Kombëtarja e Francës në basketboll e mundi Serbinë me rezultat 81:68, në ndeshjen e sotme për vendin e tretë dhe e ka fituar medaljen e bronxtë në Kampionatin Evropian të Basketbollit, i cili po zhvillohet në Francë.
Kombëtarja vendëse e mbronte titullin e kampionit, por në gjysmëfinale humbi nga Spanja.
Serbia i fitoi 7 ndeshjet e para në këtë kampionat, por i fumbi dy të fundit. Në gjysmëfinale, Serbia humbi nga Lituania.
Sot në finale të këtij kampionati takohen Spanja dhe Lituania.
Komentet