Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për REL sërish i ka dërguar mesazhe Kryeministrit Haradinaj, pa i përmendur emrin, duke thënë se “askush dhe për asnjë çmim nuk mund ta refuzojë partneritetin me SHBA-në”. Thaçi ka thënë se është edhe kundër një konference ndërkombëtare pasi kjo sipas tij do ta sillte Rusinë në tryezën e bisedimeve. Ky qëndrim i Thaçit vjen edhe pas sinjaleve dashamirëse që ia dërguar Rusisë duke e ftuar presidentin Putin që ta ftojë Kosovën dhe pas takimit me të në Paris./Express
Komentet