Arroganca e fituesit.
I Urti, kur pa një kampion sporti
që fitores së një gare i dha shumë rëndësi,
e pyeti nëse kishte qenë më i fortë se rivali i tij.
“Është e qartë. Sigurisht që unë jam më i forti!”
“Pra, ku qenka merita, o mik?
Sepse paske mundur dikë më të dobët?
Do të ishte meritë, nëse thua se je i fortë
sepse ke mundur një atlet i cili, gjithsesi,
fizikisht është më i fortë se ti.”
Komentet