Shqipëria e Gianni D Biazit, pothuajse e ka siguruar vendin e tretë në grup, pozicion që të garanton ndeshjen e ‘Play offit’ për t’u kualifikuar në ‘France 2016’.
Djemtë e De Biazit kanë fituar miqësoren me Francën me rezultatin 1-0, fitore e cila nuk ka vlerën e 3 pikëve por kanë marrë një dhuratë nga kundërshtarët e tyre në grup.
Danimarka ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, duke e lënë Serbinë në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Me fitoren e Danimarkës, kuqezinjtë janë shumë pranë sigurimit të ‘Play offit’ ndërkohë që kanë një përballje me Serbinë në muajin nëntor.
Ndërkaq në grupin tonë Portugalia ka fituar me Armeninë me rezultatin 3-2 duke u ngjitur në vendin e parë me 12 pikë, ndërkohë që Armenia ka vetëm një pikë.
Komentet