Tiranë
Shqipëria ka fituar sfidën me Andorrën, ndeshje e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Kampionatin Evropian “EURO 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Estadi Nacional”, Sadiku ishte i pari që ka kaluar në avantazh Kombëtaren e Shqipërisë në minutën 21-të.
Në pjesën e dytë shënuan gol Balaj në minutën e 87-të dhe Abrashi në minutën e 96-të, ku Shqipëria siguroi fitoren e parë në këto eliminatore dhe tre pikët në klasifikim.
Shqipëria nddeshjen e parë përballë Turqisë e humbi me rezultatin 0:2.
Pas ndërprerjes së bashkëpunimit nga FSHF me ish-trajnerin Christian Panucci, Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen me Andorrën u drejtua nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Komentet