Prishtinë
Ndeshja në futboll për kualifikime në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, që u zhvillua mes Kosovës dhe Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me rezultat 1:1, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me golin e vetëm të kombëtares bullgare, edhe pse kombëtarja kosovare kishte kontrollin e lojës, Vasil Bozhikov në minutën e 39-të shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.
Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtin ritëm të lojës, me mundësi për të shënuar nga të dyja palët, por Arbër Zeneli në minutën e 59-të arriti të barazojë kundër Bullgarisë, gol i cili ishte i fundit në këtë ndeshje.
Në raundin e kualifikimeve për EURO 2020, kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, ndërsa ajo e radhës do të zhvillohet më 7 qershor si mysafire kundër Malit të Zi.
Pas dy xhirove, në Grupin A të kualifikimeve për EURO 2020 kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria me 2 pikë, Kosova dhe Mali i Zi me nga 1 pikë dhe Republika Çeke me asnjë pikë.
Komentet