ngjashëm të parashikimeve “mund të përdoren nga policia për t’i mbikqyrur njerëzit”.(ANSA).
Komentet