Mbi 250 të pranishëm në seancën stërvitore të pasdites për kuqezinjtë në tribunën e fushës se Yvves Jannou, ne Francën veriperëndimore. Gianni de Biasi kishte parashikuar një seancë të hapur stërvitore dhe fansat kuqezi nuk kanë munguar për të qenë pranë idhujve të tyre duke e bërë praninë e tyre të ndihej edhe me ovacionet gjatë seancës stërvitore që zgjati rreth 80 minuta.
Padyshim të gjithëve ju është dashur të përballen edhe me kontrolle të imtësishme duke qenë se siguria është një temë dite në Europianin francez.
Një tjetër konfirmim ky se tifozët shqiptarë do të jenë të shumtë në Francë dhe përkrahja e tyre nuk do të mungojë për Kombëtaren. Për sa i përket seancës stërvitore me grupin është bashkuar dhe Mergim Mavraj që në sesionin e paradites kishte munguar për shkak të një lodhje muskulore.
Pas ritualit të nxehjes, skuadra ka vijuar përgatitjen taktike ku fokusi ka qenë ndërtimi i aksioneve që në regjinë e mesfushës me hapjen e lojës nga krahët, krosimet dhe për tu finalizuar me goditjet para portës për sulmuesit Cikalleshi, Balaj, Sadiku e Gashi.
Ka patur dhe disa momente ankthi për shkak të një lëndimi në dorë të Etrit Berishës por për fat ka qenë një alarm fals, pasi është konfirmuar se gjithçka është në rregull me portierin që ka mundur të marrë pjesë edhe në një ndeshje brenda grupit në hapësirë të kufizuar, ku De Biasi sërish kishte përzier kartat duke mos bërë ndarjen klasike në titullarë dhe linja të dyta, Ndeshje e cila është mbyllur me një gol spektakolar të Taulant Xhakës.
Ka qenë ky fundi i seancës stërvitore për lojtarët por jo për tifozët të cilët pasi ishin shpërblyer për udhëtimin e tyre për të parë nga afër kombëtaren edhe me shpërndarjen e bluzave, flamujve, shajeve e stemave me simbolet kombëtare nga FSHF me përfundimin e përgatitjeve të pasdites kanë pasur mundësinë që marrin si kujtim edhe autografe dhe nga një foto me trajnerin De Biasi.
Ndërsa ata më të duruarit që qëndruan deri në fund janë shpërblyer me dhurata me të vërtet speciale, topa me autografet e futbollistëve kuqezi./supersport/
Komentet