Zvicra dhe Italia, në kuadrin e Euro 2024 do të luhet sot në “Olimpiastadion” të Berlinit, me “Axurrët”.
Nuk po kujtojmë trofetë e Italisë, pasi Italia në këtë Europian është shumë e dobët dhe as që të kujton kohën e lavdishme, ndërsa Zvicra vjen me një fitore dhe dy barazime, njërin prej të cilit me Gjermaninë.
Zvicra dhe Italia do të kërkojnë çerekfinalet, por përveç këtij objektivi për prestigj duan të fitojnë, edhe sepse në lojë janë edhe shumë miliona euro.
Kjo, pasi kalimi në turin e ardhshëm të Europianit të garanton 2.5 milionë euro, pas 1.5 milionëve që kanë futur në xhep prej 1/8-ave.
Zviceranët për trofeun do të përfitonin 380 mijë euro për kokë.
Por më shumë se financat për Zvicrën vlen fitorja dhe titulli.
Zvicra sivjen është pretendent për Kampione të Euro 24