Skënderbeu hap sot një faqe të re në futbollin shqiptar. Korçarët bëhen skuadra e parë që arrin në një kompeticion të tillë, faza e grupeve në Europa League.
Kampionët shqiptarë arritën një objektiv të pabesueshëm, pasi arritën të thyejnë një tabu ndërkombëtare dhe tashmë presin të qetë hedhjen e shortit.
Skënderbeu dhe lojtarët e tij nuk do jenë të vetëm në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Europe.
“Kolonisë” shqiptare i shtohen edhe emra të tjerë, pjesë të përfaqësueses “kuq e zi”, si Elseid Hysaj, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Etrit Berisha, Ergys Kaçe, Ansi Agolli dhe Herolind Shala.
Ky është një tjetër tregues i qartë që futbolli shqiptar ka arritur në një tjetër nivel, më cilësor, më konkurrues dhe sigurisht me “aromë” evropiane.
Komentet