Turqia ka mposhtur Islandën me rezultat 1 me 0 në Grupin A kualifikues për Euro 2016 duke siguruar “play-offin”.
Një gol i Selçuk Inanit në minutën e 89-të i mjaftoi Turqisë për të vulosur pjesëmarrjen në barazh duke eliminuar nga gara Holandën që pësoi edhe një humbje.
Holanda u mposht me rezultat 3 me 2 nga Çekia. Nga ky Grup më herët pjesëmarrjen në Evropian e kishin siguruar Çekia dhe Islanda.
Komentet