Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se kompania e tij është duke punuar në butonin “Dislike” (Nuk pëlqej) në rrjetin social.
“Mendoj se njerëzit kanë kërkuar për këtë buton prej disa vitesh. Sot është ditë e veçantë sepse sot do të nisim të punojmë në të”- ka deklaruar Zuckerberg në një debat të hapur.
Zuckerberg thotë se rrjeti social nuk e ka dizajnuar akoma butonin e ri sepse nuk donte të bëhej në stilin e ndonjë faqeje ku votohet Pro apo Kundër.
“Kjo nuk është ajo për të cilën kemi ardhur të krijojmë në botë”, ka thënë Zuckerberg.
Por, Facebook dhe Zuckerberg kanë kuptuar se njerëzit nuk është se duan që të kundërshtojnë gjithçka, por nuk kanë asnjë opsion tjetër që të shprehin ndjenjat e tyre përpos butonit “Like” (Pëlqej).
Zuckerberg tha se njerëzit nuk duan të pëlqejnë fotografitë e dhimbshme ose përkujtuese për ndonjë anëtarë të vdekur, ose edhe për krizën e fundit të refugjatëve, por ata nuk kanë asnjë opsion tjetër. “Ajo që ata duan është që të kenë mundësi të shprehin dhembshurinë. Jo çdo moment është i mirë”, ka thënë ai, raporton “businessinsider”.
Komentet