Kreu i Komitetit Organizativ për Euro 2016 në Francë, Lambert ka thënë se Kampionatit Evropian në futboll do të mbahet në Francë verën e ardhshme siç ishte planifikuar
PARIS – Kreu i Komitetit Organizativ për ‘Euro 2016’ në Francë, Jacques Lambert ka thënë se Kampionatit Evropian në futboll do të mbahet në Francë verën e ardhshme ashtu siç ishte planifikuar dhe se nuk do të lejojë që terroristët të kërcënojnë sigurinë e kësaj gare.
Pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris, në opinion gjithnjë e më shumë, organizimi i kampionatit evropian komentohet si rrezik i madh, por anulimi i garës për nikoqirin është opsion i papranueshëm.
“Anulimi i EURO-s do të jetë një lloj dorëzimit në duart e terroristëve. Franca si nikoqir do të marrë të gjitha masat e nevojshme që kampionati të mbahet në kohën e planifikuar”, tha Lambert për RTL.
Duke theksuar se në ekipin e organizatës janë të vetëdijshëm për sigurinë dhe rreziqet e tjera, Lambert tha se sulmet terroriste të premten përsëri treguan se rreziqet ishin të qarta pas sulmeve terroriste të janarit në Paris.
“Ne do të ndëmarrim gjithçka që EURO të rrjedhë ashtu siç duhet. Siguria në stadiume është shumë e mirë shumë, ndërsa rreziqet më të mëdha ekzistojnë në rrugë dhe tubime spontane. Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës do të ndëmarrim gjithçka që pa frikë dhe rrezik të kënaqemi në ndeshjet futbollistike të EURO-s”, tha Lambert.
Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Francës (FFF) Noel Le Graet pohoi se anulimi nuk ka qenë objekt diskutimi, por se çështja e sigurisë është sigurisht një prioritet për të gjitha rastet e përfshira në organizimin e EURO.
“Ne do të bëjmë gjithçka që siguria të jetë në nivel. Të gjithë ne jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për rreziqet, të cilat janë të përkohshme, si për FFF, ashtu edhe për shtetin”, tha Le Graet.
Në një sërë sulmesh terroriste mbrëmjen e së premtes në Paris u vranë 132 dhe u plagosën 349 persona. Në sulmet në gjashtë lokacione në qendër të Parisit, mbetën të vrarë edhe shtatë sulmuesit. Përgjegjësinë për sulmet e mori përsipër organizata terroriste DAESH.
Parisi në janar të këtij viti ishte skena e një sulmi terrorist që mori jetën e 12 njerëzve.
Komentet