Ashtu si edhe ka vepruar ‘Google’ me llogaritë në gmail, edhe “Facebook” por perfeksionon mekanizmin antipërgjim, për të njoftuar përdoruesit nëse përgjohen nga qeveritë.
Kështu, sistemi në fjalë regjistron IP e shtëpisë, apo të telefonit dhe nëse dikush logohet me llogarinë e dikujt nga një IP e paregjistruar, profili i tij do të bllokohet automatikisht dhe përdoruesi do të njoftohet me sms.
Kështu me “Login Approvals” të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të shmangin hakimet e llogarive të tyre personale.
Ky opsion i ri, do të japë një historik të detajuar të vendeve dhe orëve që përdoruesit logohen në “Facebook”. Çdokush mund ta gjejë këtë opsion në llogarinë e tij dhe ta përdorë.
Komentet