I akuzuar për krime lufte, Xhemshit Krasniqi është arrestuar dje pasdite në një operacion të madh të EULEX-it në Prizren.
Krasniqi për shumë vite në arrati do të duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit.
Sabit Geci akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xhemshit Krasniqin i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.
Që nga ajo ditë Xhemshit Krasniqi i është shmangur misionit ndërkombëtarë të EULEX-it. Për Krasniqin ekziston dyshimi i bazuar se, ka kryer vepër penale krime lufte kundër popullsisë civile, që supozohet të jenë kryer në Qendrat e UÇK-së të vendosura në Kukës dhe Cahan (Shqipëri) gjatë prillit, majit dhe deri në mesin e qershorit të vitit 1999.
Dyshimi i bazuar rrjedh prej rezultateve të hetimeve, të cilat zbulojnë që Xhemshit Krasniqi, kinse ishte ushtar i UÇK-së, me cilësi menaxheriale dhe mbikëqyrëse në relacionin me të burgosurit të mbajtur në Kukës dhe Cahan.
Policia rajonale e Kosovës nuk ka asnjë informatë rreth këtij rasti, thotë zyrtari për informim, kapiten Hazir Berisha. Gjatë arrestimit të Xhemshit Krasniqit familjarët thonë se forcat e EULEX-it kanë përdorë dhunë dhe dy familjarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Djali i ish- ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqit ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë së vendit. Madje, ai ka mallkuar ardhjen e tyre në pushtet. Djali i Krasniqit, i cili shkrimin e tij e ka postuar në profilin e babit të tij, të arrestuar sot nga EULEX-i, nën dyshimin për krime lufte thekson se “sot qenka dita më e zezë për në”, raporton Gazeta Blic. “Mallkuar qoftë kjo qeveri”, ka shkruar ai.
Lexojeni të plotë shënimin e tij:
Sot qenka dita me e zez per ne .. Mallkuar qoft kjo qeveri … Mallkuar qoft dita kur erdhet në pushtet e them nga shpirti dhe zemra .. Po ti o shtet i qelbur pse s’përmbush pergjegjesit e tua ndaj luftetareve qe fut burgjeve qdo dit te pafajshem …
E them me sinqeritetin me te madh e me zemer te paster jemi faqebardh me ty Babi vepra dhe sakrifica jote peshon rend , aq rënd sa ato malet e Kosovës në të cilat të shkoj jeta , ti nuk akuzohesh per korrupsion ( vjedhje ndaj shtetit ) por akuzohesh per kohen e luftes per deshiren e bashkimit dhe qlirimit te Kombit Shqiptar te cilen sot ne e gezojm fal teje UQK-së dhe gjakut të Dëshmorve , Pafajsia jote nje dit do te deshmohet heret apo von , tradhëtarët qenkan ende gjall të tradhetuan por ti nuk dorëzohesh siq nuk je dorëzuar asnjëher deri më tani ti do të jesh Fitimtar përsëri …
Gjithmon do ta kujtoj kete thenie tende babi : ” Edhe dhjetë jetë po ti kisha të njëjtën gjë do ta bëja , do të luftoja për liri ”
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Komentet